LIVE UPDATES
Politike

Raporti vjetor i KLP, Ibrahimi: Kur Vettingu të ketë përfunduar do të kemi hedhur gurët e themelit të drejtësisë së re!

25 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Raporti vjetor i KLP, Ibrahimi: Kur Vettingu të ketë përfunduar

TIRANË –Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të këtij organi. Ibrahimi u shpreh se KLP vendos për karrierën profesionale të prokurorëve dhe vendimet nuk mund të jenë kurrësesi arbitrare. Ibrahimi shtoi më tej, se gjithashtu po aplikohet një vetting permanent për kandidatët që futen në shkollën e Magjistraturës dhe ato që e përfundojnë. Ai gjithashtu garantoi se edhe kur Vetting-u të përfundojë, do të ketë mekanizma që do të parandalojnë bjerrjen e standarteve, të cilët janë pavarësia, integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve.

Fjala e Ibrahimit

Kushtetuta e ka mandatuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që të veprojë në prapapvijë të sistemit të prokurorisë, me qëllimin për të krijuar kushtet për suksesin e këtij sistemi në goditjen penale të krimit. Suksesi në luftën penale kundër krimit është i mundur vetëm nëse prokurorët e republikës janë profesionalë të pavarur dhe me integritet. Pikërisht këto tre fjalë sintetizojnë më së miri arsyen e ekzistencës së KLP. Reforma e 2016-ës e themeloi KLP si një institucion të pavarur në nivel kushtetues me përgjegjësi ekskluzive në fushën e statusit të prokuroëve. Përgjegjësitë e Këshillit shtrihen mbi të gjithë ciklin e jetës profesionale të prokurorëve, duke filluar që nga pranimi në shkollën e magjistraturës, duke vijuar me emërimin e prokurorëve të rinj, caktimin në pozicione konkrete, transferimin, ngritjen në detyrë dhe disiplinimin e prokurorëve. Ky është cikli i plotë i jetës profesionale të një prokurori, që korrespondon edhe me setin e kompetencave të KLP. Në mënyrë të thjeshtuar mund të thoni që KLP është zyra e kuadrit e sistemit të Prokurorisë. Kemi një dallim me KLGJ i cili është administrator edhe i gjykatave. Sa i takon prokurorisë, administrimi i zyrave i është besuar prokurorit të përgjithshëm, ndërsa administrimi i karrierave i është besuar KLP. Këto vendim që kanë të bëjnë me jetën profesionale të prokurorëve janë faktor kyc në përcaktimin e pavarësisë së tyre dhe profesionalizmin të tyre dhe kurrësesi nuk mund të jenë arbitrare. Është gjithashtu në misionin e KLP që vendimet e sipërpërmendura për karrierën e prokurorëve, të jenë vendime që nuk janë kurrsesi arbitrare, por të bazohen në vlerësimin e meritave profesionale të prokurorëve dhe në rezultat e verifikimit të figurës dhe integritetit të tyre. Për sa kohë vendimet tona bazohen në këto vendime, ne dhe shoqëria do të kenë nivelin e duhur të profesionalizimit dhe integritetit.
Ky set kompetencash në të kaluarën ushtrohej nga një njeri i vetëm pa një prcedurë të detajuar dhe pa transparencë. Ky set kompetencash i është veshur këshillit pasi është një organ i zgjedhur në mënyrë profesionale, meritokratike dhe të depolitizuar dhe ka një përbërje me 6 prokurorë nga njëra anë dhe 5 jo prokurorë nga ana tjetër. Një përbërje që mundëson balancimin e interesave të prokurorëve me të shoqërisë. Këshilli vepron në kushtet e një transprence të plotë. Axhendat bëhen publike përpara ditës së mbledhjes. Gjithcka që thuhet në mbledhje hidhet online. Kjo është një formulë që mundëson realizimin e disa qëllimeve. Nga njëra anë vetë prokurëorët përfshihen në mënyrë të efektshme, në vetqeverisjen e sistemin ku shërbejnë gjatë gjithë jetës së tyre profesionale. Nga ana tjetër kuvendi përmes përfaqësuesve të tij në KLP, bashkëqeveris sistemin e prokurorisë krah prokurorëve për interes të shoqërisë. Një nga meritat është edhe depolitizimi i anëtarëve si unë, falë një procesi të depolitizuar dhe kjo bën që njerëz si unë të mos mbajë vulën e politikës, pavarësisht se vendimi final merret nga ju.
Gjatë 2019-ës veprimtaria jonë është shenjuar nga themelmii i SPAK dhe zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm. Ne jemi krenar për arritjet, por duam të theksojmë se veprimtaria e KLP ka qenë më e thellë. Do të vecojë faktin se gjatë vitit që shkoi kemi themeluar një sistem të vettingut permanent të prokurorëve. Është ky një togfjalësh që kam merak ta popullarizoj. Në kuadër të kësaj procedure ne korrespondojmë me 45 institucione dhe zyra të ndryshme, përfshi ILDKP, tatimet, doganat, shërbimet e inteligjencës e shumë te tjera, për të verifikuar pasurinë e prokurorëve në faza të ndryshme. Krahas vettingut të jashtëzakonshëm e të përkoshëm që po zbatohet aktualisht nga institucionet e vettingut, që po zbatohet akutualisht në përgjigje të degradimit të standarteve të integriteteit dhe profesionalizmit në drejtësi. Ne japim një garanci se edhe kur ky vetting të përfundojë, sistemi do të ketë mekanizma për të parandaluar bjerrjen e standarteve në të ardhmen. Sistemi i vettingut permanent zbatohet mbi kandidatët për prokurorë që hyjnë në shkollën e magjistraturës dhe përfundojnë shkollën e magjistraturës. Ky sistemi i vettingut permanent, së bashku me sistemin disiplinor do të hedhë gurët e themelit për integritetin në sistemin e prokurorisë. Shpjegimi pse sistemi disiplinor nuk është aktivizuar, lidhet me ndërhyrjet e Gjykatës Kushtetuese dhe shfuqizim e dispozitave në statusin e magjistratëve, si dhe deri në fund të 2019 nuk kishim ende në funksion Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë shkeljet disiplinore dhe më pas ne i gjykojmë. Gjatë vitit që shkoi KLP ka ndihmuar në vlerësimin e njërit prej komponentëve të vettingut, që është vlerësimi i aftësive profesionale, të cilin e kemi trashëguar nga prokurori i përgjithshëm. Gjatë 2019 kemi mirutuar 44 raporte vlerësimi për prokurorët. Po kështu gjatë këtij viti kemi hartuar rregullat për individualizimin e rezultateve profesionale të prokurorëve dhe përdorimin e tyre si bazë ekskluzive mbi të gjitha vendimet e këshillit për karrierën e prokurorëve. Në vitin 2019 kemi adresuar siatuata emergjente të krijuara nga procesi i vettingut , ku titullarët e zyrave të prokurorisë janë lareguar nga detyra, kemi përdorur një instrument që na jep ligji që është caktimi i përkohshëm. Brenda 2020 do të kryejmë të gjitha procedurat e ngritjes në detyrë për drejtuesit e prokurorive dhe më tej në nivele më të larta të sistemit. Kemi pasur rast të përdorim edhe kompetencat tona në lidhje me mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve, të cilat ne i kemi ushtruar në formën e deklaratave publike në mbrojtje të prokurorëve të republikës kur ata sipas gjykimit tonë, janë bërë subjekt i sulmeve politike dhe jo politike .

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent ibrahimi gent ibrahimi ne kuvend gent ibrahimi gent ibrahimi ne kuvend

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen