LIVE UPDATES
Bota

Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit, drejton gishtin nga princi saudit i kurorës

25 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA
Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit, drejton gishtin nga princi

SHBA– Një version i de-klasifikuar i një raporti të zbulimit amerikan, që pritet të publikohet të enjten, vë në pah se Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman, miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, thanë katër zyrtarë amerikanë të njohur me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se raporti, për të cilin CIA ishte kontribuuesi kryesor, vlerëson se princi i kurorës miratoi dhe me gjasë urdhëroi vrasjen e Khashoggit, shkrimet e të cilit në Washington Post kritikonin politikat e princit.

Presidenti Joe Biden, një demokrat, i cili pasoi republikanin Donald Trump pesë javë më parë, u tha gazetarëve të mërkurën se ai e kishte lexuar raportin dhe priste të fliste së shpejti në telefon me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, babai i princit të kurorës 35-vjeçar që është udhëheqësi de facto i vendit.

Publikimi i raportit është pjesë e politikës së presidentit Biden, i cili po punon për të rivendosur marrëdhëniet me Riadin në linjat tradicionale pas katër vitesh lidhjesh më të ngrohta nën administratën e presidentit Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden do të komunikojë vetëm me mbretin saudit dhe se raporti i de-klasifikuar për vrasjet e Jamal Khashoggit, ishte duke u përgatitur për t’u publikuar së shpejti.

Ndërsa presidenti Biden kufizon kontaktet e tij vetëm me mbretin, të tjerët në administratën amerikane po komunikojnë me zyrtarë sauditë në nivele të ndryshme.

Jamal Khashoggi, 59 vjeçar, një gazetar saudit dhe kolumnist në Washington Post, u josh në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 dhe u vra nga një ekip operativësh të lidhur me princin e kurorës. Ata më pas e copëtuan trupin e tij. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

Riadi përfundimisht pranoi se gazetari Khashoggi u vra në një operacion që shkoi keq, por mohoi çdo përfshirje të princit të kurorës. Pesë burra që fillimisht u dënuan me vdekje për vrasjen, iu ndryshua dënimi me nga 20 vjet heqje lirie pasi u falën nga familja e Khashoggit.

Në vitin 2019, raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Agnes Callamard, akuzoi Arabinë Saudite për një “ekzekutim të qëllimshëm e të paramenduar” të Khashoggit dhe bëri thirrje për hetime të mëtejshme.

“Ka prova të mjaftueshme e të besueshme në lidhje me përgjegjësinë e princit të kurorës që kërkojnë hetime të mëtejshme”,- tha raportuesja Callamard pas hetimit gjashtëmujor.

Një version i klasifikuar i raportit iu shpërnda anëtarëve të Kongresit në fund të vitit 2018.

Por, administrata e ish presidentit Trump refuzoi kërkesat e ligjvënësve dhe grupeve të të drejtave të njeriut për të publikuar një version të deklasifikuar, duke kërkuar të ruajë bashkëpunimin mes tensionesh në rritje me rivalin rajonal të Riadit, Iranin dhe të promovojë shitjen e armëve amerikane në mbretëri.

Drejtoresha e re e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, u zotua në seancën e konfirmimit të saj për të përmbushur një dispozitë në një ligj të mbrojtjes të vitit 2019, që kërkonte që Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të publikojë brenda 30 ditësh një raport të deklasifikuar mbi vrasjen e Khashoggit.

Presidenti Biden u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020 për të rivlerësuar lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Riadin, pjesërisht edhe për vrasjen e Khashoggit. Që nga marrja e detyrës, ai i dha fund shitjes së armëve që Riad mund të përdorë në Jemen dhe caktoi një të dërguar të posaçëm për të shtuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile rraskapitëse të atij vendi.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jamal khashoggit raporti i shba mbi iranin jamal khashoggit raporti i shba mbi iranin

Sondazh

Poll
Bota 25 Shkurt 2021, 09:19

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar mas...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet