Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Real Madridi në telashe, Marcelo dhe Isko në treg, por askush nuk i kërkon
18 Dhjetor 2020, 06:54Nga DOSJA
SPANJE – Real Madrid është duke tentuar të largojë gjatë janarit dy nga yjet e tij, mesfushorin Isko Alkoron dhe brazilianin Marcelo, të cilët për shkak të formës së tyre të dobët, nuk kanë patur hapësira te skuadra madrilene.
Trajneri Zinedine Zidane iu ka thënë futbollistëve, se ai nuk i llogarit më ata dhe klubi dëshiron t’i largojë gjatë janarit. Por mediumi spanjoll “Ok Diario” bën të ditur, se deri më tani te Reali nuk ka asnjë interes nga skuadra tjera për këta lojtarë.
Mesfushori Isko ka një pagë vjetore prej 6,5 milionë euro në sezon dhe ka kontratë me klubin madrilen deri në verën e vitit 2022. Kurse braziliani Marcelo përfiton 9 milionë euro dhe edhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.
Edhe pse brazilian 32-vjeçar Marcelo konsiderohet një legjendë, pasi luan në “Santiago Bernabeu” prej 13 vitesh, së fundmi ai është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje këtë edicion. Ndërsa mesfushori spanjoll Isko ka luajtur në 10 takime, vetëm në dy nga to si titullar.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICER – Në Zyrih të Zvicrës, mbrëmjen e së enjtes, FIFA shpalli “Më të mirët për 2020”. Fituesit e këtij çmimi prestigjoz, për “trajnerin dhe “lojtarin ...
TURQI – Bashkëshortja e Sokol Cikalleshit, Kornelia Cikalleshi, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me sulmuesin e Kombëtares. Në një prononcim të dhënë p...
DURRES – Me vetem 1 fitore dhe 7 barazime, skuadra e Teutës e kompozuar për vendet e para të renditjes, bazuar edhe në merkaton dhe në përbërjen e saj, mb...
EUROPË-Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020. Sulmuesi polak, pas një viti golash dhe triumfesh me fanellën e Bayern Munchen, ka...
GJERMANI-Tani është zyrtare: Dominik Szoboszlai është futbollisti më i ri i Leipzig. Klubi i Bundesligës ka njoftuar afrimin nga Salzburg të mesfushorit 20-vje&...
FRANCE – Ai është me origjinë nga Algjeria, si Zidane, i cili e ka vlerësuar shumë futbollistin e ri dhe i ka uruar atij, që një ditë të luajë te Real Madridi.B...
ANGLI-Federata Angleze e Futbollit akuzoi zyrtarisht Edinson Cavanin për racizëm për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram. Sulmuesi kishte shkru...
SPANJE – Këtë të enjte, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Spanjolle të Futbollit, është hedhur edhe shorti për gjysmëfinalet e S...
ITALI-Pas barazimit ndaj Genoa-s, Milan po mendon për ndeshjen e ardhshme kundër Sassuolos që do të luhet ditë e dielë në “Mapei Stadium. Shumë pikëpyetje për k...