LIVE UPDATES
Bota

Reagimet e ekonomisë pas vendimit për shtrëngimin e lockdown

21 Janar 2021, 07:09 Nga DOSJA
Reagimet e ekonomisë pas vendimit për shtrëngimin e lockdown

Shoqata Qendrore e Zejeve Gjermane (ZDH) mund të shikojë pak më pozitivisht vendimet e qeverive federale dhe të landeve: “Ky është një lajm i rëndësishëm për shumë biznese zejtarësh dhe punonjësit e tyre se nuk do të ketë një bllokim të plotë ekonomik për momentin”, tha kryetari i ZDH, Peter Wollseifer të martën në mbrëmje.

“Për të përjashtuar një lockdown të këtillë edhe në të ardhmen, e me shpresë se zejtarët mund të rifillojnë punën, tani duhet të ruajmë shëndetin e punonjësve”, vazhdon Wollseifer. Si shumë të tjerë edhe ai ka kërkuar ndihmë të shpejtë dhe një procedurë më të thjeshtë të pagesave.

Humbjet e sektorit të tregtisë

Në krizën e Coronës, ndërmarrjet e shumë degëve po luftojnë për ekzistencë. Shoqata e Tregtisë Gjermane (HDE) në veçanti ka kritikuar faktin se ndihmat e premtuara ende nuk kanë mbërritur tek personat që kanë nevojë dhe po bën presion për përmirësimin e ndihmës së shtetit.

“Tregtia me pakicë po humb për shkak të lockdown mesatarisht 600 milion euro në ditë gjatë muajit janar”, tha drejtori i HDE Stefan Genth. “Bizneset kanë humbur shumë në kohën e Krishtlindjeve, në nëntor dhe dhjetor, e tani shumë sipërmarrje nuk mund t’i kompensojnë këto humbje, pa fajin e tyre.” Njëkohësisht HDE ka përshëndetur vendimin e qeverisë federale për të ndihmuar këto biznese. Tani minisri i Financave Olaf Scholz (SPD) dhe minisri i Ekonomisë Peter Altmaier (CDU) duhet t’i realizojnë këto premtime, thotë Genth.

Premtimet për ndihma më të mira

Presidenti i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel (IfW), Gabriel Felbermayr, paralajmëron mundësinë e një vale të re falimentimesh, për shkak të mbylljeve të fundit. “Sa më gjatë të shkojë mbyllja, aq më shumë do të vuajnë kompanitë, aq më shumë shpenzohen rezervat e tyre, aq më të mëdha janë gjasat që të shohim një valë të madhe falimentimesh në fund të krizës”, tha ai për gazetën Bild Live. “Më e pakta që duhet të ndodhë tani është që dikush të përpiqet me pagesa të mëdha të ndihmojë ekzistencën e sipërmarrjeve të cilat kanë ardhur në këtë situatë, pa fajin e tyre.”

Pas kritikave masive qeveria federale ka vendosur të martën që ndihmat të shkojnë më shpejtë tek ata që i kanë kërkuar ato. “Ndihmat do të jenë më e thjeshta, më të mëdha dhe me orientim të qartë”, tha ministri i Financave Olaf Scholz (SPD). Scholz është dakord me ministrin e Ekonomisë Peter Altmaier (CDU), i cili deklaroi: “Ne do të thjeshtojmë në mënyrë drastike ndihmën për tejkalimin e gjendjes dhe do t’i shtojmë ndihmat”.

Kritikat ndaj Homeoffice

Vendimi që punëdhënësit në të ardhmen t’u mundësojnë punonjësve që të punojnë nga shtëpia kudo që është e mundur, u shoqërua me kritika nga përfaqësuesit e punëdhënësve.

Vendimet janë të “papranueshme”, tha drejtuesi i shoqatës së punëdhënësve Gesamtmetall, Oliver Zander. Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) ka bërë të ditur në nëntor se kjo nuk do të ndodhë. “Të thuash se kjo masë është një mjet për luftimin e pandemisë, kjo të krijon përshtypjen se ministri po e përdor këtë për qëllime të brendshme politike”, thotë Zander.

Më shumë siguri…

Në trafikun e qytetit dhe në dyqane parashikohet mbajtja e maskave të posaçme për më shumë siguri. Në të ardhmen atje duhet të mbahen maska ​​kirurgjikale ose maska me standardet KN95 / N95 ose FFP2. Për më tepër, nga kompanitë e transportit kërkohet të rrisin ofertën e tyre. Në këtë mënyrë, rregullat e distancës mund të respektohen më mirë, veçanërisht në periudhat e pikut të lëvizjes.

“Nëse rruga deri në punë identifikohet si një rrezik i veçantë, atëherë sektori publik duhet të rrisë numrin e automjeteve për transport publik, në vend se të kërkojë që të përdoren maska FFP2 dhe të largojnë vëmendjen nga dështimet e tyre,” tha Zander.

Shoqata e Kompanive Gjermane të Transportit kumtoi se “është e vetëkuptueshme” që do të mbështesë këtë vendim. Kryetari i VDV Ingo Wortmann tha, se kërkesa për shtrëngimin e masave për maska është e “panevojshme”.

Drejtori i “Allianz pro Schiene”, Dirk Flege, theksoi se duhet të shikohet mirë vendimi për mbajtjen e maskave. Por në thelb ai e cilësoi si pozitiv këtë vendim. “Më shumë autobusë dhe trena – si dhe kërkesa për maska, kjo rrit sigurinë për të gjithë përdoruesit e transportit publik”, tha Flege.

Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve financiare si Andreas Scheuerle janë të kënaqur me vendimet, sepse ata kanë pasur frikë se masat do të jenë edhe më të ashpra. “Nga pikëpamja ekonomike, mbyllja edhe më e madhe dhe mbyllja e mundshme e kufijve do të kishin qenë shumë më të dëmshme për ekonominë. Për momentin këto janë evituar.” Ngjashëm mendojnë edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera financiare.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 pasoja e covid-19 covid-19 pasoja e covid-19

Sondazh

Poll
Bota 20 Janar 2021, 23:23

Presidenti Biden nënshkruan tre dokumentat e para

SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron