Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FIER– Kryeministri Edi Rama ka ndaluar sot në Fier, ku ka prezantuar ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit. I shoqëruar dhe nga ministrja Belinda Balluku, Rama bëri me dije se kj ondërmarrje është ndërtuar me të gjitha gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.
Sipas Ramës, 36 të rinj e të reja, që kanë studiuar në fushën e inxhinierisë, pritet që t’I bashkohen kësaj qëndre, e cila do të pasohet nga një e dytë në Korçë.
“Ndërmarrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit, ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.
36 të rinj e të reja, të përzgjedhur përmes një procesi transparent dhe të trainuar në Shqipëri e në Itali, do të jenë pjesë e kësaj qendre që do të pasohet nga një e dytë edhe në Korçë,”- u shpreh Rama ndër të tjera.
Më pas fjalën e morën disa prej të rinjve që kanë nisur punë në këtë ndërmarrje, duke treguar rrugnë e ndjekur dhe mënyrën e rekrutimit në punë.
“Punoj prej dy vitesh në Albanian GazService. Po prisja që të gjeja punën e duhur dhe kisha aplikuar në shumë kompani. Pasi kisha bërë shumë aplikime dhe dërgova CV-në time. Pas disa ditësh mora një telefonatë dhe u paraqita. Bëra pesë intervista për një vend pune. Arrita që të përzgjidhesha dhe me 6 muaj e parë të punës jam trajnuar. Ishte një trajnim intensive. Pata fatin e madh që të trajnoheshim nga persona të kualifikuar në industrinë e gazit. Uroj që të ndjek, të njëjtën mënyrë si ata të tjerët. Është një punë shumë e bukur. Është e vështirë por unë shpresoj që të gjithë të rinjtë të përfshihen në këtë gazifikim,”– tha një nga vajza.
“Jam prej 6 vitesh në kët projekt, kam bërë aplikimin në janar,”- tha një vajzë.
“Quhem Kleant Saka. Mënyra e rekrutimit ka qenë e njëjtë për të gjithë kolegët. Nuk po e përsërisim sërish,”- tha një tjetër.
Fjalën më pas e mori ministrja Belinda Balluku, e cila shtoi se kjo fushë do të çohet më tej në Shqipëri, përmes investimeve.
“Unë ju falenderoj. Gazi është një fushë që ka vëmendjen e Bashkimit Evropian dhe të ministrisë tonë. Përfshin të gjitha hapat dhe veprimtaritë që qeveria duhet të hedhë në fushën e gazit. Ne kemi aplikuar pranë ËBIF dhe komisioneri e tha dje në Kuvend se një nga projektet që pritet të përfshihet është ky. Përmes masterplanit do të vendosim që do të jetë e vijueshme. Energjia e rinovueshme ka edhe problematikën e të varurit nga kushtet klimaterike,”– tha Balluku, dhe më pas foli kryebashkiaku i Fierit.
“Realisht kjo ndërmarrje e krijuar këtu është një sinjal dhe një mesazh pozitiv për të gjitha fushat inxhinierike. Më herët ka pasur një tkurrje të studentëve për këto degë, ndërsa vitet e fundit, situata po vjen duke u përmirësuar. Kemi një numër studentësh që vjen duke u rritur. Shembulli i këtyre të rinjve flet vetë. Kjo qendër e hapur këtu ka ngjallur interes në të gjithë zonën përreth. Hapja e kësaj ndërmarrjeje kërtu ka ngjallur interes dhe të gjitha bizneset kanë kërkuar që të investojnë. Kështu do t’i hapet rrugë investimeve,”– tha ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi gjatë takimeve që zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë ka takuar dhe deputeten Rudina Hajdarin.Detajet mbi t...
TIRANË- Edi Rama ka kujtuar sot, Sulejman Delvinën, kryeministrin e parë shqiptar. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën një rezyme të jetës së Sulej...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka denoncuar se drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat ...
TIRANË– Banorët e Unazës së Re i kanë kërkuar ndjesë publike Klevis Ballit, i cili një ditë më parë u përjashtua nga lista e PD-së në Pogradec. Përmes një ...
TIRANË-Presidenti Ilir Meta shprehet se plagët e shoqërisë nuk duhet të lihen vetëm në dorë të individëve dhe fondacioneve jofitimprurëse, por kjo është nj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe ambasadorin Luigi Sore...
TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve për të skualifikuar Ilir Rusmajlin, nga KQZ-ja ...
TIRANË– Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka deklaruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Kur...
KURBIN– Kryedemokrati Lulzim Bashaka shkuar në Laç diten e sotme, ku ka zhvilluar takime me qytetarë të papunë dhe biznese që vuajnë pasojat e rënd...