“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Rama replikon sërish me Bashën për negociatat, zgjedh t’i përgjigjet me deklaratën e Juncker
22 Tetor 2019, 07:10Nga DOSJA
TIRANË- Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar dhe këtë mëngjes replikat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, për bllokimin e negociatave nga BE.
Në një postim në Facebook, Rama ka zgjedhur që të mos jap asnjë koment, por vetëm ka publikuar deklaratën e Bashës dhe e krahason atë me deklaratën e Jean Claude Juncker.
Juncker në deklaratën e cituar nga Rama shprehet: Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veritu është një gabim historik. Nesë duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet.
Ndërkohë nga ana tjetër Rama citon një deklaratë të Bashës i cili ka thënë: Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare.
Gjatë ditës së djeshme Rama dhe Basha kanë shkëmbyer një sërë replikash me njëri-tjetrin për çështjen e negociatave. Ka qenë Basha me deklaratën e tij që ndezi debatin pasi i kërkoi dorëheqjen kryeministrit duke e bërë përgjegjës për moshapjen e negociatave. Rama iu përgjigj me një deklaratë dhe më pas vijuan replikat virtualisht në Facebook, ku të dy liderët sulmuan njëri-tjetrin me fjalët e drejtuesve të Bashkimit Evropian.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...
TIRANË- Etien Xhafaj, zv.ministër i Jashtëm thotë se qeveria shqiptare po bën gjithçka për të rikthyer nga Siria të gjithë shtetasit shqiptarë që ja...
PE- Parlamenti Europian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, lidhur me negociatat. Ky vendim u mor nga deputetët në seancën e s...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur skizofren kryeministrin Edi Rama. Në deklaratën për mediat, pas takimit me aleatët dhe kryedemokra...
TIRANË– Kryedemokrati Luzim Basha ka reaguar pas replikave të kryeminsitrit Edi Rama me fjalët e liderëve të Bashkimit Europian. Në një status në Twitter, ...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur pas takimit që Lulzim Basha zhvilloi me aleatët në selinë e PD-së. Kryemadhi tha se opozita e bashkua...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e tij në selinë blu.Pas përfundimit të mbledhjes ku në fokus ka qe...