LIVE UPDATES
Editorial

A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

1 Nëntor 2019, 18:25 Nga DOSJA
A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

Valë zemërimi e revolte po kalojnë në Gjermani ndaj Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Njëherë ato ngrihen në tabloiden Bild-Zeitung dhe e nxjerrin si vampir që thith kursimet e gjermanëve Presidentin e fundit të Bankës, italianin Mario Draghi. Shtrihen pastaj në protesta  politikanësh, ekonomistësh dhe të mediave, se politikat e Bankës po i shpronësojnë gjermanët. Dhe përfshijnë në vorbull edhe bankierë të njohur të bankave qendrore evropiane: ata protestojnë publikisht se Banka Qendrore Evropiane ka kaluar kufirin: me blerjen e borxheve ajo po financon shtetet e jugut të Evropës.

Revolta e gjermanëve ndaj një institucioni të pavarur qendror evropian është më e madhja në BE. Ajo është e pazakontë për Gjermaninë, aq sa vëzhgues të shqetësuar kujtojnë madje fillimin e armiqësisë 30 vjeçare të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian.

Montim fotografik i gazetës bulevardeske gjermane Bild-Zeitung

Nga njëra anë revolta nxitet nga pasiguria se ku do ta çojnë Eurozonën politikat e “përmbytjes së tregut” me para nga Banka Qendrore Evropiane. Për Eurozonën ky instrument përdoret për herë të parë. Nga ana tjetër protesta ndizet nga përvoja reale e dhimbshme e të prekurve, që përjetojnë se kursimet e jetës e humbasin vlerën, sepse interesat bankare janë minimale.

Në 1 nëntor nisi mandatin në Frankfurt mbi Main Presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane, francezja Christine Lagarde. Në disa prononcime ajo ka deklaruar se e mbështet frymën e politikës së paraardhësit Mario Draghi.

Por ashpërsinë aktuale kritikat në Gjermani e morën pas vendimit të fundit të ish-Presidentit Mario Draghi: për të ulur normën orientuese të interesit të Bankës Qendrore Evropiane në negative, në 0,5 përqind; si dhe për të rinisur blerjen e huave shtetërore (të vendeve me probleme ekonomike), në shumën 20 miliardë euro. Pas kësaj, një anëtare gjermane e bordit drejtues të BQE, Sabine Lautenschläger, dha dorëheqjen. Ajo është përfaqësuesja e tretë e Gjermanisë që jep dorëheqjen, në një kohë që dorëheqje nuk ka dhënë askush nga përfaqësuesit e 18 shteteve të tjera të Eurozonës.

Edhe në Gjermani, politika ia njeh Draghit meritën që e stabilizoi Euron në turbullirat pas krizës financiare të vitit 2008. Këtë ai e arriti praktikisht me tre fjalë të një fjalie, thonë në Gjermani, që u bënë të famshme sepse rikthyen besimin e tregjeve te monedha e përbashkët: ato qenë “çfarëdo që të nevojitet”. “Brenda mandatit tonë ne jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që të nevojitet për të mbrojtur euron. Dhe më besoni, do të jetë mjaft”, tha Draghi (26.07.2012).

Kjo vlerësohet si pikë kthese në shpëtimin e Euros, në krizën më të rrezikshme për monedhën e përbashkët.

Çfarë kritikojnë gjermanët?

Më fort, në Gjermani (dhe në disa shtete të tjera si në Austri e Holandë) ekonomistët dhe media kritikojnë blerjen e huave shtetërore nga Banka Qendrore Evropiane. Ky financim monetar i shteteve në krizë nuk i nxit ato të ndërmarrin reforma të nevojshme, strukturore.

Kritika e dytë vjen për objektivin e Bankës Qendrore Evropiane: për ta ngritur në plan afatmesëm inflacionin në Eurozonë në kuotën 2.0 përqind, nga 0,9 përqind sa është tani.

Inflacioni i ulët i mban edhe çmimet më të ulëta. Banka thotë se kur kjo ndodh për një kohë të gjatë dhe gjerësisht mund ta frenojë ekonominë, sepse sipërmarrjet dhe konsumatorët nuk investojnë.

Prandaj, për t’i nxitur sipërmarrjet për investime, BQE e mban normën orientuese të interesit tek zero përqind.

Por një politikë e nxitjes së inflacionit zgjon sidomos te gjermanët e shkolluar, traumën e hiperinflacionit të tmerrshëm të vitit 1923 në Gjermani. Me interesat minimale bankare, Banka Qendrore Evropiane po i shpronëson sot gjermanët si atëherë shteti, është ankesa më e përhapur.

Weimar, 1924

Ndjesia shumëfishohet nga kujtesa historike, pasi gjermanët kanë edhe sot tendencën të mos i rrezikojnë kursimet (investojnë pak në aksione). Edhe bankat dhe shoqëritë e sigurimeve vuajnë nga interesat negative bankare. Ato kanë nisur t’u kërkojnë njerëzve të paguajnë që t’ua administrojnë paratë – dhe kjo shkakton indinjatë. Sasia e madhe e Eurove në qarkullim, ide e Draghit, shihet më tej si nxitëse për flluskat në tregun e pasurive të paluajtshme në Gjermani.

A po bën BQE shpërndarje të re të pasurisë nga Veriu drejt Jugut të Evropës?

