LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Reporterëve Pa Kufij, Vokshi: Skanim i qartë i medias në Shqipëri

4 Maj 2022, 18:54 Nga DOSJA
Raporti i Reporterëve Pa Kufij, Vokshi: Skanim i qartë i medias

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar ndaj raportit të Reporterëve Pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri. Gjatë një deklarate për mediat, Vokshi përmendi deklaratën e kryem,inistrit Edi Rama, i cili tha se në Shqipëri gazetarët nuk dhunohen dhe se janë të lirë. Vokshi ka përmendur disa nga gazetarët që janë dhunuar nga policia e shtetit, apo që janë përballur me dhunë psikologjike nga vetë Rama.

Fjala e Vokshit:

Në një pushtet si ai i Edi Ramës, që themelet i ka tek blerja e votës, tek aleanca me krimin dhe tek korrupsioni nuk mund të ketë mjedis miqësor për median e lirë, për fjalën e lirë. Prandaj, Shqipëria është në pikiatë për disa vjet rresht për mungesën e lirisë së shtypit. Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufi që bën një skanim të qartë e të saktë të gjendjes së medias në Shqipëri është tronditës. “Situata e lirisë së medias rrezikohet nga kërcënimi i pavarësisë editoriale, rregullimi partizan i medias, cënnimi i integritetit fizik prej krimit të organizuar si dhe dështimi i shtetit për t’i mbrojtur punonjësit e medias”. “klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias publike.

Shqipëria ka rënë me plot 20 vende në indeksin e lirisë së medias, duke shkuar nga vendi i 83 ne vendin e 103. Ndërkohë që Kovova rritet me 17 vende, në vendin e 61, Maqedonia e Veriut në vendin e 57 nga vendi i 90; Serbia në vendin e 79 nga ai i 93, Mali I zi në vendin e 63 nga ai i 104. Duket qartë që të gjitha vendet e rajonit kanë përmirësim të dukshëm në klimën dhe mjedisin për media të lirë, përvec Shqipërisë. Kjo është këmbanë alarmi për cdo shqiptar.

Rënia me 20 vende, duke e renditur Shqipërinë si problematike për lirinë e fjalës është një nga treguesit themelorë të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe natyrës korruptuese të pushtetit të tij. Raporti thekson që “gazetarët në Shqipëri përballen me presione “që u shtuan vitin e kaluar me synim kontrollin e informacionit gjatë zgjedhjeve parlamentare si dhe pandemisë COVID”. “Komunikim I centralizuar që nuk mundëson marrjen e informacionit prej gazetarëve.” Raporti pra evidenton edhe një herë se si Rama dhe qeveria ka ushtruar presion mbi gazetarët e mediat për të kontrolluar e për tu mbyllur atyre gojën për aferat e shumta, për Patronazhistët, partinë shtet, abuzimin me fondet, punësimet, legalizimet, paratë e drogës dhe krimit përdorur për fushata elektorale, tenderat sekretë, prokutimet abusive, dështimin e menaxhimit të pandemisë me kosto të larta humane.

Pavarësisht perpjekjes së Edi Ramës për të ndryshuar realitetin, të gjithë i dimë të vërtetat e pohuara nga raporti i Reporterëve pa Kufij. Të gjithë e dimë që Edi Rama dhe Erion Veliaj janë 2 njerëzit që pushtetin e përdorin për të mbyllur gojën e medias. “Gazetarët kritikë të qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që kërkojnë t’i diskretitojnë” Fantazi thotë Edi Rama, dhunuesi më i madh i mediave dhe gazetarëve. Të gjithë jemi dëshmitarë të dhunës verbale apo dhe fizike të ushtruar në mënyrë të përsëritur ndaj gazetareve e analistëve nga ana e Edi Ramës si ndaj Ambrozia Metës së Syri.net, Edona Haklajt të Fax Neës, etj duke nxitur kështu dhunën ndaj tyre edhe nga të tjerë!

Në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste ishte Edi Rama ai që foli me përçmim publikisht për gazetarët vetëm pse ata bëjnë detyrën dhe i kërkojnë të japë llogari, si përshembull pse është mbrojtësi më I madh i aferës korruptive të incineratorëve. Në një vend ku kryeminstri i sheh gazetarët si liliputë që i marrin atij frymën, nuk mund të ketë asnjë parashikim të mirë për të ardhmen e fjalës së lirë. “Gazetarët viktima të dhunës policore”. Nuk është as gënjeshtër e as fantazi. siç pretendon Edi Rama! Policia e Edi Ramës ka keqtrajtuar gazetarë!

1. Gjatë një operacioni të dështuar anti droge, gazetari Ergys Gjencaj I neës 24 u bë prè e sulmit të policisë.

2. Policia dhunoi gazetaren Anila Hoxha dhe grupin e xhirimit te Top chn gjatë hetimit për një vrasje të bujshme. Jane disa raste të tjera të raportuar nga gazetarët, por këto që permenda janë të faktuara me video, pavarësisht se Edi Rama i mohon pa turp dhe i quan gënjeshtra e fantazi.

Sipas Reportit 2022 të Reporterëve “profesionistët e medias që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë vecanërisht të kërcënuar në Shqipëri. Raporti vë alarmin duke theksuar që rrjetet e organizuara kriminale janë jo vetëm rrezik për sigurinë fizike të gazetarëve”. “mosndësshkimi I krimeve nda gazetarëve, kombinuar me përpjekjet politike pët t’I diskretituar ata, krijon klimë dhune e nxit sulme të tjera ndaj profesionistëve të medias.” “Në 2021 reporterët që mbulonin protestat si dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan akte dhune nga ana e policisë.”

“Paketa anti—shpifje”, paketa e censurës së medias, edhe pse kjo një paketë e kritikuar nga Komisioni Venecias, Këshilli Europës, Bashkimi European e nga organizata të tjera kombëtare e ndërkombëtare asnjëherë nuk u tërhoq nga Edi Rama, vazhdon në axhendat parlamentare të maxhorancës duke qëndruar si shpata e demokleut ndaj çdo medie kritike të Ramës e qeverisë. Kush i di sot arsyet pse në Tiranë dy autobuzë me të cilët udhëtojnë prindrit dhe fëmijët tanë u aksidentuan? Të gjithë kanë lirinë të thonë a duhet të jenë ata instalacion mbi Lanë, por numërohen me gishtat e një dore mediat e shkruara dhe vizive që ngrenë pyetjen minimale pse ndodhi aksidenti, cila është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës për një shërbim skandaloz të shërbimit publik.

Të tilla raste janë të përditshme. Fare pak media, kryesisht portale online, janë të lirë të flasin për toka që falen në bregdet tek ministrat apo klientët e kryeministrit, për kontrata sekrete që japin pasuritë e vendit me 1 euro, për koncesione disamilionëshe apo për tendera të paracaktuar për klientët e qeverisë më të korruptuar në Europë. Është fakt se media në Shqipëri nuk është e lirë të informojë. Ka vetëm ishuj të vegjël lirie që mbijetojnë pa bërë kompromis me këtë pushtet të kalbur nga korrupsioni.

Pa media të lirë nuk ka demokraci. Pa media të lirë nuk la llogaridhënie. Pa media të lirë nuk ka informim të publikut. Me Edi Ramën në krye nuk do të ketë as media të lirë e as demokraci për shqiptarët. Me Edi Ramën Shqipëria do jetë cdo ditë, më larg Europës. Një armik i votës së lirë, si Edi Rama, është pa asnjë diskutim edhe armik i lirisë së fjalës. Prandaj, Shqipërisë i duhet një ndryshim i madh! Partia Demokratike po punon që ky ndryshim të vijë sa më shpejt për një qeverisje më të mirë, që respekton lirinë e fjalës dhe pasuritë e shqiptarëve nuk i përdor për t’i mbyllur gojën medias!

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet albana vokshi edi rama reporterëve pa kufij albana vokshi edi rama reporterëve pa kufij

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta