LIVE UPDATES
Politike

“Është Zoti Corona”, gazeta gjermane analizon sjelljen e Ramës gjatë pandemisë: Qeveris nga Facebook-u, të gjitha masa

11 Prill 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Është Zoti Corona”, gazeta gjermane analizon sjelljen e

GJERMANI- Nëse dëshironi të mësoni për situatën aktuale në Shqipëri në kohën e koronavirusit, nuk mund të konsultohesh me media cilësore apo me faqen e internetit të ndonjë autoriteti shtetëror, por duhet të vizitosh faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama. Sepse ai e ka quajtur betejën me Covid-19 një ‘luftë’, duke e shpallur atë përparësinë e vetme kryesore.

Nëse doni të dilni nga banesa, për shembull, ju duhet një aplikacion për të marrë leje elektronike. Në Shqipëri ka një shtetrrethim veçanërisht të rreptë: nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1, vetëm një person nga familja lejohet të dalë nga shtëpia për një orë maksimumi për të kryer veprime të rëndësishme. Një shtetrrethim i plotë pason nga e shtuna deri të hënën në mëngjes. Shqiptarët mësuan si të përdorin këtë aplikacion vetëm nga Edi Rama- me një video-tutorial në faqen e tij në Facebook.

Askush nuk mund të shpëtojë nga Rama këto ditë. Ai dërgon rregullisht mesazhe zanore për të gjithë përdoruesit e Vodafone në vend. Aktivistja Gresa Hasa tregon se çfarë i ndodhi kur donte të bënte një telefonatë të rëndësishme: “Thirrja ime u bllokua, në vend të kësaj duhet të dëgjoja zërin e Ramës: Përshëndetje, Edi Rama jam. Lani duart. Qëndroni në shtëpi. Bashkë mund t’ia dalim. Të përqafoj nga larg”. Ajo tha se ky ishte një intruzion.

Në krizën e koronës, Rama inskenon vetën si numri 1 i Shqipërisë më shumë se zakonisht. Të gjitha fijet bashkohen te ai. “Këtu nuk ka shtet të vërtetë, Rama është Alfa dhe Omega,” thotë Hasa. Ramës nuk është se e humbet ndonjëherë rastin për të zgjeruar këtë pozicion- për shembull, kur ai u përpoq të miratonte një ligj censure për mediat dhe ata gazetarë të pavarur të mbetur, të cilët i ofendon si ‘kazan plehrash’.

Masat i merr vetë

Prej disa kohësh, Rama ka qenë në gjendje që të veprojë siç do: Opozita konservatore e Partisë Demokratike ka bojkotuar parlamentin pas një përplasje të vazhdueshme me Partinë e tij Socialiste. Që prej nisjes së vetingut, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Rama është i lumtur që mund të përdorë i vetëm këtë ‘fushë të lirë veprimi’ në situatën aktuale. Deri më tani janë 409 raste të konfirmuara me korona në Shqipëri, 23 njerëz kanë vdekur nga epidemia. Vendi ka masa jashtëzakonisht të rrepta, që Rama i zbaton i vetëm që prej 9 marsit. Për shembull, pensionistët nuk lejohen të dalin nga shtëpia e tyre deri në fund të epidemisë; kërkesat e tyre përmes aplikacionit refuzohen.

Shumë njerëz i pranojnë këto masa edhe për shkak të pamjeve tronditëse nga Italia, me të cilën Shqipëria ka lidhje të ngushta ekonomike dhe sociale. Po ashtu edhe nga frika se sistemi i dobët shëndetësor i Shqipërisë nuk do jetë në gjendje që t’i rezistojë një shpërthimi masiv të virusit.

Llogaritë për pushtet të Ramës

Fakti që Rama është edhe mendërisht në luftë, e tregojnë pamjet nga qytetet. Në median sociale dhe programet televizive shihen automjete ushtarake dhe ushtarë të armatosur rëndë që patrullojnë lagjet. Sipas Ramës, ata do të ndërmarrin çdo veprimi që është i nevojshëm, përfshirë edhe gazin lotsjellës. Duke marrë parasysh të gjitha rregullat e rrepta, duket e çuditshme që ato nuk mund të zbatohen për të gjithë: fabrikat e këpucëve, qendrat e telefonatave (call center), minierat dhe kantieret e ndërtimit vazhdojnë të punojnë.

“Të vazhdosh tregtimin e punës së lirë të Shqipërisë në Botën e Parë, të vazhdosh ndërtimet, në mënyrë që politikanët dhe biznesmenët shqiptarë të vazhdojnë pastrimin e parave, apo të telefonosh italianët e karantinuar për të shitur produkte, duket më e rëndësishme se shëndeti i këtyre njerëzve,” thotë Hasa, duke iu referuar infeksioneve të para në fasoneri. Kjo ekspozon qartësisht se çfarë fshihet realisht pas ‘luftës’ së Ramës kundër virusit.

*(Shkrimi i plotë i gazetës gjermane Tages Zeitung’)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shkrimi ne median gjermane tages zeitung edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shkrimi ne median gjermane tages zeitung

Sondazh

Poll
Politike 11 Prill 2020, 10:57

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet