Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Reforma ende në gjysmën e rrugës! Me qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut
23 Korrik 2021, 13:43Nga DOSJA
TIRANË– Raportet shqetësuese për korrupsionin në drejtësi, vendimet arbitrare u bënë shkaku që të niste një proces rindërtimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Nga dhjetori i atij viti deri në korrik të 2015 u zhvillua një debat i fortë dhe u kërkua edhe ndihma e komisionit të Venecias. Në korrik të 2016 erdhi radha e sprovës politike. Me ndikim direkt të ambasadës amerikane në Tiranë, 140 deputetët votuan reformën në natën e 22 korrikut të vitit 2016.
Nga nisja e vettingut deri më tani u shkarkuan 142 gjykatës dhe prokurorë, 132 janë konfirmuar dhe 50 janë dorëhequr. Hapi tjetër ishte ndërtimi i drejtësisë së re dhe të gjitha pritshmëritë u vendosën tek spak, prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e këtij institucioni zgjati dhe puna nisi e mangët për shkak se ende nuk është ndërtuar Byroja Kombëtare e Hetimit, por SPAK ka dhënë shenjat se personazhe të botës së krimit të organizuar por edhe politikanë të akuzuar për korrupsion nuk janë më të paprekshëm.
5 vite nga nisja e kësaj reformë, nuk mund të thuhet se procesi ka përfunduar. Një pjesë e madhe e gjykatave, përfshi edhe gjykatën kushtetuese që u ndërtuar e gjitha nga e para, nuk janë plotësuar me gjyqtarë. Janë më shumë se gjysma e prokurorëve që nuk janë kaluar në vetting. Vendimet abuzive nga gjyqtarët vijojnë. Politika e përkufizon këtë proces me emrin KÇK, por është vetë politika e të gjitha ngjyrave që ka kontribuar për të ndërtuar një sistem drejtësie kriminal që ende po reziston për të mos ikur nga skena.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Një automjet i llojit Ford Fiesta ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se aksidenti është regjistruar këtë mesditë në rrugën Ksami...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndihmësin ligjor në Gjykatën Administrativ...
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në v...
KURBIN– Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët këtë të premte në fshatin Katund i Ri në Kurbin. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa...
ANGLI– Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram dhe Youtube ai tallej me personazhe publike.Biba 20 vje&cced...
TIRANË– Kanë vijuar kontrollet nga policia për respektimin e rregullave rrugore, me qëllimshmangjen e aksidenteve. Policia bën me dije se në kuadër t...
TIRANË– Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadi...
BERAT– Një incident ka ndodhur në fshatin Lumas të Beratit, ku banorët e zonës u përballën me punonjësit e policisë së zonës, e gjitha për shkak të një konflikt...
SHKODËR– Një djalë 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka përndjekur një vajzë, të cilën ka tentuar edhe ta marrë me forcë, ndërsa...