Në njëfarë mënyre po. Bankën Qendrore Evropiane e kritikojnë se në fakt e ka zgjeruar fshehtas mandatin. Ajo po financon praktikisht me para shtetet në krizë (kryesisht në jug të Evropës) duke ua blerë atyre huatë shtetërore, borxhet.

Mbrojtësit e politikës së bankës thonë se ulja e interesave bankare nga BQE ka rigjallëruar ekonominë dhe pakësuar kështu papunësinë. Christine Lagarde deklaroi në një intervistë para nisjes së mandatit, se “duhet të jemi më të lumtur të kemi një vend pune, se sa të mbrojmë kursimet”.

Por, këtë logjikë kuptohet se nuk e dëgjojnë me dëshirë ata që kanë pasur p.sh. sigurime të jetës apo kursime për pleqërinë, që tani u ka rënë vlera. “Shpëtimtari i lig”, e cilësoi këto ditë Draghin televizioni publik gjerman ZDF. ZDF tha këto ditë se familjet gjermane kanë humbur prej 2011 deri 2019, për shkak të interesave të ulëta bankare, 344 miliardë Euro neto. Vërtet që kreditë me interesa më të ulëta u kanë kursyer gjermanëve 281 miliardë euro. Por kjo vetëm sa ka zbutur humbjen totale, që në fakt ka qenë 625 miliardë euro humbje bruto.

Qeveria gjermane: mbështetje në heshtje e politikave të BQE

Politikat e nisura nga Banka Qendrore Evropiane me Draghin janë të diskutueshme edhe për ekonomistë të pavarur.  Por qeveria gjermane i ka mbështetur ato (heshturazi). Kritikat nga politika e lartë gjermane kanë ardhur duke u pakësuar. Kjo në një kohë kur jo më larg se viti 2016, ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble e akuzoi BQE se po forcon ekstremin e djathtë me politikën e saj .

Konsensusi në politikën gjermane mbetet: që Gjermania nuk duhet të marrë rolin e financuesit të një “unioni të transfertave”. Në këtë kuadër, Gjermania ka pranuar vetëm një buxhet minimal për Eurozonën, jo në përmasat siç e kërkoi atë Emmanuel Macroni. Një buxhet më i madh për 19 shtetet e eurozonës do të kërkonte edhe struktura politike, që do të përcaktonin politikat fiskale. Por për disa vëzhgues, ky përfundim i ndërtimit të Euros, do t’i ofronte Francës tërthorazi edhe mundësinë që ta lëkundte pozicionin e fortë të Gjermanisë ndaj konkurencës, të cilin Gjermania e ka siguruar që me themelimin e eurozonës.

Me mbështetjen e politikave të Bankës Qendrore Evropiane, qeveria Merkel vazhdon traditën e nisur që kur Gjermania nën Helmut Kohlin ra dakord të braktisë Dojçmarkën për Euron. Megjithëse nuk u deklarua, për ekonomistët që atëherë ishte e qartë se braktisja e Dojçmarkës dhe përqafimi i Euros në Bashkimin Evropian, në një organizatë shtetesh me fuqi të ndryshme ekonomike, do të kërkonte dikur transferta kapitali, në dobi të bashkësisë: nga Gjermania më e fuqishme, tek të tjerët. Disa analistë arrijnë në përfundimin se detyrimet e pafundme që u vë Banka Qendrore Evropiane Bankave Qendrore nacionale, po kryejnë praktikisht një transfertë në hije të kapitalit nga veriu i pasur, nga Gjermania, drejt jugut të Evropës.

François Mitterrand dhe Helmut Kohl – gjest historik (Verdun, 1984)

Helmut Kohli pranoi të braktiste simbolin e fuqisë ekonomike gjermane, Dojçmarkën, që Franca me François Miterrand-in të jepte dakordimin për ribashkimin e Gjermanisë. Me monedhën e përbashkët në BE, Gjermania do të lidhej me Evropën dhe nuk do të synonte ta kthente atë në Evropë “gjermane”. (Një shije të kësaj të fundit disa shtete të Eurozonës e përjetuan me politikat e kursimit (austerity) të kërkuara nga Gjermania në krizën e Eurozonës.)

Të gjitha qeveritë gjermane që atëherë e kanë të qartë:  për tregtinë e fuqishme të saj, Bashkimi Evropian i ofron Gjermanisë një ambjent të sigurtë dhe stabilitet demokratik të rrallë. Rreth 40 përqind të mallrave Gjermania i eksporton në Eurozonë, ku ka të garantuar një fuqi blerëse të lartë. Monedha e përbashkët i eleminon Gjermanisë humbjet që do të vinin nga kurse jostabile këmbimi të monedhës. Prej kësaj vuajnë shtete me fuqi të ngjashme ekonomike, si p.sh. Japonia, që nuk kanë një kuadër gjeografik e ekonomik kaq të përshtatshëm sa Gjermania.

Këto elemente shpjegojnë faktin se pse edhe qeveria Merkel e mbështet kursin e Bankës Qendrore Evropiane: një shprehje e fortë solidariteti dhe përgjegjësie ndaj shtëpisë së përbashkët evropiane.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial auron dodi banka qendrore evropiane auron dodi banka qendrore evropiane

Sondazh

Poll
Editorial 30 Tetor 2019, 10:54

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkru...

Editorial 21 Tetor 2019, 12:00

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit ...

Editorial 19 Tetor 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!