LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama rilind ministrinë e propagandës: Big Brother ju vrojton

18 Shtator 2021, 14:56 Nga DOSJA
Rama rilind ministrinë e propagandës: Big Brother ju vrojton

TIRANË– Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli në mbledhjen e tij të parë të punës si kryetar i qeverisë në mandatin e tretë, krijimin e një agjencie të centralizuar, nën kontrollin e zëdhënësit të tij, për kontrollin e marrëdhënieve publike të të gjitha institucioneve të qeverisë qendrore, përfshirë ministrat, një tregues tjetër i dëshirës së tij për të pasur nën kontroll të gjithë qeverinë.

Një nga vendimet e para të qeverisë “Rama 3” është për krijimin e kësaj agjencie, për të cilën Rama thotë, pa ofruar fakte, se mbështetet në modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani. Sipas vendimit, agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

“Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim, i cili krijon në këtë mënyrë një ministri propagande për herë të parë që nga viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”.

“Në përbërje të Agjencisë, pranë secilës ministri dhe institucion qendror në varësi të Kryeministrit apo ministrave krijohen struktura apo përcaktohen nëpunës përgjegjës për informimin, komunikimin mediatik, të ngarkuar nga Agjencia me përfaqësimin e institucioneve respektive në komunikimet dhe raportet me publikun dhe mediat apo me çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Përgjithshëm,” vijon më tej vendimi.

Dukshëm për t’i dhënë dorë të lirë kryeministrit dhe drejtorit të agjencisë të punësojë dhe pushojë nga puna këdo që dëshiron, pika 6 e vendimit sanksionon që “Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve administrativë të Agjencisë rregullohen në bazë të Kodit të Punës.” Në këtë mënyrë, zëdhënësat nuk do të kenë privilegjet e statusit të nëpunësit civil, i cili është ligji kryesor shqiptar që synon të krijojë një administratë publike civile. Kjo thekson gjithashtu karakterin politik të “Agjencisë”.

Big brother ju vrojton

Sipas vendimit, agjencia do të ketë për detyrë jo vetëm që të përcjellë në publik propagandën e qeverisë, por duhet edhe të “monitorojë median” për të parë reagimin e publikut ndaj qeverisë.

Agjencia “vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv, për të evidentuar perceptimin dhe qëndrimin e publikut ndaj veprimtarisë së institucioneve të administratës shtetërore,” thuhet në vendim. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare miraton një strukturë, e cila, ndërsa paguhet me paratë e taksapaguesve, ka për detyrë të monitorojë “mediat dhe mjetet e komunikimit masiv”, një term që dukshëm përfshin median sociale, dhe që i jep të drejtë një punonjësi shteti të përgjojë se cili qytetar e shau qeverinë dhe cili e lavdëroi.

Vendimi për krijimin e agjencisë sanksionon gjithashtu që asnjë nga zëdhënësat e qeverive nuk mund të komunikojë me median ndërsa të gjitha marrëdhëniet publike të qeverisë duhet të kalojnë përmes “zëdhënësit të kryeministrit”.

“Përgjegjësi për shtypin në zyrën e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave është pika e parë e komunikimit me gazetarët, sipas parashikimeve të rregullores së Agjensisë,” thuhet në vendim. Hera e fundit kur Shqipëria ka pasur një “Ministri Informacioni” ka qenë viti 1999. Personi i fundit që ka mbajtur një pozicion të tillë ka qenë Musa Ulqini.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për dhunim lirisë së medias përmes kontrollit strikt të marrëdhënieve publike, moszhvillimin e konferencave të rregullta për shtyp dhe ndalimin e gazetarëve dhe kameramanëve të ndjekin aktivitetet e qeverisë apo të Partisë Socialiste. Shumica dërrmuese e “lajmeve” që shqiptarët shohin sot nga aktivitetet e qeverisë, nuk përgatiten nga gazetarë dhe kameramanë të medias, por nga zyrat e propagandës së qeverisë. Në mbledhjen e tij të parë të qeverisë, Rama bëri gjithashtu një kërcënim tjetër për ministrat “të mos e shkelin kodin e etikës”, një instrument tjetër kontrovers që ndalon ministrat të kenë një opinion të ndryshëm nga kryeministri.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike agjencia per mediat dhe informimin edi rama agjencia per mediat dhe informimin edi rama

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës