"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rasti i përdhunimit të 15 vjeçares, flet pediatrja Lira Gjika: Pedofilia është zgjedhje me dashje e të keqes, është skll
5 Qershor 2020, 19:42Nga DOSJA
TIRANE– Pediatrja Lira Gjika ka postuar një status në rrjetin social Facebook në lidhje me pedofilinë duke theksuar se nuk është sëmundje.
Gjika shkruan se asnjë i sëmurë nuk bën krim dhe se krimin e bën vetëm njeriu e se pedofilia është zgjedhje me të dashje te keqe.
Statusi i Gjikës merr shkas nga përdhunimi i 15 vjeçares nga roja i shkollës, 65 vjeçari- të cilin e kanë quajtur si pedofil.
Për këtë rast ditën e djeshme u mbajt një marshim në sheshin “Nënë Tereza” aty ku morën pjesë dhe shumë personazhe të njohur të medias dhe televizionit.
Statusi i pediatres:
Po e quajtëm pedofilinë sëmundje dhe pedofilin të të sëmurë, atëherë, ai nuk duhet të dënohet, por të na vijë keq, pasi është i sëmurë. Për fat pedofilia nuk është sëmundje, por është skllavëri. Skllavëria është e ndaluar me ligj, sepse është mënyrë e keqe dhe kriminale, sëbashku, e të trajtuarit të njeriut nga njeriu. Në rastin e pedofilisë, është skllavëria e të rriturit ndaj fëmijës, pra trajtimi i fëmijës si një “gjë”, si object për të plotësuar nevoja kriminale. Pedofili perton të menaxhojë veten, nuk do të njohi ligjet, si ato morale dhe ato juridike, por ushqen kënaqësitë e tij kriminale dhe shmang me dashje dhimsurinë. Ai përpiqet me çdo kusht t’u krijojë gracka dhe t’i kthejë në skllevër të tij, fëmijët. Nëse një i rritur nuk vepron dot “në interesin më të lartë të fëmijës”, por ushqen fantazitë e tij perverse, dhe grabit fëmijë apo kërcënon fëmijë, kjo është zgjedhje. Një i rritur nuk mund të bëjë çtë dojë me një fëmijë. Edhe prindit, kur keqtrajton fëmijën, sillet keq me të, i hiqet e drejta prindërore dhe nuk i lejohet të takojë fëmijën e jo më një njeriu si pedofili, që duhet të përgjigjet deri më një për veprimet e tij kriminale. Është e vërtetë, që ndjenjat tona janë të kondicionuara nga mënyra e të rriturit, por veprimet tona varen vetëm nga ne, prandaj njerëz, mjaft më me këtë shprehje: “se ai është i sëmurë”. të sëmurët nuk janë kriminela. Asnjë i sëmurë nuk bën krim, krimin e bën vetëm njeriu, që shijon të keqen, që ka zgjedhur të keqen. Pedofilia është zgjedhje me dashje e të keqes dhe pedofili është ai njeri, i cili ka zgjedhur të jetojë në këtë mënyrë, dhe e shijon atë, të keqen. Ai e mban gjallë këtë të keqe, me gjithë fuqinë e mëndjes së tij kriminale. Lira Gjika.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË- Përdhunuan një të mitur dhe pas një viti burg ia hodhën pa lagur. Ky është rasti i paprecedentë i 8 djemve që zunë titujt e parë të mediave dhe sho...
ANGLI- Shqiptari Klodjan Kerrnaja, ditën e sotme ka marrë dënimin me 4 vite burg, pasi në telefonin e tij u gjetën prova që vërtetonin se 30-vjeçari isht...
DURRËS- Një varkë e vogël u bllokua sot pasdite në det. Sipas informacioneve mësohet se varka ishte bllokuar në zonën e Porto Romanos në Durrës, ndërsa end...
TIRANË–Policia ka vijuar me arrestimet në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, ku u zbulua një rrjet trafiku emigrantësh nga vendet e lindjes, drejt Sh...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga sherri i ndodhur paraditen e sotme në një lokal shumë të njohur në ‘zemër’ të Tiranës.Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË– Një sherr me sende të forta ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë. Disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrit gjatë pasdites së sotme.Si p...
TIRANË-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë për arrestimin e 44-vjeçarit në pyjet e Kurbneshit, i cili ...
TIRANË– E ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte gazetarja Eni Vasili, e cila foli sa i takon dhunës seksuale në vendin tonë, nisur nga ra...