Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Refuzoi mandatin e deputetes, Çomo: Nuk braktisja dot luftën me COVID-in
15 Janar 2022, 20:41Nga DOSJA
TIRANË – Mjekja Najada Çomo pranoi se dorëzoi mandatin e deputetes për shkak të rritjes së numrit të rasteve me infektim nga COVID-19. Në intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, çomo tha se do të jo normale që të shkonte në parlament në një kohë kur nevojitej përkushtimi i saj ndaj menaxhimit të pandemisë.
Ajo shtoi nëse situata e infektimeve nga COVID-i do të ishte ndryshe, ajo do të ushtronte mandatin si deputete në parlamentin shqiptar.
PJESË NGA EMISIONI “KJO JAVË”:
Pse e refuzuat ftesën si deputete? Najada Çomo: Mua mu propozua që të isha kandidate për deputete nga kryeministri. Ishte nder i madh dhe e pranova këtë kërkesë për të çuar zërin tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Shkuarja në parlament përkoi me shtimin e numri të rasteve dhe e quajta jo normale për të ikur nga lufta e për të shkuar në një vend tjetër. U gjet një zgjidhje kompromisi që unë të vazhdoja punën në spital.
A ishit e dyzuar në vendimin? Najada Çomo: Jo s’kam qenë e dyzuar. Nëse do të kishim numër të vogël rastesh, vendimi im do të ishte ndryshe. Por shtimi i rasteve, ishte e pamundur për të braktisur luftën. Kjo është një luftë që duhet çuar deri në fund.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Të hënën, Shqipërinë do ta vizitojë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse në Parlament. ...
GJIROKASTËR– Detaje të reja janë bërë të ditur nga zjarri që përfshiu ditën e sotme një banesë në qytetin e Gjirokastër. Flakët përfshinë banesën në ...
TIRANË– Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar protestë ditën e hënë për shkak të kushteve të punës, vonesës së pagave dhe mungesat e rregjistrave. Në ...
DURRËS – Një drejtues makine është dërguar në Spitalin e Durrësit pasi automjeti i tij u përplas me bordurën në aksin rrugor Sukth-Manzë. Shtetasi B....
TIRANË-Pesë punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan ditën e sotme si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit, policia arr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë në kryeqytet. Në fja...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori disa vendime drastike ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kreu i PD-së vendosi ndrysh...
TIRANË-Alfred Rushaj nuk do të jetë më në krye të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe as nënkryetar. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha b...