Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Reagimi ndaj opinionit paraprak të Venecias, Meta jep detaje: Nesër do u dërgoj dhe disa pyetje
3 Tetor 2019, 19:24Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik nesër qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias.
Meta i ftuar në “Opinion” përball Blendi Fevziut, deklaroi se nesër do shpjegonte qëndrimin e tij të plotë ku i ka do i drejtoj dhe disa pyetjeve Venecias.
Keni njoftuar, pra Presidenca ka njoftuar që nesër do të bëjë publike disa argumente ose një material lidhur me përfundimet paraprake, draft raportin e Komisionit të Venecias, për çfarë bëhet fjalë?
Ilir Meta: Që ditën e hënë, zëdhënësi i presidentit, z.Blushi ka bërë të qartë që do të ketë një reagim në respekt të transparencës me opinionin publik, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë sikurse është vepruar në vijimësi edhe për këtë draft opinion të Komisionit të Venecias do të ketë një dokument zyrtar publik të institucionit të Presidentit, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e presidentit përballë opinionit të Venecias.
Ju vetë personalisht jeni dakord me draftin e Venecias?
Ilir Meta: Unë mendoj se qëndrimi do të bëhet nesër publik. Do të jetë një qëndrim zyrtar, do të ketë një letër timen si president i Republikës drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë edhe disa pyetje që të ndihmohet më tej komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështje. Po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të komisionit dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i institucionit të presidencës.
Në një intervistë që keni dhënë për Çim Pekën keni deklaruar së ka mundësi, me të gjithë respektin për Komisionin e Venecias keni deklaruar se shpreson që komisioni nuk do të bëhet në bazë të lobimeve, fjalëve apo gjërave të tjera siç ndodh me ambasadat në Shqipëri? Keni frikë se ka ndodhur këtë herë?
Ilir Meta: Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë frikë për institucionin e Presidentit sepse jam shumë i qartë në të gjitha veprimet publike që kam bërë lidhur me çështjen në fjalë. Ato janë bërë përballë qytetarëve shqiptar dhe i vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias pasi mendoj se kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin.
Po pse ju i intereson integriteti i Komisionit të Venecias dhe jo integriteti i institucioneve në Shqipëri Z.Meta?
Ilir Meta: Tani, nëse do të kishim ruajtur integritetin e institucioneve në Shqipëri do të kishim situatë krejtësisht tjetër përsa i takon funksionimit të demokracisë në vend. Nuk do të kishim një temë të tillë, nuk do të kishim një krizë të tillë, nuk do të ishim pa gjykatë kushtetuese qëllimisht prej më shumë se dy vitesh. Nuk do të ishim në kolaps institucional.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat nga ana e PD-së se ka paguar 80 mijë dollarë për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Ob...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe drejtorët pranë tij janë sulmuar shpesh se projektet e rrugëve, shkollave, godinave i kanë vetëm 3D. Dhe, shum...
TIRANË- Ish-kryeministri,Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të RTV Ora akuzoi kryeministrin Edi Rama si pengesa kryesore për n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit e mëdhenj të Shqipërisë, dhe u ka kërkuar që të bëhen pjesë e një nisme të re që ...
TIRANË– Data 3 tetor, është një ditë e shënuar për gjermanët pasi shënon bashkimin e Gjermanisë.Në kuadër të festimeve, Ambasada Gjermane në Tiranë ka orga...
TIRANË– Një grup nga Drejtoria e Tatimeve ka shkaur sot në redaksinë e Syri.net dhe Syri TV, ku ka bërë disa kontrolle. Menjëherë pasi tatimorët kishin nis...
BRUKSEL– Drejtuesit e rinj të Bashkimit Evropian, njëzëri janë shprehur sot se janë pro nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE, me Shqipërinë dhe Maqedoni...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka akorduar sot një fond pre 920 mijë dollarë, për të mbështetur sistemin e burgjeve në Shqipëri.Sipas një njoftimi që ës...
TIRANË– Syzet që gjeti kryeministri Edi Rama në sallën e Kuvendit teksa po ulej ë vendit e tij sot janë të Sebastian Kurz, kancelarit austriak që të dielën...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur së fundmi në lidhje me situatën politike dhe aktuale në vend.Në një intervistë për “Report Tv”, Kryema...