LIVE UPDATES
Editorial

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

21 Tetor 2019, 12:00 Nga DOSJA
Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit të prekshëm nga inkuadrimi ushtarak i Turqisë fqinje, ishte një vendim i tmerrshëm. Forcat kurde në kontroll të rajonit kishin qenë partneri kryesor amerikan në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS). Braktisja e tyre nga ana e Trump përforcoi dyshimet tashmë ekzistuese në rajon dhe në mbarë botën në lidhje me faktin nëse Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i besueshëm.

Vendimi gjithashtu krijoi kushte që mundësojnë lirimin e qindra e ndoshta mijëra terroristëve të ISIS në burgjet e drejtuara nga kurdët  dhe që mund të fillojnë përsëri aktivitetet e tyre terroriste sapo t’u jepet mundësia. Çështja tani është kur, jo nëse, forcat amerikane do të duhet të kthehen në Siri për të luftuar me një ISIS të rikonstruktuar (me shumë gjasa pa një partner lokal që të përballet me pasojat e këqija të luftimeve). Ndërkohë, kurdët i janë drejtuar qeverisë siriane për mbrojtje kundër forcave turke, një veprim që i ka lejuar regjimit brutal të presidentit Bashar al-Asad (i mbështetur nga Rusia dhe Irani) të ripohojë kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit. Nga ana e saj, SHBA-ja ka humbur pjesën më të madhe të mekanizmit që kishte në dorë për të dikuar në një rezultat politik në Siri.

Vendimi i gabuar i Trump duket se buron nga dëshira e tij për të bërë mirë bazuar në premtimin që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ku premtoi tërheqjen e Ushtrisë Amerikane nga Siria dhe Lindja e Mesme më gjerësisht. Por kjo shtron një pyetje më të madhe: duke pasur parasysh ndikimin negativ të kësaj lëvizjeje, pse do të besonte ai se kjo do të rezultonte një lëvivjze popullore në vend?

Një shpjegim është se Trump po ngatërron “luftërat e pafundme” me një prani të hapur ushtarake. Ky konfuzion është i kushtueshëm. Ajo që po bënte SHBA-ja në veri të Sirisë ishte e zgjuar dhe efikase. Forcat kurde morën pjesën më të madhe të rolit luftarak kundër ISIS; kontributi amerikan ishte modest dhe ishte i kufizuar kryesisht në këshillimin dhe ofrimin e mbështetjes së inteligjencës. Për më tepër, prania e SHBA-së frenoi veprimet e turqve, sirianëve, rusëve dhe iranianëve. Me tërheqjen e trupave amerikane, ai kufizim u zhduk brenda natës.

Më thelbësore, vendimi i Trumpit hyn në një traditë të vjetër amerikane të izolimit, e cila daton që nga koha e Etërve Themelues të Amerikës. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë kjo traditë ishte e fjetur, por është rishfaqur kohët e fundit, e nxitur nga “lodhja e ndërhyrjes”, e shkaktuar nga luftërat e gjata dhe të shtrenjta në Afganistan dhe Irak. Fiton vrull nga pikëpamja e përhapur në vend se shumë nevoja të brendshme – që nga infrastruktura deri te kujdesi shëndetësor dhe arsimi – nuk po plotësohen. Një mungesë theksi mbi politikën e jashtme dhe botën në shkollat ​​dhe mediat amerikane po kontribuon gjithashtu në këtë kthesë të brendshme.

Slogani i Trump “Amerika e parë” bazohet në idenë se kostot e lidershipit amerikan në botë po i tejkalojnë shumë përfitimet. Burimet që shpenzohem për aktivizëm jashtë vendit, sipas kësaj pikëpamje, do të shpenzoheshin më mirë në shtëpi.

Sado tërheqës të mund të duken argumente të tilla, ideja që SHBA-ja mund t’i kthejë shpinën botës dhe përsëri të vazhdojë të lulëzojë edhe kur rendi global bie, është shumë e gabuar. Trump ka pohuar vazhdimisht se Siria nuk është kritike për sigurinë e Amerikës, duke vënë në dukje se ajo është mijëra kilometra larg. Por amerikanët më 11 shtator 2001 mësuan se distanca nuk është garanci për siguri. Në mënyrë të ngjashme, sëmundjet infektive, efektet e ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet nuk ndalen në kufijtë kombëtar.

Kostot e rolit global të Amerikës janë shumë të konsiderueshme. Vetëm buxheti i mbrojtjes tani arrin në 700 miliardë dollarë në vit, dhe inteligjenca, ndihma e huaj, diplomacia dhe mirëmbajtja e një arsenali bërthamor sjellin shpenzime të përgjithshme në më shumë se 800 miliardë dollarë. Por si përqindje e GDP-së, kjo është shumë poshtë mesatares së Luftës së Ftohtë. Dhe historia tregon se megjithatë ekonomia amerikane lulëzoi edhe me këtë nivel të lartë shpenzimesh.

Për të qenë të sigurt SHBA-ja ka shumë mangësi të brendshme, nga arsimi publik deri te kujdesi shëndetësor, por kryesisht këto probleme nuk janë rezultat i mungesës së shpenzimeve. Vendi shpenzon  më shumë sesa dyfishi i mesatares së OECD për kujdesin shëndetësor, por amerikanët nuk jetojnë gjatë dhe nuk bëjnë jetë të shëndetshme. Në mënyrë të ngjashme, shpenzimet e larta për arsimin nuk japin rezultate më të mira sesa në vendet që shpenzojnë më pak. Gjithmonë është më e rëndësishme mënyra sesi shpenzohen paratë sesa shuma që shpenzohet.

Por fakte të tilla janë gati të parëndësishme kur bëhet fjalë për debatin politik. Shumë prej kandidatëve që kërkojnë nominimin e Demokratëve për të sfiduar Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ndajnë të paktën disa nga pikëpamjet e tij izoluese dhe sondazhet zbulojnë se e njëjta gjë ndodh edhe me shumë amerikanë. Trump është një pasqyrim i gjendjes shpirtërore të Amerikës dhe një farë shkalle e caktuar Trumpizmi – një dëshirë për t’u tërhequr nga angazhimet globale në përgjithësi dhe ato ushtarake në veçanti – ka gjasa të vazhdojë të ekzistojë.

Në një moment, gjërat do të ndryshojnë. Historia sugjeron se periudhat e tërheqjes shpesh përfundojnë për shkak të një tronditje të madhe gjeopolitike, pasuar nga periudha tendosjeje. Problemi është se tronditje të tilla kanë tendencë të jenë të kushtueshme sa i përket jetës dhe burimeve njerëzore. Por, tani për tani, dhe në një të ardhme të parashikueshme, Amerika nuk ka gjasa të zhvillojë një politikë të jashtme në përpjesëtim me interesat dhe forcën e saj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial donald trump richard n. haass donald trump richard n. haass

Sondazh

Poll
Editorial 19 Tetor 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

Editorial 18 Tetor 2019, 10:49

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij pë...

Editorial 16 Tetor 2019, 11:25

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, preside...

Editorial 12 Tetor 2019, 08:52

Emri i ndryshimit

KOSOVË- LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.1.Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pa...

Editorial 12 Tetor 2019, 05:28

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, le...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë