LIVE UPDATES
Editorial

Rënia e murit Berlinit e parë nga ëmbëltore Elida

8 Nëntor 2019, 18:27 Nga DOSJA
Rënia e murit Berlinit e parë nga ëmbëltore Elida

1.Ditën që ra Muri i Berlinit di saktësisht se kam ndier të jetë një ngjarje e madhe dhe nuk kam ditur saktësisht se çka do të ndodhë më tutje.

Një ndjenjë të tillë kanë pasur shumica e njerëzve që kanë ndenjur në ëmbëltoren “Elida” në “Boro e Ramiz”, vendi tashmë i njohur ku pinin kafe figurat kryesore të asaj që do të bëhet “Alternativa” e Kosovës, opozita demokratike ndaj pushtetit të Beogradit dhe të sistemit komunist në tërësi.

“Alternativa” e Elidës ndonëse nuk ka ditur se çka do të ndodhë më tutje, ka ditur se duhet të ndodhë shpejt. Dhe brenda disa javëve në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës dhe rreth saj u hap pak nga pak dera e opozitarizmit me themelimin e degës së Prishtinës të “UJDI-së” (Shoqatës për Iniciativë Demokratike të Jugosllavisë), pastaj një goditje më e madhe me themelimin e Sindikatës së pavarur të punëtorëve të “Ramiz Sadikut” (e pastaj edhe të Kosovës), dhe përfundimisht sistemit iu dha përmbysje me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Brenda disa javëve, para tridhjetë vjetësh, Kosova krijoi lëvizjen më të madhe pro-demokraci në Jugosllavi.

2.Ka tashmë dhe do të ketë historianë që do të merren me këtë periudhë. Pa dyshim që ka gjëra për të shkruar, madje bukur shumë, prej dëshmitarëve që janë ende të gjallë dhe që mund t’ia japin kontributin e tyre të çmuar historisë.

Por, ndërsa mendoja se çka do t’ia vlente të shkruhej për tridhjetëvjetorin e rënies së Murit, më ngacmoi përshtypja se Muri në fakt është ende duke u rrëzuar.

Përshtypja është e gabuar, e di. Muri i Berlinit është rrëzuar – ka tridhjetë vjet gati që shkoj rregullisht në Berlin dhe shoh se si po integrohet qyteti dhe se si vija ndarëse, në asfaltin e rrugëve, mbetet shenjë e rëndësishme për turistë, historianë dhe bashkëkohës.

Dhe dihet që me Murin ra edhe Bashkimi Sovjetik, Pakti i Varshavës, e me këtë rënie të botës dypolare ra edhe Jugosllavia, e zhbërë në luftëra që vranë qindra e mijëra njerëz, ajo e fundit u bë në Kosovë.

Po, që të gjitha këto ndodhën. Dhe po ta shikosh nga perspektiva e një polaku, lituani apo hungarezi, Muri i Berlinit definitivisht ka rënë. Po ta shikosh nga “Elida”, gjërat duken pak më ndryshe.

3.Nëse thjeshtësohet, ajo që quhej “Alternativa” në fund të vitit 1989 , pra para tridhjetë vjetësh, kishte një platformë prej tri pikësh. Me “Platformën Elida”, nën një, Kosova duhej të bëhej një shtet demokratik. Dy, ajo Republikë, pra shtet demokratik, duhej të kishte të drejtë të vendoste fatin e vet barazi me republikat e tjera; në rast të zhbërjes së ish-Jugosllavisë , do të bëhej e pavarur. Tre, ajo Republikë do të ishte pjesë e botës euroatlantike.

Jemi afër apo larg asaj platforme?

Vlen të shikohet nga të dy prizmat, edhe të afërsisë e edhe të largësisë.

Po, Kosova është shtet që mban rregullisht zgjedhje , dhe këto të fundit, më 6 nëntor, nuk po kontestohen për ndonjë gabim a vjedhje të madhe apo të ndonjë rëndësie. Por, gjithashtu, Kosova konsiderohet prej një pjese të madhe të opinionit publik e tashmë edhe prej vlerësimeve të vrojtuesve të Bashkimit Evropian si një shtet i kapur.

Po, Kosova është një vend që ka vendosur për fatin e vet, pas negociatave të gjata me bashkësinë ndërkombëtare dhe me ndihmë të saj, dhe ka shpallur pavarësinë si pjesë e një projekti më të gjerë se vullneti vetjak. Por, gjithashtu, kjo pavarësi është kontestuar në formë aktive nga Serbia dhe përkrahësit e saj ndërkombëtarë, e me mendjelehtësi (për të mos dhënë akuzë më të rëndë) pushteti i Kosovës i paspavarësisë ka nënshkruar me dorë të vet se Kosova është e kontestueshme edhe si pavarësi, edhe si territor.

Dhe, po, Kosova është pjesë e kujdesit të botës euroatlantike. Paqen dhe tërësinë tokësore të vendit i ruan NATO-ja, rrugën e shtetformimit e ndihmojnë në formë aktive BE-ja dhe SHBA-ja. Por, njëkohësisht, ka shtete të BE-së dhe të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke ia mbajtur larg perspektivën e integrimit në botën euroatlantike. Në këso konditash, vendit i janë vërsulur ideologjitë dhe veprimet e aktorëve joevropianë dhe joperëndimorë, nga Rusia, Turqia, vendet e Gjirit.

Po të përmblidhet në një fjali, Kosova është demokraci zgjedhore që e ka shpallur Pavarësinë e saj dhe e ka synim botën euroatlantike.

Por, njëkohësisht, e vërtetë është edhe kjo fjali e kundërt: Kosova është shtet i kapur me pavarësi e sovranitet të kontestuar dhe me perspektivë të largët integrimi euroatlantik, aq të largët, saqë prej kohësh e vetmja formë e integrimit në Evropë është emigrimi.

Puqja e dy fjalive kundërthënëse mes vete tregon një paqartësi historike. Dhe kjo ndodh sepse, për Kosovën, ende shihet pluhuri i rënies së Murit të Berlinit.

4.Pluhuri i ka tri dimensione.

I pari është i sigurisë evropiane. Para se të shembej Muri i Berlinit, Moska ishte në kufijtë lindorë të Jugosllavisë, në Bullgari e Rumani. Sot është te ura e Mitrovicës, nëpërmjet ngacmimit aktiv kundër Kosovës së pavarur si një produkt të politikës perëndimore. Republika e Kosovës, si shtet demokratik, funksional dhe pjesë e një Evrope të bashkuar, është në kundërshtim me interesin e Rusisë për të mbajtur pika të hapura konfrontimi me Perëndimin, sa më larg kufijve të Rusisë.

I dyti është ai i paqes evropiane, i fundit të çintegrimit të Jugosllavisë, të fundit të konflikteve. Ndonëse lufta ka përfunduar para 20 vjetësh, Kosova dhe Serbia nuk jetojnë me marrëveshje paqeje. Që të dyja jetojnë në konflikt të papërfunduar.

Dhe i treti ka të bëjë me identitetin evropian. Para tridhjetë vjetësh rënia e Murit simbolizonte rënien e pengesave për shtrirjen e një forme të shoqërisë e shtetësisë që karakterizonte shtetet evropiane të Perëndimit. Të mbledhura nën një kulm vlerash dhe institucionesh, shtetet e Evropës duhej të përfshinin brenda vetes tërë hapësirën prej Atlantikut deri në kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Sot, në atë Evropë, qytetari i Kosovës është më i izoluar se ai i vitit 1989. Më 1989 qytetari i Kosovës, paradoksalisht, ishte më evropian në të drejtat e tij të lëvizjes se ai polak, estonez apo rumun.

Që tani ekziston Evropa e rrathëve koncentrikë të lirive. Në qendër janë ato shtete që përbëjnë bërthamën euroatlantike. Në rrethin pasues janë ato shtete që po i adaptohen euroatlanticizmit, ndonjëherë edhe duke shkarë kah “demokracia joliberale”, siç ndodh në Evropën Qendrore. Në periferi janë ato shtete që janë nisur disi drejt bërthamës. Në periferi të periferisë është Kosova.

5.Tridhjetë vjet pas, Kosova bën mirë t’i kthehet e të riformulojë caqet e veta për dhjetëvjetëshin e ardhshëm.

Tri pikët e vitit 1989 ende vlejnë, me fokusim më të hollësishëm.

Pra, në “Elidë” thoshim se Kosova duhet të jetë shtet demokratik, me të drejtë që të vendosë barabar me shtetet e tjera dhe që pjesë e asaj vendosjeje ishte të qenit brenda familjes euroatlantike, tash duhet të riformulojmë nga fundi.

Kosova duhet në këtë dhjetëvjetësh të jetë shtet anëtar i NATO-s. Anëtarësimi do ta vendosë vendin qartazi në familjen ku e ka vendin. Kufijtë e Kosovës duhet të jenë kufij të jashtëm të NATO-s, ndërsa ushtria e saj në dispozicion për operacione shumëkombëshe paqeruajtëse.

Kosova duhet të jetë e barabartë me shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë, ashtu siç u deklaruam më 1989. Kjo barazi nuk është e mundur pa e arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje me Serbinë, që do t’i japë fund konfliktit. Barazia mes Kosovës dhe të tjerëve mund të mbërrihet vetëm me respekt të ndërsjellë; kjo gjë vlen edhe për Serbinë.

Dhe, Kosova duhet të jetë një demokraci funksionale evropiane. Kjo do të thotë që të jetë edhe shtet i së drejtës, edhe shtet modern social, çfarë janë shtetet e tjera evropiane. Se a do të jetë ky shtet pjesë e BE-së dhe çfarë do të jetë BE-ja, nuk është çështje që vendoset në dhjetë vjetët e ardhshëm; me rëndësi është ta gjejë Evropën brenda vetes.

Brenda këtij dhjetëvjeçari duhet kërkuar prapë një pikë inspirimi: në kushte shumëfish më të mira se ato që i kishim më 1989, ky vend duhet të fillojë të gjenerojë shpresë, atë energji të madhe, kolektive, që e kishim para tridhjetë vjetësh, ndërsa rrëzohej një mur i madh që ndante kombe, mundësi e liri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 5 Nëntor 2019, 15:22

Hashim Thaçin e ka zënë gjaku dhe harami

Ky veç çka s’u dalë cullak.Pasi që ashiqare (me aminin e Mahir Yagcilarit, që është një tip silent, shumë i rrezikshëm dhe gjithmonë i ‘pashmangsh...

Editorial 30 Tetor 2019, 10:54

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkru...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj