LIVE UPDATES
Sport

Reagon Migjen Basha: “Ngjarje e rëndë & e turpshme. Politika, larg futbollit”!

28 Janar 2022, 14:30 Nga DOSJA

TIRANE – Ngjarjet e fundit të ndodhura në Shqipëri, tritoli i vendosur në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe ndërhyrjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt dhe politikës në zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të FSHF-së, kanë kaluar tashmë kufijtë e vendit tonë, duke marrë jehonë ndërkombëtare.

Migjen Basha, një nga heronjtë që dërgoi Shqipërinë në “EURO 2016”, në një intervistë ekskluzive për Dosja.al, flet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por edhe se si ai e sheh ndërhyrjen e politikës në futboll.

Ish-mesfushori i Kombëtares e konsideron si një ngjarje të rëndë dhe mjaft të turpshme shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit Duka, për të cilën shprehet se mund të ndikojë edhe në imazhin e Shqipërisë në botë. Basha shprehet se politika duhet të qëndrojë larg futbollit dhe thekson se në 2016 ishte ai së bashku me shokët e tij dhe FSHF-në që e çuan futbollin në Europian dhe jo politika.

– Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë, një shpërthim me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë ngjarje?

– Kam lexuar në media për ngjarjen e rëndë, shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe për mua është me të vërtetë e turpshme kjo ngjarje. Unë mund ta kuptoj rivalitetin kundër Presidentit Duka, por që ta sulmojnë atë dhe familjen e tij në këtë mënyrë, kjo është tërësisht e papranueshme. Nuk e di pse vjen gjithë kjo urrejtje, kur vitet e fundit ka pasur shumë progres nga ana e infrastrukturës, siç janë stadiumet e reja apo ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit, po ndërtohen edhe fusha të reja në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, Kombëtarja ka arritur diçka historike, kualifikimin në një kampionat Europian dhe prapë shumë njerëz nuk janë të lumtur. Pastaj, me këtë ngjarje të shëmtuar, bëhet fjalë edhe për imazhin e Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve në botë dhe kjo na dëmton.

– Prej disa ditësh eksponentë të rëndësishëm të politikës po përpiqen të ndërhyjnë në procesin e zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së. Si e shikoni këtë situatë, a është normale që politika të ndërhyjë në çështje që i takojnë vetëm komunitetit të futbollit?

– Në fakt nuk shquhem si ndonjë ekspert politike, por nuk e kuptoj se pse gjithë ky interes i madh nga politikanët dhe pikërisht në këtë moment. Politika duhet të qëndrojë larg futbollit, ashtu sikurse ka bërë gjithmonë në fakt, pasi njerëzit e futbollit janë vetë të aftë për të bërë më të mirën për ta zhvilluar këtë sport. Në 2016 ishim ne futbollistët dhe Federata Shqiptare e Futbollit që e dërguam Shqipërinë në Europian dhe jo politika.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf erjon veliajt intervistë ekskluzive për dosja.al kombetarja e shqiperise ndërhyrjet e kryetarit të bashkisë së tiranës që dërgoi shqipërinë në “euro 2016” asambleja e jashtezakonshme e fshf erjon veliajt intervistë ekskluzive për dosja.al kombetarja e shqiperise ndërhyrjet e kryetarit të bashkisë së tiranës që dërgoi shqipërinë në “euro 2016”


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë