Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Reforma zgjedhore, reagon DASH/ Reeker: E mirëpresim marrëveshjen, hap i rëndësishëm, puna e Yuri Kim…
23 Korrik 2020, 19:31Nga DOSJA
SHBA- Ambasadori për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë në Deartamentin e Shtetit, Philip Reeker, ditën e sotme është shprehur se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri.
Gjatë një telekonferencë me gazetarët në Bruksel, ai ka shtuar se SHBA është e kënaqur nga puna e ambasodores Yuri Kim, e cila ka ndihmuar shqiptarët duke shtuar se ata duan të shohin zhvillime pozitive në Shqipëri.
“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.
Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota proka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përfaqësuesi i maxhoranës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje emailit të opozitës jashtëparlamentare për një tjetër mbledhj...
Ilir Beqaj, ish-ministër i shendetësisë dhe aktualisht deputet i PS, në një intervistë për emisionin ‘Në Fokus’ në TvT thotë se rritja e kapacitetit të testimev...
MAT– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga brenda Bashkisë së Matit, ku pretendon se kryebashkiaku Agron Malaj përdor gjuhë vulgare nda...
TIRANË– Opozita jashtëparlamentare ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik sërish ditën e nesërme, në orën 17:00 për të vijuar dialogun.Në emailin dërguar...
TIRANË- Debat me tone të ashpra në takimin e sotëm mes Rudina Hajdarit dhe dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Menjëherë pasi dy përfaqësuesit e opoz...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.Mësohet se takimi mes ambasadores dhe Topallit në mesditë u z...
TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar më shumë transparencë për ndryshimet Kush...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari nuk heq dorë nga kërkesa e saj për hapje të listave, dhe qëndrimin e saj e ka shprehur edhe sot në takimin e Këshillit Pol...
TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik bëri me dije se palët miratuan li...