LIVE UPDATES
Editorial

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

18 Tetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij për këtë akt, duhen parë si metaforë e raportit të ndërkombëtarëve me shqiptarët, që po ndeshen me arrogancën skandaloze të pushtetit.

Sipas meje, “Shame on you” duhet interpretuar si një thirrje e shqiptarëve drejtuar jo thjesht OSBE-së, por edhe ambasadës amerikane, asaj të BE-së e të tjerë aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në punët tona; gishti, si përgjigjja e tyre e parë që tregon se janë bërë palë me qeverinë, kurse ndjesa si një shenjë se ata edhe mund ta tërheqin këtë gisht, meqë për gishta në b…ë shqiptarët e gjorë kanë boll atë të Edi Ramës e të oligarkëve e kriminelëve që bashkëpunojnë me të.

Sigurisht, ndërkombëtarët kanë edhe argumentet me të cilat e mbështesin gishtin ndaj shqiptarëve që protestojnë. Një nga argumentet që më ka qëlluar të dëgjoj më shpesh në bisedat me ta, është ai: “Po cila është alternativa?”; në kuptimin se edhe opozita, me këta që nxjerr në rrugë, është e njëjta gjë; se nuk ka ndonjë forcë të re (alternativë) që ta mbështesin. Është një argument që e përdorin edhe shumë shqiptarë, madje dyshoj se ndërkombëtarët e kanë huazuar nga shqiptarët. Edhe mund t’u japësh të drejtë, po të kemi parasysh se mendimi “nuk ka alternativë” ka ardhur duke u forcuar, për shkak të zhgënjimeve të njëpasnjëshme me partitë që na kanë qeverisur dhe se nevoja për njerëz të rinj të besueshëm ndihet fort në vend.

Por gjykoj se ndërkombëtarët, që pretendojnë të jenë aktorë të rëndësishëm ndryshimi në vendin tonë, nuk mund dhe nuk duhet të adoptojnë kurrsesi shprehjen “nuk ka alternativë”. Kjo, sepse në këtë argument ka një kontradiktë, që lidhet me faktin se demokracia nuk është një zgjidhje apo zgjedhje përfundimtare nëpërmjet një alternative, sado e mirë dhe e dëshirueshme të jetë kjo, por është një proces pa fund. Edhe vetë ideja e negociatave për pranimin në BE nënkupton një proces ku ndërkombëtarët kanë një rol të rëndësishëm, që nuk është mbështetja e një “alternative”, por ndikimi në proces me atributet e një pale që luan rolin e arbitrit të paanshëm midis palëve në proces, që ka si busull parimet e shtetit të së drejtës, ligjin, vlerat më të mira europiane; një arbitër, pra, që ndëshkon çdo shkelje, nga cilado palë qoftë, duke bërë që procesi të mos degjenerojë, por, përkundrazi, të edukojë edhe aktorët e procesit vetë.

Aq më tepër duke pasur parasysh se shqiptarët, të padalë ende nga infantilizmi ku i la diktatura, i shohin ndërkombëtarët si të vetmin faktor që mund ta luajnë këtë rol. E pra, gabimi i madh i ndërkombëtarëve si ambasadori i OSBE-së është se, në vend që të luajnë këtë rol, janë bërë dukshëm mbështetës të palës në pushtet dhe përdorin shprehjen “nuk ka alternativë” për të justifikuar partizanërinë e tyre, apo për të larë ndërgjegjen për mosveprimin apo paaftësinë për të luajtur rolin e arbitrit të paanshëm aktiv që shqiptarët presin prej tyre, (por edhe taksapaguesit europianë).

Këtë e provoi edhe gishti i OSBE-së kundër protestuesve të “Astirit”. Dhe rasti në fjalë është shumë kuptimplotë për të ilustruar çfarë po them, sepse ka të bëjë me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e Reformës në Drejtësi, që u konsiderua lëvizja më e rëndësishme e ekipit të fundit të tyre në këta 30 vjet. Të gjithë e dinë tashmë, prej thuajse një viti, se tek “Astiri” po tentohet të vihet në zbatim një plan megakorruptiv i qeverisë Rama, që përfshinte vjedhjen e rreth 20 milionë dollarëve.

Të gjithë e dinë se ky plan ka shkelur ligjin ndaj banorëve që protestojnë, të cilëve po u prishen shtëpitë në mënyrën më të paligjshme. Të gjithë e dinë se Prokuroria e Reformës në Drejtësi nuk ka vepruar ndaj këtij skandali megakorruptiv, por vepron sistematikisht me arrestime për të mposhtur rezistencën e banorëve. Si është e mundur që arbitri garant i Reformës në Drejtësi, jo vetëm nuk mban asnjë qëndrim për mosveprimin ndaj këtyre skandaleve të mëdha, por u nxjerr gishtin qytetarëve që protestojnë!

E pra, Reforma në Drejtësi nisi me mbështetjen edhe ekonomike të ndërkombëtarëve, për të ndryshuar diçka për mirë në Shqipëri. Ata u paralajmëruan se Edi Rama synonte kapjen e drejtësisë, por le të pranojmë se ata i besuan dhe e mbështetën në emër të së mirës, ndoshta edhe pse besonin se Rama ishte “alternativa”. Kishte shumë që nuk besonin te Rama, por besuan se ndërkombëtarët, si arbitër të paanshëm, do të ndërhynin sapo të shihnin shenjat e para se Reforma po çohej në hullinë e kapjes së drejtësisë për qëllime të mbrapshta.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi e nuk po ndodh ende, përkundrazi. Në një vend ku flitej aq shumë për premtimin e një drejtësie të paanshme, edhe anëtarët e Partisë Socialiste do të duhej të reagonin e të mos pranonin një Kryeprokurore të zgjedhur kundër frymës së Reformës, si Arta Marku, e jo më ndërkombëtarët. Kurse ata e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin, madje jo vetëm, por i tregojnë gishtin protestuesve të mjerë që shohin se si përditë Arta Marku e përdor Prokurorinë kundër tyre në emër të korrupsionit e vjedhjes së pushtetarëve.

Sipas mendimi tim, “Shame on you!” është më e pakta që mund t’u thuhet ndërkombëtarëve tanë; edhe ndjesa e tyre për gishtin duhet mirëpritur, por pas kësaj shqiptarët duhet të përveshin mëngët që ta nxjerrin gomarin vetë nga balta dhe jo të kërkojnë një “alternativë” ndërkombëtarësh të tjerë që t’ua nxjerrë atë.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll
Editorial 16 Tetor 2019, 11:25

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, preside...

Editorial 12 Tetor 2019, 08:52

Emri i ndryshimit

KOSOVË- LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.1.Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pa...

Editorial 12 Tetor 2019, 05:28

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, le...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit