LIVE UPDATES
Editorial

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

16 Tetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohoi për mediet, se “është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve ndërmjet këtyre shteteve.

Përpjekja për krijimin e të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, ku nuk ishte ftuar as Kosova e as Mali i Zi, nuk ishte asgjë tjetër, pos përpjekje për të realizuar planin hegjemonist serb në këtë pjesë të Europës Juglindore. Reagimet e shumta për praninë e Shqipërisë në një takim të tillë tendencioz u injoruan tërësisht nga kryeministri Rama.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama reagoi lidhur me vendimin e Akademisë Suedeze, që i dha shkrimtarit austriak Peter Handke çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2019. Përmes rrjetit social “Twitter”, Edi Rama shkruan: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë, për shkak të çmimit “Nobel”. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit “Nobel” në letërsi është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit”.

Katër ditë më vonë, në një shkrim autorial për medien “Politico Europe”, kryeministri Rama tregon arsyet e veta se përse është tronditur nga një vendim i tillë i Akademisë Suedeze. Nga të gjitha arsyet që përmend në shkrimin e tij, kryeministri i Shqipërisë veçon dy: çështjen e përshkrimit që Peter Handke u bën serbëve si “njerëz të thjeshtë, të zakonshëm (…), duke ngrënë sarma, kajmak dhe duke pirë verë Smedereve, atje ku Danubi rrjedh pa zhurmë, (…), si njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja e pjesës tjetër të Europës (…)” dhe çështjen e “heshtjes së Peter Handkes për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit gjatë viteve ’90  dhe sidomos në  gjenocidin e Srebrenicës, në Bosnjë”.

Kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë: “Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë”. Nuk mund të ketë paturpësi më të madhe, sesa të kritikohet Peter Handke pse hesht për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit, të përmenden rastet e veçanta të krimeve serbe dhe të mos thuhet asnjë fjalë e vetme për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.

Të citohet vendi, ku për Peter Handken “Danubi rrjedh pa zhurmë” dhe të mos përmendet fare përpjekja e shtetit serb për të fshehur kamionët-frigoriferë me kufoma fëmijësh, grash dhe pleqsh shqiptarë “në ujërat e qeta të Danubit” është paturpësi. Sidomos kur një kryeministri të Shqipërisë nuk i kujtohet se në lumin Danub, në vendin Tekija të Kladovës, kufomat e civilëve shqiptarë nxorën në sipërfaqe të ujërave edhe përpjekjen e fshehjes së krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Të flitet për serbët si për “njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja që u ka bërë Europa” dhe të mos përmendet se nuk ka përbuzje më të madhe sesa mosndëshkimi i kriminelëve që vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare, rreth 10 000 civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave, që dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe që dëbuan rreth 1 milion shqiptarë gjatë spastrimit etnik të Kosovës kjo është paturpësi e madhe! 

Nuk habitem që gjenocidi që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës lihet në heshtje nga Peter Handke, Regis Debray, Jean-Arnault Dérens, Pierre Péan apo intelektualë të tjerë, që në Serbi kanë ngrënë “sarma, kajmak dhe kanë pirë verë Smedereve”. Por të heshtë për këtë gjenocid një kryeministër shqiptar është neveritëse dhe cinik!  Për këtë arsye, nëse parafrazoj thënien e Edi Ramës, do të thosha: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë” nga reagimi i një kryeministri shqiptar!

Të shpresojmë që kjo  paturpësi të mos bëhet pjesë normale e botës shqiptare!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bardhyl mahmuti edi rama mini shengen shengeni ballkanik bardhyl mahmuti edi rama mini shengen shengeni ballkanik

Sondazh

Poll
Editorial 12 Tetor 2019, 08:52

Emri i ndryshimit

KOSOVË- LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.1.Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pa...

Editorial 12 Tetor 2019, 05:28

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, le...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:28

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin) Jugosllavia ante portasTë gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti...

Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj