LIVE UPDATES
Sport

Reagim i FSHF-së: E vërteta për financat dhe atë që çakejtë e quajtën “Skandal”…

26 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Reagim i FSHF-së: E vërteta për financat dhe atë që

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit e ndjen dhe e ka për detyrë të informojë komunitetin e futbollit, anëtarët e saj, por edhe të gjithë opinion publik për atë që gjatë këtyre ditëve është trajtuar si skandal, apo kolaps financiar i FSHF-së, me llogari të bllokuara, me rroga që nuk arrihen të jepen në kohë, apo deri edhe në veprimtari anti-ligjore nëpërmjet transaksioneve në llogari të dyshimta.

Të gjitha pretendimet e ngritura prej dy ditësh nga media “Panorama Sport” dhe “opinionistë” lidhen me një detyrim, që klubi Tirana ka ndaj ish-sponsorit të saj në vitet ‘90, të ndjerit Metush Seferi. Familja Seferi ka fituar gjyqin me klubin e Tiranës dhe për këtë detyrim, dhe me të drejtë, ka angazhuar një zyrë përmbarimore për vjeljen e detyrimit.

Zyra përmbarimore kërkon ta realizojë vjeljen e këtij detyrimi përmes bllokimit të të ardhurave që klubi Tirana siguron nëpërmjet pjesëmarrjes në kampionatin shqiptar dhe në kupat e Europës. Përballë kësaj situate, klubi Tirana, e ka pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi me një tjetër vendim gjykate. Pra, bëhet fjalë për një konflikt mes klubit Tirana dhe ish-presidentit, Metush Seferi. Në asnjë moment nuk ka pasur apo nuk ka një bllokim të fondeve apo të llogarive të Federatës Shqiptare të Futbollit nga të ardhurat që vijnë nga UEFA, për pjesëmarrjen e klubeve shqiptare në kompeticionet europiane. Mediat e interesuara dhe “opinionistët” e përfshirë në këtë çështje, sipas Ligjit për Informim Publik, mund t’i drejtohen Union Bank për të marrë informacionin e saktë në lidhje me këtë pretendim.

Në lidhje me akuzën e rëndë të bërë, se paratë që klubi Tirana ka siguruar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një sezon më pare, janë kaluar nëpër llogari të ndryshme nga llogaria e klubit, duhet të bëjmë përsëri me dije, se të gjitha të ardhurat e UEFA-s kanë kaluar në llogaritë e klubit të Tiranës dhe nëse përmbaruesi nuk i ka marrë dot nga bankat, ky është problem mes përmbaruesit dhe bankës dhe jo Federatës Shqiptare të Futbollit që ka për detyrë që paratë e anëtarëve të saj t’i transferojë në llogaritë e tyre. Dhe vlen për t’u theksuar se i gjithë ky proces ekzekutimi është i jashtëligjshëm, pasi po përpiqet të ekzekutohet një vendim për një shoqëri që tashmë ka mbetur pa administrator dhe në kundërshtim me ligjin po vazhdon të ekzekutohet.

Pretendimi i tretë i ngritur këto ditë nga media, se Federata Shqiptare e Futbollit është në kolaps financiar, duke hasur vështirësi në pagimin e punonjësve, është një e pavërtetë e madhe. FSHF jo vetëm që nuk gjëndet në një situatë kolapsi financiar, por po vazhdon të kryejë aktivitetin e saj rregullisht dhe është duke kryer investime të rëndësishme në infrastrukturë. Stadiumi i Kukësit, kompleksi stërvitor “Skënder Halili”, kompleksi stërvitor i klubit Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, rinovimi i fushës së stadiumit “Reshit Rusi”, stadiumi i qytetit të Bulqizës, investimi në stadiumin “Egnatia”, kompleksin Partizani, stadiumin “Tofik Jashari”, që janë në proces tregojnë se gjëndja financiare e FSHF është e qëndrueshme dhe e shëndoshë, falë menaxhimit shumë të mirë që bëhet nga administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ky është detyrimi ynë për ju të dashur anëtare të familjes së futbollit dhe për ju të nderuar tifozë e dashamirës futbolli. Ndërsa çakejtë e qentë që lehin për të realizuar objektivat e veta nuk meritojnë as vëmendje e as përgjigjen tonë, shkruhet në njoftimin që zyra e shtypit në FSHF ka shpërndarë për mediat.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport e ka për detyrë të informojë federata shqiptare e futbollit kompleksi stërvitor “skënder halili” kompleksi stërvitor i klubit teuta media “panorama sport” përmes bllokimit të të ardhurave po vazhdon të kryejë aktivitetin e saj që paratë e anëtarëve të saj stadiumi i kukesit të ardhurat e uefa-s e ka për detyrë të informojë federata shqiptare e futbollit kompleksi stërvitor “skënder halili” kompleksi stërvitor i klubit teuta media “panorama sport” përmes bllokimit të të ardhurave po vazhdon të kryejë aktivitetin e saj që paratë e anëtarëve të saj stadiumi i kukesit të ardhurat e uefa-s

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen