"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
10 Shtator 2020, 16:32Nga DOSJA
TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashkëshortin dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Krahas videos, Lulzim Basha shkruan se është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare e cila është e mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përbushur nevojat jetike.
Sipas Bashës, telefonata që Rama i ka bërë zonjës Manjola është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve.
POSTIMI I LULZIM BASHES:
Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.
Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.
Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.
Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.
Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.
Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vendimi i qeverisë për të rikthyer kazinotë në kryeqytet, nuk u publikua në faqen zyrtare të kryeministrisë, por ai u botua disa ditë më vonë në Fletoren Zyrtar...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka shkuar në fshatin Fishtë të Lezhës, ku edhe ka vizituar një vresht rrushi, bashkë me disa fermerë të zonë...
Këtë javë u zhvillua në Berlin Konferenca e Pestë e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. Ishte një nismë e ambasadave të Shqipërisë dhe Kroacisë në Berlin, si ...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë- Elbasan, të cilën shte...
TIRANE– Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë që u mbajt ditën e sotme, zëvendës kryeministri Erion Braçe është shprehur se është turp që presidenti...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, nga ku thumboi kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi. Rama u shpreh se hyrjen e Shkodrës e ka lënë njësoj...
MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga Malësia e Madhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Teksa inspektoi sot nga afër kantierin e ndërtimit të...
TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila paraditen e sotme ishte në banesën e Manjola Cakonit, e cila humbi bash...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka pritur ditwn e sotme në takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës Selim Selimi.Presidenti Meta rikonfirmoi angazhimi...
TIRANE– Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhuruar plazmën në ambientet e QSUT. E pranishme ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta...