Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rama paditi Tieden, një delegacion gjerman për lirinë e medias zbarkon në Tiranë
18 Qershor 2019, 11:56Nga DOSJA
TIRANË- Një delegacion i Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) me seli në Gjermani ka mbërritur sot në vendin tonë.
Vizita e delegacionit të ECPMF-së vjen një ditë pas publikimit të 16 audiopërgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” dhe paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede se do ta padisë në vendin e tij.
‘Ditën që kryeministri Edi Rama kërcënoi të padiste një gazetar gjerman për publikim përgjimesh, në Tiranë mbërrin një delegacion i organizatave për lirinë e medias. @ExitExplains @PeterTiede @BILD’, shkruan ECPMF në faqen e saj në Twitter.
Gjithashtu, delegacioni i ECPMF ka lajmëruar një konferencë për shtyp të premten në Tiranë.
Ditën e djeshme gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.
Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vetë kryeministri Edi Rama, janë kapur në negociata për shit-blerje votash.
Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe kryeministri Rama, duke u shprehur se do ta padisë gazetarin gjerman.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Arsyeja për shtyrjen e seancës së sotme është fakti se nuk ësht...
Elbasan– Pasi luftuan për disa orë me flakët që përfshinë banesën në Elbasan foli për mediet edhe një nga zjarrfikësit. Ai u shpreh se ishte një aksion shumë i ...
Elbasan– Një vajzë 7 vjeçare është shpëtuar në Elbasan pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët.Dosja.al ka siguruar pamjet e një helikopter të kërki...
Elbasan- Ende vazhdojnë flakët brenda banesës në Elbasan. Zjarrfikësja ka shpëtuar një vajzë të vogël, 7-vjeçe, e cila ndodhej në banesën që po shkrumboh...
ITALI- Detaje te reja janë zbuluar pas arrestimit te 52-vjeçarit shqiptar ditën e djeshme, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet i...
TIRANË- Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në seancën e parë të procesit të rigjykimit.Avokati i Haxhisë, Idaj...
TIRANË– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë. Policia nuk i ka bërë të ditur identitetin e të arrestuar...
Elbasan- Prej më shumë se dy orë një apartament në katin e 10-të në Elbasan u përfshi nga flakët. Dosja.al mësoi se banesa ndodhej pranë shkollës “Dhaskal Tod...
ITALI- Spitali i Careggi ka hyrë në “kodin rozë” pasi ka strehuar një viktimë dhune. E dhunuara është një studente nga Fiorentina, rreth të 20-ave.Në rrëfimin e...