Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, aty ku po vijon vaksinimi i mësuesve. I shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe Silva Bino, Rama tha me bindje se vaksina e “AstraZenecas” që ka ardhur në Shqipëri është e sigurtë.
Kryeministri u fut edhe në rolin e doktorit, kur tha se tromboza, është shkaktur edhe nga kontraceptivët, pasi ka lexuar të dhëna dhe studime për këtë gjë. Këtë gjë e konfirmoi edhe Bino, e cila paralajmëroi mësuesit se do të kishin temperaturë, pasi ishte një gjë normale pas vaksinës.
Gjatë këtij takimi u tha gjithashtu se 200 nga 1250 mësues kanë hezituar të marrin vaksinën dhe nuk kanë konfirmuar ende emrin e tyre, pasi presin konfirmimin nga Ministria për sigurinë e saj.
Pjesë nga biseda
Ogerta Manastirliu: 4300 mësues ndërkohë që vaksinimi vazhdon. Mbi 23 miëj doza janë aplikuar në personel shëndetësor, mbi 5000 të tjera në të moshaur. Përshëndetje.
Silva Bino: Unë jua shpjegova, mund të kenë pak temperaturë. Është një process që ndodh. Edhe unë kam pasur temperaturë pasi mora dozën e Pfizer. Por me një paracetamol dhe nuk ka asnjë problem.
Edi Rama: Puna është se duhet të ruhemi deri sa të krijohen antitrupat sepse je i infektueshëm brenda dy javëve, pastaj është ok.
Silva Bino: Doza e dytë bëhet pas katër javëve deri në 12 javë, e AstraZenecas.
Edi Rama: Mos kini asnjë shqetësim, çdo gjë do të shkojë mirë. Edhe vendet që e pezulluan, do ta nisin prapë sepse ishte një seri tjetër. Tani kanë dalë plot të dhëna për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë
Silva Bino: Aaa për kontraceptivët..dihet ato shkaktojnë trombozën
Edi Rama: Po pra po, s’janë fare pjesë e problemit.
Hezitime ka pasur faktikisht. Në 1250 mësuesve, 200 prej tyre presin konfirmimin, duan pjesën e sigurisë. Një pjesë tjetër po bëjnë analiza paraprake.
Ogerta Manastirliu: Nuk ka nevojë, informacioni që u jepet mësuesve është se është shumë e sigurtë dhe efikase.
Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Kandidatja e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma ka qënë e pranishme ditën e sotme në një familje, së cilës banesa i pësoi dëmtime nga tërmet...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e e Shoqatës “Antipatrea”, inxhinierin Pavlo Shkarpa.Në një postim në ‘Facebook’ pas...
TIRANË– Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka zgjedhur që t’i përkushtohet profesionit të tij në fushën e artit. Edhe pse është i zgjedhur si kryetar Ba...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, aty ku do të ndjekë nga afër procesin e vaksinimit. Rama tha se së shpejti do të...
TIRANË– KQZ ka refuzuar regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi. KQZ bëri me dije se arsyeja e refuzimit të Plarent Aleksit është sep...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit politik ‘Rruga drejt 25 prillit’, ku në fokus ditën e sotme ishin uji dhe energjia elektrike deklaroi se d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga aktiviteti politik ‘Rruga drejt 25 prillit’ se vendi ka qënë në një kolaps të madh energjitik 7 vite më...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi ditën e sotme aktivitetin politik duke u shprehur se gjatë mandatit të tretë, Shqipëria do të ketë ujë 24 orë pa ndërpre...
TIRANË– Ujë pa ndërprerje në të gjithë territorin e Shqipërisë, ishte premtimi që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme nga aktiviteti politik ‘Rruga dr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë artikullin e ‘BIRN‘ në lidhje me shitjen e oksigjenit në tregun e zi. Meta shkruanse trajtimi me oksigjen duhet ...