LIVE UPDATES
Bota

Reagimet për masakrën e Reçakut pas mohimit nga Vuçiç, Thaçi: E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë

11 Dhjetor 2019, 10:04 Nga DOSJA

Nuk kanë të ndalur reagimet nga Kosova,por edhe prania ndërkombëtare rreth një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҁiq, i cili masakrën e Reҁakut të vitit 1999 në Kosovë e cilësoi fabrikim të shqiptarëve. Vuҁiq këtë deklaratë e bëri pasi një gjykatë në Kosovë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, po ashtu masakrën e Reҁakut e cilësoi trillim të shqiptarëve dhe  bashkësisë ndërkombëtare.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë dhe unë e përsëris tani, krimin e fabrikuar në Raçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, William Walker”, deklaroi në Beograd Vuҁiq.

Por pesidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (10.12) vendosi që të bëjë homazhe tek varreza e masakrës së Reҁakut duke reaguar ashpër kundër deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҁiq.

“Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, ka vrarë rreth 1300 fëmijë, ndërsa aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 000 gra. Në të njëjtën kohë, kemi rreth 13 000 shqiptarë civilë të vrarë. Ritheksoj, Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Për fat të keq ende ata, të cilët kanë kryer këtë krim kundër njerëzimit dhe gjenocidin nuk janë hetuar dhe nuk kanë dalë para drejtësisë as lokale, as ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

20. Jahrestag des Beitritts der NATO zum Kosovo (picture-alliance/V. Kryeziu)Kosova feston 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në vend, që i dha fund edhe luftës në Kosovë

Thaçi kërkon që Serbia të pranojë përgjegjësinë

Sipas tij e ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”. “E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës. Për fat të keq, duhet të them edhe me zhgënjim se edhe heshtja e ndërkombëtarëve, mosvizita e tyre sidomos këtu në Reçak, që është e ritheksoj pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, i ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë a formë tjetër edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë dhe me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, u shpreh presidenti kosovar.

Ambasada  e SHBA-së në Kosovë reagoi e para pas deklaratës së Presidentit të Serbisë dhe tha, se “retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme”.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe i Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Kosovo Treffen von Hashim Thaci mit dem US- Botschafter Philip Kosnet (Office of the president of Kosovo )Thaçi në takim me ambasadorin e SHBa në Prishtinë, Philip Kosnet

BE: Nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak

Reagime pati edhe nga Bashkimi Evropian, që theksoi, se “nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999 dhe se pikëpamje të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha në një reagim që e shpërndau për medie, Ana Pisonero, zëdhënësja e re e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit.

Edhe ambasada e shtetit të Zvicrës reagoi pas deklaratave të Presidentit të Serbisë që masakrën e Reҁakut e cilësoi “fabrikim”. Në një njoftim të kësaj ambasade thuhet, se ajo i mbështet reagimet ndërkombëtare kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Zvicrës.

Në vitin 1999, në Reçak në një fshat 20 kilometra në Jug të Prishtinës u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe të sigurimit. Masakra e Reçakut njihet edhe si një nga ngjarjet që sensibilizoi faktorin ndërkombëtar dhe që shënoi kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë. Kjo masakër u parapriu proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hashim thaci aleksander vucic hashim thaci

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen