LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Rama në samitin e klimës: Si do të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj?

2 Nëntor 2021, 13:44 Nga DOSJA
VD-Rama në samitin e klimës: Si do të na ndihmojnë

SKOCI– Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar nga konferenca e OKB-së për faktin që Shqipëria, sipas tij nuk është vend ndotës. I pranishëm në Samitin për për ndryshimet klimatike COP-26, Rama e nisi fjalën e tij me faktin që është më i gjati nga të gjithë liderët pavarësisht se vjen nga një vend i vogël si Shqipëria. Kryeministri shtoi se prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100% hidrike dhe zero nga karburantet fosile. Por, Rama ;thumboi’ vendet e fuqishme të cilat i pyeti se si do ta ndihmojnë vendin tonë ‘ndotësit’. Kryeministri kërkoi gjithashtu një mbështetje në këto kohë krize.


Fjala e plotë e Ramës:

Unë quhem Edi Rama. Me gjasë jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Unë dhe bashkëqytetarët e mi shohim nga vendet tuaja si modele të mirëqeverisjes. Në ngjarje të rëndësishme, si kjo e sotmja, na thuhet se çfarë duhet të bëjmë. Zakonisht, ne dëgjojmë dhe mbajmë shënim. Kështu bëra, ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?” Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021. Por ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm, kështu që na duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojmë ndotje. Vendi ynë i vogël ju pyet: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj? Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr. Do të na kishin ndihmuar për të kompensuar sezonet tona të thatësirës, kur mungesa e reshjeve na detyron të dalim në treg dhe të blejmë energji me kosto shumë të lartë nga të mëdhenjtë. Jam krenar që nuk e kemi bërë, por, tani, vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë.

Tani që po vjen dimri, buxheti ynë ka humbje, pasi na duhet të blejmë energji dhe çmimet kanë shkuar në qiell. Për më tepër, për shkak të thatësirës së madhe, hidrocentralet tona nuk i përmbushin dot nevojat e vendit. Kështu gjendemi midis dy përbindëshave, Shilës, ndërsa lutemi të bjerë shi për prodhimin e energjisë elektrike dhe Karibdës, rrezikut të përmbytjeve shkatërruese që gërryejnë pjesë masive të ekonomisë sonë të vogël rurale. Vetë kriza e klimës në veprim. Kështu, vendi im thotë me vete – ke 100 për qind burime të ripërtëritshme, po, por cila është përgjigjja për familjet dhe biznesin e vogël që nuk ia dalin të paguajnë fatura edhe më të larta për konsumin e energjisë elektrike? Mos po paguajmë çmimin se po bëjmë gjënë e duhur? Ne nuk mund të rrimë pa bërë gjë e të presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur. Shpresoj që do t’i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria. Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato. Është krejt fisnike të refuzosh çdo përzierje me karburantet fosile të prodhimit tonë të energjisë 100 për qind të ripërtëritshme. Disa prej jush mund të jenë në gjendje ta përballojnë. Për ne, është një betejë e përditshme. Modeli është i pamundur të përballohet pa mbështetjen e vendeve më të pasura e më të fuqishme. Jam i ndërgjegjshëm se nismat e ardhshme të klimës nuk kushtëzohen vetëm nga sa prekin Shqipërinë apo vende të ngjashme me të, por mungesa juaj e veprimit na ndikon ne dhe shumë si ne, që paguajnë çmimin e lartë për fitimet e ndotësve të mëdhenj. E nisa duke thënë se i kemi sytë nga vendet tuaja, si modele të mirëqeverisjes. Shpresoj të mos vijmë në pikën ku të kuptojmë që ka qenë gabim. Ju faleminderit.

Lajmi kryesor/Konferenca e OKB-së për klimën, gati marrëveshja për të ndaluar shpyllëzimin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike cop26 ne glasgow edi rama samiti i cop26 cop26 ne glasgow edi rama samiti i cop26

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Nëntor 2021, 13:49

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj