Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për zgjedhjet në qarkun e Korçës. Në një deklaratë për shtyp, Spaho, i cili mban edhe postin e drejtuesit politik të qarkut të Korçës, ka ripërsëritur akuzat duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës nga institucioni.
“Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vërtetën dhe nuk do të bëjnë drejtësi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat kudo, përfshi edhe në Kolegjin Zgjedhor, siç kemi nisur sot betejën tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët! Regjimi Rama-Doshi mund ta pengojë për pak, por ai nuk është i fuqishëm ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS apo kudoqoftë!,”-shkruan ai.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Në Korçë qytetarët panë masakrën zgjedhore shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve. Panë sesi çdo institucion shtetëror u vendos në shërbim të Partisë Socialiste. Njerëzit panë sesi u punësuan qindra njerëz gjatë fushatës, u dhanë qindra leje legalizimi, u shpërndanë tendera për të blerë votat, u blenë votat me para në dorë.
Këto fakte janë kallëzuar të gjitha në SPAK, por asnjë nga provat për blerjen e votës nuk u morën parasysh. Shërbëtorët e Edi Ramës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi. Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë. 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.
KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Korçës, Devollit, Pogradecit, Maliqit dhe Ersekës sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi. Në qarkun e Korçës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.
Dosja e qarkut të Korçës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve. Megjithëse ka hedhur poshtë pa argument çdo kërkesë të Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve, KAS nuk iu përgjigj asnjëherë disa pyetjeve të thjeshta: Pse refuzoi të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkive dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzoi t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës.
Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vërtetën dhe nuk do të bëjnë drejtësi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat kudo, përfshi edhe në Kolegjin Zgjedhor, siç kemi nisur sot betejën tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët! Regjimi Rama-Doshi mund ta pengojë për pak, por ai nuk është i fuqishëm ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS apo kudoqoftë!
LAJMI KRYESOR: Mbledhja e KAS/ Mbyllet maratona e ankimimeve, rrëzohet kërkesa e PD dhe LSI-së për përsëritje zgjedhjesh në Korçë, Elbasan dhe Fier
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla “thyen” heshtjen sot në një rrëfim për gazetarin Çim Peka në Syri Tv. Në orën 20:45, Llall...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 17 qershor do shqyrtojë padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefsh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’, shkrimin e gazetarës franceze ‘Le Figaro’ që lidhet me skandalin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë....
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përballë gazetarëve tha ditën e sotme se presidenti është i detyruar që të thërrasë seancën e parë p...
TIRANË– Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj, kanë komentuar vendimin e marrë nga Kolegji Zg...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar ashpër videot e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Me anë të një statusi në Twitter,...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve dha vendimin e fundit ditën e sotme. Në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, KAS vend...
TIRANË- Togat e zeza e Kolegjit Zgjedhor kanë dhënë vendimin për ankimimin që depozitoi Partia Demokratike për qarkun e Gjirokastrës. Pasi palët u dëgjuan ...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga kolegu i PD-së në mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin për kërkesën ankimore të PD-LSI, që kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë p...