LIVE UPDATES
Editorial

BE miraton rezolutën për strategji më të fortë ndaj influencës ruse

11 Tetor 2019, 07:52 Nga DOSJA
BE miraton rezolutën për strategji më të fortë ndaj

Në vazhdën e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet që zhvillohen në vende të tjera janë kthyer në një çështje të rëndësishme. Si rrjedhim BE iu desh një vit e gjysmë përgatitje për të mbrojtur zgjedhjet e veta, ato të zhvilluara në maj të këtij viti për Parlamentin Europian. Tani, legjislatura e re vendosi të merret me këto përpjekje për ndërhyrje. Gjatë sesionit plenar të mbajtur në Bruksel më 10 tetor, ligjbërësit e BE përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushata elektorale të vendeve të huaja dhe për dizinformimin. 469 deputetë europianë votuan për rezolutën, 143 ishin kundër saj dhe 47 abstenuan.

Zgjedhjet europiane nuk kanë qenë zonë e paprekur nga fallsifitetet

Parlamenti i BE thekson në rezolutë se vazhdimisht dalin në dritë dëshmi që tregojnë për ndërhyrje në të gjitha zgjedhjet kombëtare dhe europiane, “shpesh me tregues që flasin për ndikim të huaj”. Komisioneri i BE për çështjet e Sigurisë, Julian King tha gjatë debatit që u zhvillua në kuadër të përgatitjes së rezolutës. se gjatë zgjedhjeve për Parlamentin e BE “nuk ka pasur sulme dizinformimi të koordinuara në shkallë të gjerë”. “Por, për fat të keq kjo nuk do të thotë se këto zgjedhje janë zhvilluar pa dizinformime.” King ofroi një shembull nga Gjermania, ku promovimi online i një partie të përfaqësuar është bërë duke pasqyruar 86 përqind të gjithë aktiviteteve të partisë në Facebook, me katër herë më shumë komente, dhe gjashtë herë më shumë shpërndarje, se të gjithë partitë politike të kombinuara bashkë.

Problemi këtu është thotë Komisioneri, se pëlqimet dhe shpërndarjet janë bërë nga një grumbull adresash prej 80 mijë kontosh, pa emra të vërtetë por me iniciale. “Propaganda dhe dizinformimi i automatizuar në shkallë të gjerë është një fakt i jetës sonë politike moderne”. King nuk e përmendi emrin e partisë, por me sa duket ai flet për Alternativën për Gjermani, AfD ekstremiste e djathtë, sepse edhe më parë është raportuar se AfD është shumë përpara në përdorimin e mediave sociale. Kjo parti shpesh është akuzuar për lidhjet që ka me Rusinë.

BE-së i duhet një strategji më e fortë

Parlamentarët vënë theksin në rezolutë tek „rrezikshmëria e lartë e natyrës që ka propaganda ruse”. Prandaj, ata i kërkuan Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE që të përgatisë një strategji më efektive për t’iu përgjigjur dizinformimit rus “në mënyrë më të shpejtë dhe më të ashpër”.

Parlamenti i BE-së është i shqetësuar për ndërhyrjet jo vetëm në BE, por edhe në vendet fqinjë. Në rezolutë dënohen “aksionet agresive në rritje” nga vende të treta, aksione që kërkojnë të dëmtojnë demokracinë dhe sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere lindore. Vendet partnere lindore janë gjashtë vendet, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për të ndihmuar këto vende, BE duhet të mbështesë pavarësinë dhe mediat e ndryshme në to, thotë Parlamenti i BE.

Rezoluta përmend Rusinë si “burimin kryesor prej nga vijnë dizinformimet në Europë”. Po ashtu flitet edhe për dy vende të tjera, por emrat e tyre nuk përmenden. Disa deputetë propozuan që në rezolutë të futen edhe këto dy emra, por gjatë vitimit ky propozim nuk morri mbështetjen e duhur.

Diskutime për burimin kryesor të dizinformimit

Gjatë diskutimeve që u mbajtën në mbledhjen e mëparshme plenare në Strazburg, më 17 shtator, u fol shumë për çështjen se prej nga vijnë dizinformimet. Ndërkohë që përfaqësuesit e Komisionit të BE dhe të Këshillit të BE qëndruan neutralë, deputetët nuk donin të pushonin duke përmendur emrat e vendeve të treta.

Tomas Tobé nga Suedia shprehu pikëpamjen e EPP, grupit të qendrës së djathtë të parlamentit, sipas të cilit veçanërisht Rusia “është duke bërë luftë me intensitet të ulët informimi kundër Europës” nëpërmjet mediave dhe prokatorëve të sponsorizuar nga shteti. “Por, ne shohim shtete të tjera totalitare si Kina, Irani dhe Korea e Veriut, që përpiqen të dobësojnë marrjen e vendimeve në mënyrë demokratike tek ne”, shtoi ai.

Paratë që shpenzojnë vendet e BE për të përballuar dizinformimin e huaj nuk janë asgjë në krahasim me paratë, që përdorin vendet e tjera për të ushtruar ndikim në BE, mendon Pascal Durand nga grupi liberal Renew Europe. Ai thotë se Rusia financon fushatat dhe i jep donacione partive politike të cilat “duan të shkatërrojnë BE”, për shembull në Francë dhe Itali, në nivelin e 1 miliardë eurove. Në krahasim me 3 milionë euro që merr çdo vit StratCom, një grup i BE-së i krijuar për të shpërbërë dizinformimet e huaja, tha Durand.

Deputeti gjerman Reinhard Bütikofer, nga Të Gjelbërit i bëri thirrje kollegëve të tij të jenë vigjilentë jo vetëm ndaj ndërhyrjeve ruse, të cilat janë “dëshmuar”. E njëjta gjë duhet bërë edhe ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, “udhëheqjes totalitare të Kinës” dhe “grupeve reaksionare nga SHBA”, shtoi Bütikofer.

Pikëpamje krejt të ndryshme kanë deputetët e grupit ekstremist të djathtë, Identity and Democracy. Anëtarja e grupit, Christine Anderson nga Gjermania pyeti, nëse është shaka kjo që po thuhet se Komisioni i BE-së po përpiqet të luftojë dizinformimin. “Komisioni i BE, e konsideron veten të jetë në gjendje të luftojë fake news, por është ai vetë selia kryesore që prodhon fake news!”, thotë Anderson. Ajo tregon si shembull broshurën 60 arsye pse duhet të mbështesim BE-në, (60 reasons for the EU), publikuar nga Komisioni i BE. Sipas Anderson, është fake news që të thuash se falë politikave të Bankës Qendrore Europiane vendet e BE kanë kursyer 50 miliardë euro. Sidoqoftë, jo të gjithë anëtarët e grupit të saj janë dakord me ato që thotë ajo. Laura Huhtasaari nga Finlanda, mendon se ekzistojnë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e BE nga Rusia, nga SHBA dhe nga Kina.

Marrë nga DW

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial be rezoluta antiruse ne be be rezoluta antiruse ne be

Sondazh

Poll
Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Editorial 28 Shtator 2019, 14:12

Ndërtimi, a po afrohet flluska?!

ritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lu...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë