LIVE UPDATES
Editorial

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

10 Tetor 2019, 06:52 Nga DOSJA
Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë të mira. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e rendit Turqinë ndër vendet më të rëndësishme partnere të Serbisë. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat konkrete, të cilat u bënë publike në fillim të vizitës dy ditore të Erdoganit në Serbi. Shkëmbimi tregtar ka mbërritur shifrën prej 1,2 miliardë euro në vit. Firmat turke punësojnë në Serbi rreth 8000 punëtorë, ndërsa investimet turke në Serbi kanë mbërritur prej një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018. Po në të njëjtin vit nga Serbia në Turqi kanë shkuar rreth 100.000 turistë.
Krahasuar me raportet ekonomike të Serbisë me vendet e tjera, këto janë shifra ende modeste, deklaruan dy presidentët. Por ata shtuan se raportet mes Serbisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Vuçiq dhe Erdogan janë të mendimit se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve.

Turqia në Ballkan 

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq thotë për DW, se “pas ftohjes së raporteve në vitin 2013 dhe ndërprerjes së trilaterales Ankara-Beograd-Sarajevë, tani raportet e Turqisë me Ballkanin Perëndimor janë forcuar. Duket se kjo ka të bëjë me rolin mbrojtës të Turqisë ndaj faktorit boshnjak e tani edhe përmirësimin e raporteve me Beogradin”. Gjukanoviq thotë se interesimi i Turqisë nuk ndalet vetëm në Serbi, sepse “Ballkani është i rëndësishëm si i tërë për Turqinë”. Raportet më të ngushta politike janë me boshnjakët, e deri diku edhe me elitën politike shqiptare. “Por Turqia e kupton Serbinë si një partner shumë të rëndësishëm, nëse jo edhe partnerin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor“, pohon profesori.

Politika e brendshme 

Niveli i lartë dhe dendësia e vizitave të presidentit turk në Serbi shihet si pjesë e aktiviteteve të brendshme politike të Erdoganit, mendon Naim Leo Beshiri. “Presidenti Erdogan nuk ka aktualisht shumë miq jashtë vendit. Ndaj këtë vizitë e shfrytëzon për përfitime në politikën e brendshme në Turqi, sepse të githa këto vizita përdoren për propagandë të brendshme“. Nga ana tjetër, Turqia po e shfrytëzon hapësirën e zbrazët në Ballkan për shtimin e influencës. “Në kohën kur SHBA dhe BE nuk po mund të dakordohen për çështjet e rëndësishme të këtij rajoni, Turqia po përpiqet të shtojë influencën e saj. Erdogani po përpiqet të prezantohet si faktor stabliteti në raportet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, pohon Beshiri.

Influenca e Turqisë 

Beogradi pret nga Erdogani dhe Turqia të luajnë një rol pozitiv tek boshnjakët në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Sanxhak, për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. „Turqia ka influencë tek boshnjakët, ndonëse i tërë rajoni është i preokupuar për momentin me raportet Beograd-Prishtinë”, thotë Gjukanoviq. Ai mendon se është vështirë të jepen konstatime përfundimtare, “por boshnjakët ende mbeten më të afërt me Ankaranë se sa me Brukselin, që në një farë mënyre pengon edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor“.

Turqia është e interesuar për “integritetin territorial të B-H dhe për raporte të mira mes Beogradit dhe Sarajevës”, pohon Beshiri, duke shtuar se Erdogani ka arritur atë që Perëndimi nuk ka mundur – “të përmirësojë raportet mes Beogradit dhe Sarajevës”.

Perëndimi e shikon me sy kritik forcimin e influencës turke në këtë rajon, por edhe prezencën gjithnjë e më të dukshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ndaj aktivitetet e Turqisë shikohen me rezerva. “Perëndimi është i shqetësuar me shtimin e influencës turke, por edhe ruse dhe kineze në këtë rajon. Kjo me siguri që do të shtrohet si çështje edhe në procesin e afrimit të Serbisë me BE”, pohon Gjukanoviq.

Shoqëri e keqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shtuar takimet me Erdoganin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, që është komentuar si një “shoqëri me mungesë demokracie dhe tendeca autoritare”. Naim Leo Beshiqi thotë se “Serbia shikohet si një nxënës i keq, i cili shoqërohet me nxënës të tjerë të këqinj”. Serbia ka miq edhe në BE, por shikuar në shtigje afatgjate, BE mund të shprehë shqetësime për shkak të afrimit të tillë të Vuçiqit  me Erdoganin dhe Orbanin. “Në shtigje të shkurtra, Serbia mund të përfitojë nga këto takime të liderëve jo demokratikë, por kjo është një e keqe në shtigje afatgjata“, konstaton drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

Marrë nga DW  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bosnje-hercegovina erdogan serbia turqia vucic bosnje-hercegovina erdogan serbia turqia vucic

Sondazh

Poll
Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Editorial 28 Shtator 2019, 14:12

Ndërtimi, a po afrohet flluska?!

ritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lu...

Editorial 26 Shtator 2019, 15:36

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës