LIVE UPDATES
Politike

Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme, unë kam mundur Saliun dhe jo Lulin me Ervin Dumën

3 Prill 2019, 09:27 Nga DOSJA
Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme, unë kam mundur Saliun dhe jo

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar i prerë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme  dhe se vendi do të hyjë  vetëm në zgjedhjet lokale të qershorit. 

” I dhamë gjysmën e qeverisë. U dashka për të blerë vota për të mundur Lulin? E mundëm Saliun në 2007 e mundëm në 2011, e mundën më 2013 dhe pastaj sigurisht që do ta mundim. Mundëm Saliun me Jozefina  Topallin, dhe nuk mundim dot Lulin me Salianjin dhe Gazmendat?! Mundëm Berishën kur ai mbante në dotë të gjithë shtetin, e s’mundkemi dot Ervin Dumën. PS s’ka nevojë të blejë votash sepse kemi dëshmuar historikisht se jemi shumicë në të gjitha zgjedhjet. Kujt ja thonë këto aman? Kjo është vërteta, dhe thonë kot të vidhet vota.”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama ka folur edhe mbi akuzat e opozitës së re se maxhoranca po bënte marrëveshje me ata që dogjën mandatet. Kryeministri deklaroi se për Reformën Zgjedhore opozita ka kohë deri më 5 maj dhe se është plotësisht dakrot me rekomandimet që jep OSBE-ODIHR. 

Rama duke folur për Reformën Zgjedhore, akuzoi Gjermaninë se e ndikuar nga opozita të cilën e quan mike të Berlinit, BE ka futur si kusht për hapjen e negociatave, edhe Reformën Zgjedhore. ‘Nuk e kemi futur ne reformën zgjedhore, si kusht për hapjen e negociatave. E kanë futur ata dhe miqtë e tyre në Berlin’, deklaroi Rama. 

Njëra anë duhet të qaheshim ne për këtë jo ju. Ne nuk i presim në pafundësi. Thjesht do t’i japim një mundësi. S’kemi ça i kërkojmë dhe i pyesim ata për këtë punë. Asgjë tjetër veçse kaq. Duam refomë zgjedhore dhe as nuk kanë ardhur të thonë se si e duan atë reformë. Ne do t’i presim aq sa pret puna. I referohemi vetëm OSBE-ODHIR. Nuk vlen vetëm për këto zgjedhje vendore. Vetëm korniza e OSBE. Me ju jemi gati që të diskutojmë çdo aspekt tjetër. Ne jemi të hapur lidhur me karrigen e tyre, ajo vlen vetëm për kaq. Ajo është me afat dhe jo pa afat. Ata mund të kenë shpresë se do na vijnë nga qielli negociatorët dhe do na thonë hë tani djema si do ia bëni. Kush vjen në opozitë duhet na mendojë mirë. Ata mund ta dëmtojnë çeljen e negociatave, është përgjegjësia e tyre turpin e mbajnë vetë. PS e ka mision mbylljen e zvarritjeve. Ne nuk e kemi marrë mandatin para se të vijnë zgjedhjet e vitit 2021. Ka, s’ka zgjedhje e gjykojmë ne, jo për shkak të atyre. I kemi mundur, ju kemi mundur se bashkë me ta ishit edhe ju.”

Kryeministri theksoi se në zgjedhjet e qershorit do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Zgjedhje të parakohshme nuk ka, tani fallxhorja ka mbetur pa rrugë. Të vazhdojë të hedhi fall se nuk ka zgjedhje të parkoshme. Ne kemi një qasje tonën dhe ne do ta bëjmë këtë, votën e shqiptarëve jashtë atdheut. Duan, nuk duan ata ne do ta bëjmë këtë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë dhe një gjë, që të fusim teknologjikë offline në votim, njëra është pjellë e çadrës dhe tjetra është nevojë e kohës. Ne jemi gati për to. “, tha Rama.

Opozita ka zhvilluar sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestuesë u përplasën me policinë. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Ndërsa në kuvend u betua deputetja Ambra Borova

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019 edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet