LIVE UPDATES
Politike

Rama nesër në Gjirokastër/ Kryemadhi bën DENONCIMIN: ‘Lartmadhnia’ ka marrë të gjithë administratën me firma

16 Prill 2021, 17:46 Nga DOSJA
Rama nesër në Gjirokastër/ Kryemadhi bën DENONCIMIN:

GJIROKASTËR– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur me firma prezencën e administratës së Gjirokastrës nesër në mitingun e PS-së. Gjatë një aktiviteti politik, Kryemadhi është shprehur se edhe vetë kreu i shtetit e ka kuptuar se është në ikje. 

“Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë,”-tha Rama. 

PJESË NGA BISEDA: 

Përshëndetje motra dhe vëllezër gjirokastritë! Vangjel të falenderoj shumë. Në fakt më shumë socialistë se Vangjeli, Monika, Aldi, Berti, nuk mund të gjejnë dot të gjithë socialistët e të gjithë qarkut të Gjirokastrës për të patur shansin për të votuar më 25 prill Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë.

Sot një nga problemet më të mëdha është ajo që tha Vangjeli, hemorragjia e institucioneve të qarkut të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë, sepse nuk është e paqëllimshme kjo hemorragji. Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët e të gjithë, të shkojnë të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit. Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjes, sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është i paqëllimshëm largimi i Drejtorisë Arsimore. Nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional, sepse Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë.

Prandaj, ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne kudo që jemi, të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë. Të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë me familjarët. Me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar. Dje takova në Laprakë që kishin ardhur nga Franca, nga Gjermania, nga Amerika. Po kthehen sepse e dinë që ndryshimi ndodh vetëm me votë. Ndryshimi ndodh me votën tuaj më 25 prill, duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të dashur miq, tek vija rrugës nuk e prisja atë pritje madhështore nga djemtë e Memaliajt, të Përmetit, të Tepelenës dhe nuk e mendoja që vërtetë do të kishte kaq shumë të rinj në këto zona. Ajo çfarë shikojmë ne përditë janë fshatrat e braktisur, janë shtëpitë e braktisura për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së zhvillimit të ekonomisë, për shkak të mungesës së zhvillimit të turizmit, për shkak të mungesës së zhvillimit të jetës së përditshme, për shkak të mungesës së dëshirës dhe vizionit për ta zhvilluar këtë vend.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi ne gjirokaster zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi monika kryemadhi ne gjirokaster zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet