Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se java që vjen do të sjellë disa lirime fashash orari dhe lëvizjen e automjeteve private. Në një video-mesazh në profilin e tij në Facevook, Rama u shpreh se mund të zgjatet orari i lejuar për të bërë pazaret, mund të krijohet lehtësime për lëvizjen e automjeteve private për të gjithë ata që punojnë në kompani të ndryshme, por nga ana tjetër lajmëroi rritjen e ndëshkimeve. Kryeministri u shpreh se nuk dot të lejojë që për një tufë nejrëzisht që nuk respektojnë masat, Shqipëria të humbasë luftën me Covid-19. Ai mori si shembull tregun e Kombinatit ku janë krijuar radhë njerëzish dhe grumbullime pa respektimin e masave, dhe u shpreh se nuk është çështje orari i kufizuar, por ka të bëjë me papaërgjegjshmërinë e njerëzve. Kryeministri u shpreh se kishte parë edhe disa pamje ceremonie mortore në Pshkopi dhe u shpreh se njerëzit duhet t’i ndalojnë në mënyrë absilute këto zakone, pasi Shkodra u infektua në mënyrë të tillë.
Fjala e plotë e Edi Ramës
Të dashur miq, sot jam mërzitur, jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze të tregut të Kombinatit në Tiranë. Janë të patolerueshme dhe përbëjnë një konfirmim shembullor të nevojës për të ecur me forcimin e masave ndëshkuese për të padëgjueshmit dhe të pabindurit. Teksa po mendojmë për të hapur pikatoren për njerëzit që kanë sakrifikuar dhe mirëkuptuar plotësisht që të gjitha kufizimet që kemi vendosur. Duam të lehtësojmë pak lëvizjen tanimë që i kemi konsoliduar edhe mekanizmin online të liri-daljes e vetëm një personi në familje për të bërë pazaret e shtëpisë. Duam të lehtësojmë pak më shumë shërbimet bankare, tanimë që si rrjedhojë e paketës mbështetësose, bankat do të duhet të përballojnë një fluks më të lartë shërbimi.
Duam të lehtësojmë pak më shumë lëvizjen e automjeteve private, duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që vijnë apo shkojnë në punë, të kenë një fashë orari më të zgjatur dhe të lëvizin me mjetin e tyre. Duam të lehtësojmë ata që i kanë mbyllur njësitë tregtare individualae, jashtë qendrave tregtare, natyrisht përveç bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare ku mblidhen shumë njerëz. Por të gjitha këto kërkojnë një përgjegjësi të lartë, ashtu sikurse kërkojnë edhe masa të reja për shkelësit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit nuk ndodhi javën e kaluar. Pra nuk është çështja tek fasha e orarit që thonë disa dhe i bien shkurt. As dalja e kufizuar siç thotë disa të tjerë. Çështja është tek lirimi i vidave të zinxhirit mbrojtës si rezultat i mendjeve të lehta të disave që kujtojën se hajt se kaloi, apo se kujtojnë se shifrat e mijërave e mijërave të vdekur nuk është real. Më e keqja nuk ka kaluar, por mund të na ndodhë kështu sa hap e mbyll sytë dhe na merr me vete nëse na gënjen mendja se ja hodhëm.
Dhe për këtë mjaftojnë pak koka shkreta njerëzish të pabindur që kujtojnë se ia hedhin edhe virusit siç ja hedhin atyre të tjerëve që përpiqen të mbajnë radhë dhe të respektojnë rregullat. Fatmirësisht kjo nuk ndodh kudo në Tiranë por vetëm tek tregu i Kombinatit. Po të ishte çështje orari, kjo do të kishte ndodhur me kohë. Po të ishte pamundësi për ta bërë me korrektesë detyrën, do të ishte një fenomen dhe do na kishte rënë zjarri me kohë.
Ku ka më keq se sa të mos i japësh lamtumirën njeriut tënd të dashur? Por ja që ceremonitë mortore janë ndaluar në të gjithë botën. Nuk e ndava sot me ju sepse do të ishin bërë ca si shumë, por ishin ca pamje tmerruese nga një varrim në Peshkopi. Po aman o njerëz, aman po pse me polici, do t’i zgjidhim edhe ceremonitë ? Edhe adetet tona? Po mbase do të arrijmë deri këtu, sepse në Shkodër e infektuan njëri-tjetrin në një mort, dhe më pas e bënë zinxhir me të shtatat.
Lus Zotin që të shërohen dhe të mos sjellë morti-mort, por kështu është kjo luftë dhe kur e vumë këtë afat e vumë që të zgjatej deri të hënën. Por duhet ta shtyjmë, sepse të gjithë duhet ta marrin vesh se më e keqja jonë nuk ka kaluar, dhe nuk ka ardhur akoma. Kjo nuk është çështje oraresh, por është çështje e disa që truri u ka mbetur 12. Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Fieri mund të bëhen Vaterloja jonë nëse nuk i shtrengojmë zinxhirët e mbrojtjes.
Si fillim do të zgjasim fashet orare dhe do të rrisim ndëshkimet. Do të shkojmë deri në heqje lirie, oër ata që shkelin rregullat. Do të zgjasim oraret që të mos kemi më probleme për kompetentët qqë ankohen. Më pas do të zgjasim lejimin e mjeteve private, për të gjithë të puënsuarit në një kompani të regjistruar ligjërisht.
Më pas do të aplikojmë edhe hapjen e dyqaneve që nuk janë brenda qendrave tregtare, por që do të vendosen me detyrim maskat dhe dorezat. Të gjithë duhet të mbrojnë veten dhe personeli. Ka ndodhur që këtë javë, policia e shtetit të kapë dhe mbyllë lokale ku ofrohet shërbime dhe raki e kafe trimave të lagjes. Janë pak raste por nuk mund dhe nuk lejohet më. Do të ketë konfiskim dhe heqje lirie për persona që i kryejnë këto akte. Na duhet të ndërmarrim masa më të rrepta për një pakicë që nuk po na mbështet. Nuk mund ta humbim këtë luftë për ata që nuk po marrin vesh. Duhet ta fitojmë me se s’bën deri tani kemi vërtetuar botërisht që Shqipëria e vogël është në gjendje të mbajë në këmbë popullin e saj. Ne kemi një numër të lartë të shëruarish. Deri kur të bjerë bilbili i ndeshjes ne do të vazhdojmë fort e më fort, dhe do të dalim kryelartë përpara njëri-tjetri dhe përpara atyre që do të flasin për ne.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi burg për të gjithë ata që do të shkelin masat e sigurisë, pas pamjeve tronditëse që u përsëritën këtë të shtunë me qytetarët që u grumbulluan nëpër tregjet dhe marketet e vendit. Rama thotë se shifrat pozitive të deritanishme janë keqkuptuar nga disa “kokëshkretë” që do të përballen me ligjin. Kryeministri bëri me dije se Policia Bashkiake dhe Ushtria, do të krijojnë kordonet sanitare, dhe se PSh do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shtruar sërish disa pyetje kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cili i kërkon të përgjigjet ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliu ka bërë sërish apel për të ruajtur distancimin social, në rastet që njerëzit dalin të bëjnë blerjet e t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e fundit që do të ndiqen në tregun e Kombinatit që është cilësuar mjaft problematik për shkeljen e masave...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot arritjen historike të futjes së Shqipërisë në NATO. Në një status në Facebook, Basha ka publikuar një vid...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për premtimin e tij për të dhënë pagën e luftës për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shka...
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për përvjetorin e 11-të anëtarësisht të Shqipërisë në NATO. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati...
Shkodër- Kryebashkiakja Voltana Ademi ka deklaruar së fundmi se dy javë më parë ka kërkuar nga qeveria shtimin e numrit të testeve në qytetin e Shkodrës, por si...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se Teatri Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se ditën e sotme 10 persona janë shëruar nga koronavirusi.Të 10 kanë lënë ambientet e spitalit I...