LIVE UPDATES
Politike

“Rama ka 8 vite që ju gënjen”, Basha në fabrikën e vajit të ullirit: 100 mln € subvencione për të ngopur tregun ven

8 Prill 2021, 10:01 Nga DOSJA
“Rama ka 8 vite që ju gënjen”, Basha në fabrikën

BELSH– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një fabrikë të përpunimit të ullirit në qytetin e Belshit. Pronari i fabrikës, Besim Leka, tha se edhe pse prodhimi është i madh, mungesa e tregut ka bërë që shumë vaj t’u mbetet stok fermerëve.

Fabrika ka 20 kuintal në orë, 15 punon zakonisht, janë kënaqur dhe fermerët këtu nga puna që bëhet. E keqja është se nuk ka treg. Nuk ka treg fare! Ja dhe sivjet që kemi patur shumë ullinj, ka ngelur vaji nëpër shtëpitë e fermerëve. Është shumë e keqe kjo punë janë plot. Prodhimi nuk shitet. Këto janë të këqijat. Duhet të ndihmojë qeveria. Vetëm qeveria mund të bëjë diçka për këto.” – u shpreh Besim Leka.
Basha e ka konsideruar vajin e ullirit si një produkt që Shqipëria e ka mundësinë ta eksportojë në tregjet e huaja, ajo që duhet është vetëm mbështetja e shtetit që ka munguar në 8 vitet e fundit. Ai u zotua se me qeverinë tij, ndihma e parë që do të kenë prodhuesit e vajit do të jetë subvencioni për të ngopur tregun vendas dhe depërtimin në tregun e huaj me anë të certifikimit të tij.

Aftësia për ta eksportuar, dhe për ta eksportuar me çmime të mira është tërësisht në dorën e shtetit. Pra kryesorja është që të garantojmë që vaji ynë të arrijë në tregjet e huaja. Për këto duhet të bëjmë dy gjëra: E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 për 100 e shtetit. Dhe e dyta këtë që the, me diplomacinë ekonomike të garantojmë atë që the tregun e vajit të ullirit. Tani po të them diçka, në zyrën time si kryetar opozite kanë ardhur ambasadorë të huaj të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Deri sa kanë ardhur tek unë, mendja ta do që kanë qenë edhe në zyrën e kryeministrit. Nuk ka lëvizur gishtin për këtë punë. 

Dhe subvencionet me programin tonë do të jetë ndihma e parë që do të keni. Që do të thotë kosto do të jetë edhe më e ulët, e para. E dyta, që të mos mbetet kështu, të depërtojë, e para punës të ngopë tregun vendas. Po të shkosh në Tiranë, të futesh në supermarkatat e Tiranës më kollaj e ke të gjesh vajin italian sesa vajin shqiptar. Kur ta sjellësh t’i me çmim konkurrues me çmimin e vajit Italian atëherë edhe supermarkata edhe dyqani ushqimor i lagjes do ta shesë aty dhe qytetari të zgjedhë një vaj që është cilësor me çmim të pranueshëm. E dyta që është absolutisht e mundur është që ne ta eksportojmë vajin se eksportimi i vajit bëhet vetëm kur qeveria bën detyrat e saj që ta certifikojë dhe e dyta lë lidhë marrëveshje. Aty pastaj qeveria e kap lepurin me qerre, sjell ti vaj tek unë merr edhe vajin tim ose përndryshe jek e jek. Pra kemi mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha prodhimet tona, për të gjitha edhe për shalqirin edhe për mandarinën edhe për portokallin por ama për vajin e ullirit që është një treg i cili po rritet. Vit për vit rritet. Vit për vit rritet nuk e di se sa përqind. Për disa prodhime, për disa mallra ushqimore, për disa prodhime ushqimore, perspektiva globale është e shkëlqyer. Qeveria jonë do ta ketë prioritet eksportin e vajit të ullirit dhe subvencionimin e fermerit shqiptarë. Certifikimi i vajit të ullirit, sigurisht dhe mbështetja ndaj përpunuesve do të bëje te mundur që ne tregun tonë ta sjellin më çmim konkurrues dhe në tregjet e jashtme po kështu ta sjellim me cilësi të lartë dhe çmim konkurrues dhe ne këtë mënyrë dalim edhe ne edhe konsumatorët tanë. Kur them ne e kam fjalën edhe fermeri, edhe përpunuesi, edhe shteti.” – tha Basha.

Gjatë bisedës, kryetarit Basha ju ankuan edhe fermerët e duhanit të cilët thanë se qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.
Dominon ulliri sigurisht, po neve ca do na bëhet me këto lekët e duhanit sepse po them të vihet në lëvizje kur të vini ju në pushtet, të paktën ta keni në konsideratë këtë. Se ata na kanë thënë dhe këtë shprehje, që ik largohu, nuk të kam thënë unë mbjell këto. Mirë mo vëlla t’i s’më ke thënë mbjell as duhan, po unë bujk jam. Këto s’japin asnjë përgjigje. Ne i kemi shpresat tek juve.” – u shpreh fermeri Nazmi Caka.

Basha tha se kjo është një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie që u bëri prodhuesve të duhanit. Sipas tij, kjo është kthyer në monopol të qeveritarëve të korruptuar ashtu siç ka ndodhur me naftën dhe kromin. Ai gjithashtu premtoi se programi i Partisë Demokratike për bujqësinë që është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend, parashikon subvencione edhe për industrinë e duhanit dhe duke hapur tregun, ky prodhim do konkurroj denjësisht.

Ata jo vetëm që ju kanë thënë merruni me duhan, po ata ju kanë premtuar edhe çmimin. Se unë e mbaj mend, po thashë guxim të madh paskan marrë me premtuar çmimin e duhanit. Kur futet monopoli bashkë me qeveritarin e korruptuar, këtu merr fund çdo gjë. Kjo që ka ndodh me duhanin ka ndodhur edhe me naftën, kanë ndodhur edhe me kromin. Problemi ju ka ardhur nga ai që iu erdhi e ju tha që do të rrisë çmimin e duhanit sa për t’iu marrë votën, ju gënjeu dhe iku.

Ka 8 vjet që ju gënjen, do ja hapni për herë të tretë? Unë kam fol me vepra, prapë me vepra do flas. Edhe industrinë e duhanit do ta ndihmojmë, jo me monopolizëm, as me premtime boshe, me subvencione duke hapur tregun dhe duke u mundësuar që prodhimi juaj të konkurrojë denjësisht.
Ne kemi mundësinë të kthehemi në një nga vendet kryesore të eksportit të vajit të ullirit në vend, por meqë më përmende duhanin po të them si duhani, si shafrani, si bimët e tjera, çfarë janë bimë medicinale që kanë një treg eksporti do të kenë prioritet. Që të jemi të sinqertë nëse thonë do mbjellim oriz, mendohuni dy herë se mbilleni për ta mbjellë, por ke kaq vende që prodhojnë oriz me çmim të ulët saqë nuk do ia dalin dot. Prandaj duhet edhe eksperti. Ekip ekspertësh të bujqësisë ku fus edhe blegtorinë, edhe agro-përpunimin si Partia Demokratike nuk ka askush në këtë vend dhe në e kemi studiuar në çdo aspekt dhe kemi gati planin për t’ju mbështet edhe me këshillë sepse ju keni nevojë edhe për këshillë. Të njohin tregun, tregun rajonal, tregun mesdhetar, tregun europian që është tregu më i madh. Kjo bëhet në konsultim me ju, duke ju këshilluar dhe mbi të gjitha duke ju subvencionuar.
Nesër do të keni një qeveri qe nga mëngjesi deri në darkë të gjithë zyrtarët ose do të punojnë për ju ose do shkarkohen nga detyra, duke filluar nga unë i pari. Asgjë s’ka ndodhur rastësisht. Ai tunel nuk është bërë rastësisht. Ju e dini plani i parë ishte rruga që kalonte nga Baldushku në Papër. Ju kam premtuar si i pari i Elbasanit atëherë, që unë do luftojë deri në pikën e fundit që mos bëhet ai projekt dhe të bëhet ky projekt dhe ja ku u bë projekti. Ku ka vullnet, ku ka dëshirë aty gjendet dhe rruga për të arrit çdo objektivë
”, tha Basha.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 8 Prill 2021, 08:45

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Dropull të Gjirokastrës. Ai u prit me llokume nga qytetarët, të cilëve mikëpritjen e ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet