LIVE UPDATES
Editorial

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

12 Tetor 2019, 05:28 Nga DOSJA
Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, lexon lajmet për një akt terrorist antisemitist dhe radikalist të djathtë në Hale – dhe pikërisht në kulmin e kaq parandjenjave të këqija, që ajo i përjeton si déjà-vu – dëgjon për vendimin e Komitetit të Çmimit Nobel.

Ky komitet falë fushatës MeToo ka zbuluar konflikte interesi dhe raste korruptive, të cilat po ashtu zgjojnë déjà-vu të tjera tek një europiano-juglindore e sprovuar me dhimbjen. Për vitin 2018 nuk u dha çmimi Nobel, tani ai i jepet autores polake, Olga Tokarczuk. Menjëherë ajo ngrihet lart në mediat e botës gjermane për qëndrimin e saj kritik kundër nacionalizmit polak. Kurse çmimi Nobel për vitin 2019 i jepet – Peter Handkes! Për të thuhet menjëherë, se duhet ndarë estetikja nga elementi politik, sepse politika nuk është argument qendror në dhënien e çmimit Nobel. Çfarë është kjo?

Deri në mbrëmje kishte shumë reagime. Hendeqe të rinj hapen. Në një kohë që shumë myslimanë boshnjakë shohin aty fyerjen e viktimave në Srebrenicë dhe mjaft shqiptarë nga Kosova solidarizohen me këtë, kroatët ndahen në njërën palë që thotë, se “vepra e Handkes është e madhe, por…” dhe të tjerët që thonë se “ai është çetnik”. Nga ana tjetër shumë serbë, të paktën me sa mund të kuptosh nga postimet në mediat sociale, ndjehen më në fund të kuptuar nga bota, por edhe mes tyre dalin konflikte.

Autori Dejan Tiago Stankovic shkruan në profilin e tij në Facebook: “I dashur Handke, (…)ne do ta falnim ty, që Millosheviçi, i cili e bëri jetën tonë mut dhe çoi drejt vdekjes një numër të madh njerëzish, të bëri për budalla, (…)por të lutem mos u bëj edhe një herë i tillë, dhe mos lejo, që kjo hordhi këtu (…) të të kthej në kukull të regjimit të vet analfabet.”

Ka qenë një ditë plot lajme shqetësuese. Atentatori i Hales kishte marrë shembull norvegjezin Anders Breivik dhe atentatin e Zelandës së Re në Christchurch, tha eksperti i sigurisë, Peter Neumann në Deutschlandfunk. Përmes imituesve mund të vijë puna deri tek një valë terrori…dhe gruaja nga Ballkani nuk mund të mos kujtojë, se vrasësi masiv Anders Breivik dhe Tarranti, të dy frymëzoheshin nga nacionalistët serbë, si Peter Handke.

Por jo, gjithkund theksohet: Nderohet një njeri i letrave, jo një politikan. Por letrari ka transmentuar në tekstet e tij edhe pikëpamjet e tij politike, dhe pa asnjë distancë, ai nuk lodhet së përsërituri e përforcuari tezat e tij në intervista, për ata që mendonin se ndoshta bëhet fjalë për letërsi. Kritikët duhet të kujdesen që të mos e kritikojnë këtë përzierje, ndryshe nuk e kanë kuptuar letërsinë…

Kapërcimi i kufijve si koncept

Falë fushatës MeToo është riformësuar edhe komiteti i Çmimit Nobel: Por çfarë tha për MeToo, Peter Handke në një intervistë: “Nuk mund ta dëgjoj më. Gratë, i ndezin burrat, dhe pastaj ankohen.” I ndezin? Pavarësisht, se çfarë thotë, ai e thotë kaq bukur, brohorasin admiruesit e tij. E çuditshme, që ai nderohet me një çmim, që jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm perceptohet si politik, por që edhe nga themeluesi i tij ishte i menduar si politik. Njerëzit e zakonshëm nuk i interesojnë, do thoshte Handke tani. Një duzinë deklaratash të tij luajnë me kapërcimet e kufijve të jokorrektesës politike, ato polarizojnë fort dhe të thëna njëherë ndezin debate pa fund. Kjo metodë zgjon edhe një déjà-vu tjetër për një grua nga Ballkani.

Në Vishegrad Handke pyeste: “Si mund të shpërthente një terror i tillë kaq hapur kundrejt një popullsie me shumicë myslimane, e armatosur mirë për një luftë dhe që i kishte njerëzit e saj në kyre?” Me këtë autori polemizon me gazetarët perëndimorë, sidomos ai i vë pikëpyetje një raporti në New York Times, sipas të cilit milicët serbë kishin ushtruar terror në Vishengrad. Në “Shtojcë vere” ai nuk habitet kushedi sa, që nuk banonin më myslimanë në Vishegrad, në një kohë që mund të pyeste veten, se ku ishin zhdukur myslimanët “e armatosur kaq mirë”?

Por kritika ndaj gazetarisë perëndimore dhe demokracive perëndimore bashkë me stilin e tyre të jetesës është për të më e rëndësishme se faktet dhe pyetjet që lindin. Me këtë Peter Handke u profilizua si një nga të parët, që i hapën rrugën nocionit “shtyp i gënjeshtrave”, pavarësisht faktit, që ekspertizat e Tribunalit të Hagës i konfirmuan raportimet e gazetarëve dhe pavarësisht faktit, që 57 gazetarë humbën jetën në luftërat në ish-Jugosllavi. Faktet pra nuk janë shumë vendimtare për Ballkanin, tha ai njëherë në një intervistë, Ballkani mund të ushqehet vetëm përmes “fiksionit-trillimit”. Gjë që ai e bëri me bollëk.

Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij ishte Marcel Reich-Ranicki, që e kuptoi herët, se admiruesit e Handkes paraqisnin “një lloj komuniteti besimtarësh”, dhe të cilit Handke nuk ia falte kritikat negative, kështu që shkrimtari e provoi me kritikun Reich-Ranicki që në vitin 1980 kapërcimin e kufijve të korrektesës politike. “…ashtu si ai që në dëshirën e përforcuar për vrasje, ndoshta nga getoja, humbi çdo lloj shenje për racën, dhe vetëm në popull ishte xhelati ekzemplar.” Pas vdekjes së kritikut, ai tha se “ajo mu mor për keq për antisemitizëm, por unë vetëm mund të habitesha për këtë.”

Tani gruaja nga Ballkani habitet për vendimin në Stokholm. Ish-partnerja e Handkes, Marie Colbin thotë, se Handke e ka qëlluar. “Unë ende e dëgjoj kokën si mu përplas në kalldrëm. Ende e ndjej këpucën alpine në bark dhe grushtin në fytyrë”, shkroi ajo në një letër publike për të, duke e akuzuar, se solidariteti i tij me Serbinë, bëhet vetëm nga narcizmi i tij.

“Në një farë mënyre ti je mirënjohës për këtë luftë, se ajo kënaq në mënyrë perverse dëshirën tënde të pashuar për njohje publike. Egoja jote fryhet dhe kjo më bën të ndjej përbuzje.” Janë fjalët e ish-partneres, por gruaja nga Ballkani dallon mendimet që i erdhën, kur lexoi për herë të parë udhëtimin e dimrit të estetit letrar dhe rebelit të elitës letrare.

Faktet? Jo fort të rëndësishme?

Po, në detin e lajmeve të këqija, ky nga Stokholmi ishte kulmi. Peter Handke që shprehjen “serbët të gjithë dhe kudo” e mori seriozisht, i quante kroatët me përbuzje “serbë-ustashë katolikë” dhe pyeste veten nëse “myslimanët serbë të Bosnjes që flasin serbokroatisht duhet të jenë një popull”. Dhe kjo në një tekst, ku ai dyshonte për raportimet nga Srebrenica. “dhe pse në vend të kërkimit të arsyeve…asgjë veç shitjes së fakteve dhe gjoja-fakteve lakuriq, të forta, të bëra për tregun?” Kritika ndaj tregut qëndron mbi gjenocidin, ai sheh më tutje se të gjithë gazetarët bashkë, por nëse duhet, ai ka kuptuar më shumë se të gjitha viktimat, viktimat gënjejnë bashkë me shtypin, por nëse duhet, poeti i madh i tërheq fjalët e tij ose i paketon në sqarime mistifikuese. Ndërkohë e di, se ai rregullisht e shan dikë si fashist, dhe merr poza të fortë drejtësie kundrejt të gjithë atyre që nuk e brohorasin, gjithkund këta budallenj dhe njerëz mesatarë.

“Drejtësi për Serbinë!”, thuhej në formë deklamative nga ai. E pikërisht ky njeri që ngrihet lart për virtuozitetin e tij gjuhësor, thotë në një intervistë: “Fjalët më të shëmtuara të Republikës Federale (Gjermane) vijnë nga gazetarët”. Në një kohë që ishte ai, që i tha televizionit serb në Rambouillet: “Ajo që serbët prej pesë, më shumë, tetë vjetësh kanë vuajtur nuk e ka vuajtur asnjë popull në Europë në këtë shekull. Për këtë nuk ka kategorizim. Tek hebrejtë, aty ka kategorizim, e për këtë mund të flasësh. Por tek serbët, është një tragjedi pa arsye. Ky është një skandal.”

Mënyrën e tij për të folur për “serbët”, “gjermanët”, apo “hebrejtë” si subjekte kolektive e ka kritikuar njëherë autori boshnjak, Xhevad Karahasan. Ai e meritonte, sipas mendimit tim, çmimin Nobel shumë më parë se Peter Handke. Po ashtu si një oponenti të Handkes, autori boshnjak, Bora Cosic. Por komiteti i çmimit Nobel me gjasë nuk i merr seriozisht njerëzit nga Ballkani, njësoj si laureati i tij i fundit. Edhe kjo është një déjà-vu.

Alida Bremer është një shkrimtare kroate që jeton në Gjermani. Ajo ka publikuar disa libra në gjermanisht, së fundmi romanin “Kopshti i Olivas”. Bremer punon edhe si përkthyese.

Marrë nga DW

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial alida bremer cmimi nobel për letersi dejan tiago stankovic alida bremer cmimi nobel për letersi dejan tiago stankovic

Sondazh

Poll
Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Editorial 28 Shtator 2019, 14:12

Ndërtimi, a po afrohet flluska?!

ritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lu...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën