LIVE UPDATES
Aktualitet

REPORTAZH/ Ftesë për në fshatin që nuk u shpopullua kurrë, Hotolishti, vendi ku banorët s’duan të braktisin tokën shqi

16 Nëntor 2019, 15:17 Nga DOSJA
REPORTAZH/ Ftesë për në fshatin që nuk u shpopullua

LIBRAZHD- Lumi Shkumbin që e ndanë Shqipërinë në dysh, buron e udhëton pak i rrëmbyer nga Guri i Kamjes dhe kanionet e Mokrës, por që bëhet më i shtuar, sapo le zonën e Mokrës e vazhdon më tej deri në grykëderdhje në detin Adriatik. Lugina e Shkumbinit, duke flluar nga ura e Manastirecit e deri në të dalë të Labinotit është një perlë e vërtetë magjepëse në çdo stinë. Këtë mund të kenë provuar vetëm ata që kanë udhëtuar në rrugën nacionale, duke i lënë bukuritë natyrore herë në të majtë e herë në të djathë.

Deri sot, jo çdo gjë të bukur e ka kapur syri i vizitorit dhe e ka prekur dora e investitorit. PIkërisht në mes të kësaj lugine ka vendodhjen dhe shtrirjen gjeografike dhe njësia e administrativeve e Hotolishtit, e cila ka në administrim tetë fshatra që shtrihen në të dy krahët e Shkumbinit, si: Hotolisht, Vulçan, Kokrevë, Vehçan, Buzgarë, Zhyrë, Çerçan dhe Dardhë. Këtu Shkumbini ndanë “gegërinë’ e Hotolishtit nga ‘toskëria’ e Hotolishtit. Përballë qëndrojnë dy peizazhe natyrore të ndryshme. Nga njëra anë qëndrojnë egërisht majat e kodrinave dhe gërxhet e thepisura të fundmalit të Sopotot dhe nga ana tjetër qëndrojnë butësisht pllajat dhe lëndinat e shumta të masivit të Shebenikut. Secila pamje ka veçoritë, por edhe vlerat e resurset e pallogaritshme natyrore. Masivi i Shebenikut i shpallur Park Kombëtar, ka pasuri të shumta mbitokësore dhe nëntokësore. Përmedim këtu pyjet e Shebenikut me shumëllojshmëri drurësh, bimësh, pasuri minerale të pashfrytëzueshme, burimet me ujë të ftohtë, “brisk”, lëndinat shumëngjyrëshe e bar tërfili ku kullot bagëtia në stinën e verës. Këtu veçojmë dhe burimet ujore: gurrat e fshatrave Xhyrë dhe Dardhë.

Në Xhyrë është ndërtuar HEC-i, që furnizon fshatrat me energji, krahas këtij, buzë lumit janë ndërtuar vaska peshku nga pronarët e lokaleve. Në fshatin Dardhë njëri burim quhet “Gurra e Bardhë” dhe tjetri “ Gurra e Zezë”.

Tashmë në këtë fshat është ndërtuar dhe një HEC, për prodhim të energjisë elektrike, duke ulur kështu nivelin e ujit në lum. Territori i njësisë administrative Hotolisht, përmban resure të shumta natyrore, si shfrytëzimi racional me dhe pa kriter i tyre. Në përgjithësi këto fshatra kanë një kofiguracion të thyer gjeografik, me toka të pjerrëta dhe inproduktive. Për të ‘shuar etjen’ e prodhimeve bujqësore, shërbejnë tre rezervuarë të cilët ndodhen në: një në fshatin Dardhë, tjetri në fshatin Hotolisht dhe tjetri në fshatin Buzgarë. Të tre këto rezervuare shfrytëzohen nga banorët për nevojat jetike, kryesisht bujqësore. Megjithatë banorët vazhdojnë të sogurojnë të ardhurat e tyre, nëpërmjet bujqësisë e blegtorisë. Por një pjesë e mirë i sigurojnë të ardhurat përmes emigracionit.

Kulturat kryesore që mbjellin banorët e këtyre fshatrave, në pëergjithësi janë: grurë, misër dhe foragjere, gjithashtu mbarështojnë dhe bagëti si: dhen, dhi, lopë. Me gjithë punën e lodhshme që bëjnë banorët, të ardhurat e tyre mesatare nuk janë në nivelin e mjaftueshëm, ndërsa niveli i jetesës luhatet, i ulët deri në mesatar.

Të ardhurat nga emigracioni janë të pallogaritshme. Ata pak emigrantë, të ardhurat e tyre i investojnë në ndërtimin e ndonjë lokali apo biznesi tjetër buzë Shkumbinit. Por megjithatë banorët mundohen të rregullojnë jetën dhe mirëqënien e tyre me ato pak të ardhura që fitojnë. Vlen për t’u theksuar se shkallë njësie administrative, nuk figuron asnje familje pa banesë. Lëvizja demografike për në zonat e tjera është në shifra të ulëta, pasi e ka favorizuar vendndodhja e fshatrave përbri rrugës nacionale. Banorët duken sikur nuk duan të braktisin tokën e trashëguar nga gjyshërit apo stërgjyshërit e tyre. Njësia administrative Hotolisht nuk e njeh termin “ç’popullim” .Për këtë flet më së miri ekzistenca dhe funksionimi i shkollës së mesme, “Rrahman Çota” në Hotolisht, 6 shkolla 9-vjeçare, 10 shkolla CU dhe 10 kopshte parashkollore. Banorët e këtyre fshatrave janë arsimmdashës. Zhvillimi arsimor është I një niveli mesatar, ndërsa interesi për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë është në shifra të kënaqshme.Mund të ndodhë që disa fshatra në stinën e dimrit të jenë të veçuar, pasi nuk sigurojnë lidhjen me rrugën automobilistike për faktin se infrastruktura vazhdon të jetë ende e dobët. Por në një të ardhme le të shpresojmë që këto zona do të futen tek prioritet e bashkisë Librazhd. Ndërsa në raport me tokën, banorët janë përpara një dileme: ta mbjellin druthëra buke apo pemë frutore, dilemë kjo që nuk është zgjidhur sot e klësaj dite, sepse edhe zgjedhjet dhe preferencat janë të ndryshme. Sidoqoftë ajo mbetet në një farë mënyre burim të ardhurash. Territori i njësisë administrative Hotolisht k aka kushte mjaft të përshtatshme për zhvillimin e faunës apo florës. Në pyllin e Shebenikut rriten mjaft kafshë të egra të cilat, vazhdojnë të riprodhohen në habitatin e tyre, kjo pasi gjuetia nuk lejohet me sezon e pa sezon. Por thesojmë se në këto fshatra ka kushte mjat të përshtatshmë për rritjen e bletës.

Nuk është rastësi që përgjatë rrugës nacionale janë ndërtuar 15 resorte dhe pika shërbimi, ku bie në sy aritektura e bukur, gjelbërimi, ambienti i mirësistemuar e deri tek shërbimi cilësor me produkte të konsumit bio. Disa nga restorantet, të cilat janë ndërtuar buzë lumit Shkumbin janë: Restorant “Gjahtari”,  “Kalaja”, “Ambienti”, “Libaro”, “Kompleksi Nogu” etj, të cilët ofrojnë një ambient komod e çlodhës, sidomos në stinën e verës, duke patur parasysh dhe shërbimin e përmedur pak më lart, i cili është shumë cilësor dhe me një gastronomi të veçantë. Në këto restorante, kërkohet, konsumohet dhe shquhet më tepër gatimi i mishit të qengjit në hell, peshku i lumit, shoqëruar me verën e  Librazhdit, apo gatimi i gjahut të egër si: thëllënza, derr i egër, lepur etj. Kush do të kalojë ndryshe një fundjavë, larg zhurmës dhe smogut të qytetit, s’ka pse të mendohet dy herë.

Me këtë përshkrim, ndoshta të tejzgjatur të vendodhjes gjeografike të rrethit të Librazhdit, zhvillimit ekonomik, të turizmit, kulturës dhe arsimit, përfundon dhe rrugëtimi në Librazhd, …mos nguro, shijoje!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lugina e shkumbinit lugina e shkumbinit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet