LIVE UPDATES
Editorial

Fati i Alvin Berishës dhe 6 mashtrimet e Ramës në ‘Opinion’. A e shiti Alvinin për miqësinë me Erdoganin?

25 Tetor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Fati i Alvin Berishës dhe 6 mashtrimet e Ramës në

TIRANË- Të enjten në mbrëmje në “Opinion”, Kryeministri Edi Rama sqaroi në detaje çështjen e evakuimit të 11 vjeçarit Albin Berisha, nga kampi Al-Hol në Sirinë e Veriut: “Kush në Itali bën nga këto opsione bën një propagandë. Gazetarët kanë bërë punën e tyre. Ai kamp është një burg dhe nuk ka autoritete me kë të flasësh. Atje janë kurdët. Gazetarët, atë që kanë thënë gazetarët dhe kanë bërë shumë gabim është se medemek kjo ka varësi nga ambasadori ynë në Turqi. Kjo është e pavërtetë. Nuk mjafton asnjë lloj përfaqësuesi që të shkojë ta marrë, fatkeqësisht. Unë kam nxjerrë një urdhër të klasifikuar, që është shumë sensitiv, informacion i mbledhur mbi numrin e shqiptarëve. Mbi bazën e këtij raporti kemi një plan evakuimi. Kemi burra dhe gra, nëna e djalit të vogël ka qenë një person i radikalizuar. Kemi punuar ngushtë me aleatët amerikanë që kishin një plan për të realizuar evakuimin. Fatkeqësisht amerikanët nuk janë më atje, u tërhoqën.”

Rama madje tha se për këtë çështje, jo vetëm është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, por bën edhe një takim të përjavshëm me stafin. Rama gjithashtu tha se janë rreth 70 gra dhe fëmijë dhe një numër më i vogël burrash në kampin që e quajti burg.

Në fakt ajo që tha Kryeministri është e mbushur me pasaktësi të qëllimshme ose të paqëllimshme. Këto pasaktësi krijojnë një përrallë, të cilën Edi Rama pati mundësinë ta tregonte i pashqetësuar, ndërkohë që e vërteta e dhimbshme e Alvin Berishës, po vritet nën predhat e luftës që sapo rifilloi mëngjesin e sotëm.

1.Kryeministri e quan riatdhesimin një aksion të komplikuar, që po bashkërendohet me ndërkombëtarët dhe veçanërisht me SHBA. Në fakt e vetmja gjë e komplikuar e operacionit është se vendet perëndimore, nuk duan. Politika e tyre është e pavarur, nuk ka asnjë bashkërendim ndërkombëtar. Në 15 gusht, The New York Times, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Në shkrimin me titull “Për fëmijët e ISIS, kthimi në shtëpi has rezistencë”, NYT tregon raste të ndryshme të reagimit të vendeve perëndimore. Ndërsa Franca dhe Belgjika e kanë zbutur qëndrimin, thote NYT, është e paqartë se kur do të kthehen fëmijët e luftëtarëve të ISIS. “Në qershor Franca dhe Belgjika pranuan vetëm fëmijët, prindërit ekstremistë të të cilëve kishin vdekur; shumica janë jetimë dhe disa u morën në tokat e ISIS nga baballarët e tyre, që u vranë aty, ndërsa nënat mbetën në Europë”.

Është e qartë pra, që nuk ka asnjë çështje të ndërlikuar për evakuimin. Kështu që alibia e parë bie. Think Tank-u amerikan, ndër më prestigjozët në botë, Brookings, e quan këtë një rrezik që vendet e marrin vetë. “Kazakistani dhe Kosova janë ndër pak vendet që e ndërmorën rrezikun për t’i riatdhesuar qyttarët, nga ajo që deri javën e kaluar ishte territory I SDF (forcave demokratike siriane, opozita) dhe kanë zhvilluar programe për të identifikuar dhe adresuar shpesh nevojat unike të të kthyerve të rinj. Kosova për shembull, ka filluar programin e rehabilitimit dhe riintegrimit në shtëpitë e grave dhe fëmijëve, ndërsa Kazakistani ngriti një qendër për këtë qëllim”, shkruante Brookings, në 16 tetor.

Këto fakte e rrëzojnë argumentin kryesor dhe tymin që lëshon Kryeministri rreth kësaj çështjeje.

2.Kryeministri dhe Ministria e Jashme justifikohen me mungesën e një autoriteti në Al-Hol.

Në fakt autoriteti ishte deri në 9 tetor. Forcat Demokratike Siriane, që ia kishin lënë YPG, Unionit demokratik kurd, administrimin e zonës dhe të kampit Al-Hol. Në 10 dhjetor, kur u transmetua pjesa e parë e emisionit “le Iene”, mund të ishte mbyllur operacioni. YPG e kërkonte madje, largimin e 11 mijë jo sirianëve dhe jo irakenëve që ndodhen në kamp, për shkak të kushteve të vështira aty. Madje forcat YPG, sipas raportimeve të The Guardian, në 31 gusht, as nuk hyjnë në atë që quhet “zona e të huajve”, për të mos krijuar incidente.

3.Kryeministri deklaroi se pas fillimit të sulmeve nga Turqia, nuk bëhej më fjalë për aksion për kthimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

Në këtë shkrim, gazeta më prestigjoze britanike, The Guardian, flet për aksionin e Britanisë së Madhe për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria, sapo u vendos armëpushimi. Kryqi i Kuq, që është duke vepruar aty, është një ndër agjensitë partnere, që po ndihmon në këtë process. “Transportimi i fëmijëve në Irak, ku mund të fluturojnë nga qyteti i Erbil në Mbrëtërinë e Bashkuar, është vlerësuar nga zyrtarët kurdë dhe organizatatat bamirëse angleze si zgjidhje e shpejtë dhe e sigurtë, vëçanërisht gjatë 5 ditëve të armëpushimit”, shkruan The Guardian.

Fëmijët në kamp janë të rrezikuar nga sulmet, pasi luftëtarët kurdë, tani po i përdorin si mburoja, sipas të përditshmes turke Daily Sabah. Një ish i dënuar,tregon se ata i armatosin fëmijët dhe i nxjerrin përpara ndërsa sulmojnë forcat turke. Askush nuk garanton që këtë fat tragjik ta kenë edhe fëmijët shqiptarë, përfshirë Alvin Berishën.

4. Kryeministri tha se ka menduar të çojë edhe trupa ushtarake të specializuara për të bërë evakuimin

Ky ishte një përgënjeshtrim i gjithë pretendimeve të tij të mëparshme. Nëse ka menduar për këtë, si shpjegohet që ambasadori nuk mund të hyjë dhe forcat ushtarake hyjnë. Në kuadër të kujt force do të hynin forcat ushtarake shqiptare? Me lejen e kujt aurtoriteti? Këto pyetje e demaskojnë “planin” e Kryeministrit, që mesa duket ishte pjesë e përrallës që kishte vendosur të tregonte, jo për të shpëtuar shqiptarët, por për të fituar pikët që humbi. Sepse jeta e Alvinit dhe fëmijëve e grave shqiptare që janë aty, për të kanë vlerë vetëm nëse shndërrohen në vota.

5. Kryeministri dhe Ministri i jashtëm, pretendojnë se duan të bëjnë një operacion për evakuimin e të gjithë shqiptarëve njëherësh. Kështu e justifikojnë bllokimin që i bënë ekstradimit të Alvinit. Në fakt, kjo është një gënjeshtër po aq e madhe sa të parat. Alvin Berisha nuk është shetas shqiptar, por Italian. Ndërsa babai i tij, Afrim Berisha nuk është një shtetas italian, por ka vetëm pasaportë shqiptare dhe nuk mundi të ndihmohej nga Italia për tërheqjen e të birit. Riatdhesimi i tij nuk do të bëhet në Shqipëri por në Itali. Ndihma e Shqipërisë u kërkua sepse djali nuk fliste më italisht pas 5 vjetësh në shtetin islamik. Alvini fliste vetëm shqip, ishte pa dokumente dhe duhej patjetër çertifikimi nga shteti shqiptar për ta marrë fëmijën. Pasi të vinte në Shqipëri, do të riatdhesohej në Itali. Për këtë process, Edi Ramës nuk i duhej asgjë përveç marrjes së garancive nga homologu Italian, për riatdhesimin e Alvin Berishës.

6. Kryeministri deklaroi se pas përfundimit të luftës do të negociojë me autoritetet turke për riatdhesimin e shqiptarëve. Befas procesi i vështirë u zhduk, SHBA u zhdukën, rruga u hap për riatdhesim, sapo autoriteti do t’i kalojnte Turqisë. Megjithëse është e pamundur që autoriteti mbi Al-Hol t’i kalojë Turqisë, duke qenë se është jashtë korridorit të sigurisë dhe forcat qeveritare siriane mund të jenë të vetmit që mund ta marrin në administrim, përsëri Kryeministri, përgënjshtroi veten, pavarësisht se e bëri këtë duke thënë një gënjeshtër tjetër.

Me gënjeshtrën e fundit, Edi Rama vetëm sa na ndihmoi për të vertëtën. Nuk ka patur asnjë pengesë për evakuimin e Alvin Berishës nga pala kurde. Problem i vetëm ka qenë që qeveria shqiptare të mos komunikonte zyrtarisht me YPG, që shihen si armiq nga Erdogan. Kjo është arsyeja që Kryeministri e zhbllokoi procesin, sapo u përmend Turqia si autoritet i kampit Al-Hol.

Ambasadori ynë në Turqi është kthyer nga rruga prej Edi Ramës, jo se kishte probleme sigurie, por sepse kishte probleme miqësie me Erdoganin. Alvini rrezikon të përdoret si mburojë njerëzore në luftë sot, rrezikon të mbetet pa ushqim, pa ujë, në mes të një beteje të ashpër, vetëm që të mos prishë miqësinë, apo vasalitetin e Ramës ndaj Erdoganit.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial alvin berisha edi rama kampi al hol lufta ne siri raxhep taip erdogan alvin berisha edi rama kampi al hol lufta ne siri raxhep taip erdogan

Sondazh

Poll
Editorial 21 Tetor 2019, 12:00

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit ...

Editorial 19 Tetor 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

Editorial 18 Tetor 2019, 10:49

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij pë...

Editorial 16 Tetor 2019, 11:25

Qëndrim neveritës dhe cinik i Edi Ramës

KOSOVË- Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, preside...

Editorial 12 Tetor 2019, 08:52

Emri i ndryshimit

KOSOVË- LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.1.Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pa...

Editorial 12 Tetor 2019, 05:28

Kritikë për çmimin Nobel dhënë Peter Handkes

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, le...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet