Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rama: Opozita ka një skuadër si sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki
5 Prill 2021, 16:22Nga DOSJA
KORÇË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar listën e Opozitës si një sallatë ruse që vjen era qepë e raki.
I pranishëm në Korçë, Rama tha se Opozita, po pa një hapësirë, do që të hapë vetëm kioska dhe nuk ka lidhje me urbanizimin e zhvillimin.
“Po panë një hapësirë, duan të ngrenë kioska. Nuk kanë lidhje me urbanizmin, me zhvillimin, kështu janë gatuar dhe nuk ndryshojnë. Çdo parti humb zgjedhjet, por nxjerr mësime. Ne nxjerrim mësime pa qenë nevoja të humbim. Ne kemi këtu një skuadër deputetësh që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë pritshmërisë së njerëzve. Ajo e atyre është një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki,”- tha Rama ndër të tjera.
DIBËR- Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi është gjobitur ditën e sotme me 50 milion lekë. Arsyeja e gjobitjes është tubimi që Debresh...
KRUJË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar diten e sotme në qytetin e Krujës grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës” me titullin “Mj...