LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZH/ Mungesa e vaksinave në Florida nënkupton mungesën e kushteve elementare

30 Janar 2021, 06:23 Nga DOSJA
REPORTAZH/ Mungesa e vaksinave në Florida nënkupton mungesën e

FLORIDA– Maska e preferuar antiCovid-19 e Matthew Smith në koleksionin e tij shumëngjyrësh të mbulimit të fytyrës është ajo me logon ”Baptist Health”, që ai e mori në çorapen tradicionale të Krishtlindjeve, shkruan Samantha J Gross për gazetën ”The Miami Herald”.

Smith, 31 vjeç, po përgatitej të vishte maskën e tij të gjelbër për të bërë dozën e parë të vaksinës në spitalin ”Baptist Health” më 2 shkurt.

”Baptist Health” ishte i vetmi spital në Florida të Jugut që caktonte takime për ata me sëmundje bashkëshoqëruese, përfshirë sindromën Down. Motra e tij, Rosemary Smith Hoel, e pa në kohën kur po përpiqej të caktonte një takim me spitalin për të marrë një takim për bërjen e dozës së parë të vaksinës.

Sipas urdhrit ekzekutiv të guvernatorit Ron De Santis në dhjetor, do të vaksinoheshin të parët njerëz si Smith, të cilët janë nën 65 vjeç, por kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që i bëjnë ata shumë më të prekshëm nga COVID-19 dhe efektet e tij.

Sipas urdhrit ekzekutiv, njerëzit në atë kategori duhet të marrin vaksinat e tyre përmes një programi spitalor si ai i ”Baptist Health”.

Kur spitali anuloi të gjitha takimet për dozën e parë, javën e kaluar, duke përmendur mungesën e furnizimit, motra e Smith, Rosemary Hoel, u ndje e mundur.

”Baptist Health” ishte i vetmi vend që mund të gjente dhe që do të vaksinonte vëllain e saj.

Spitale të tjera të Floridës Jugore, si ato të mbështetura nga Jackson Health System, Miami-Dade County ose shteti, po shërbejnë vetëm punonjës të kujdesit shëndetësor ose ata 65 vjeç e lart.

Kur ”Baptist Health” mbaroi takimet për vaksinat, qindra njerëz si Smith mbetën pa një mundësi.

“Ne kemi qenë vërtet, me të vërtetë të shqetësuar për ta mbrojtur atë”, tha Hoel, e cila jeton në Palmetto Bay me vëllain, bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Bashkëshorti dhe djali i saj aktualisht janë të sëmurë me COVID-19 dhe po qëndrojnë të izoluar në familje.

”Njerëzit me sindromën Down, çrregullimi më i zakonshëm kromozomal, nuk janë më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit, por nëse infektohen, kanë pesë herë më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe 10 herë më shumë të vdesin sesa popullata e përgjithshme”, sipas një studimi në BM, botuar në ”Annals of Internal Medicine”. Studimi arriti në përfundimin se rreziqet vijnë nga fakti që sindroma Down shoqërohet me sëmundje të mushkërive, mosfunksionim imunitar dhe sëmundje kongjenitale të zemrës.

Urdhri ekzekutiv i dhjetorit i De Santis thotë se “gjatë fazës së parë të përhapjes së vaksinave, të gjithë ofruesit që administrojnë çdo vaksinë COVID-19 do të vaksinojnë vetëm stafin e institucioneve të kujdesit afatgjatë; personat 65 vjeç e lart dhe personelin e kujdesit shëndetësor me kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin”.

Theksohet se “ofruesit e spitaleve, megjithatë, gjithashtu mund të vaksinojnë persona të cilët ata i konsiderojnë jashtëzakonisht të prekshëm nga COVID-19”.

“Pamundësia e Amerikës për të siguruar vaksina të mjaftueshme i ka vënë spitalet në një pozicion të vështirë”, tha Kenneth Goodman, një profesor në Universitetin e Miamit dhe drejtor i Institutit të Shkollës për Bioetikën dhe Politikën Shëndetësore.

Goodman tha nëse shteti duhej të ishte më i kujdesshëm në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së kritereve të tij për vaksinimet dhe ndoshta të lejonte që njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese të vaksinoheshin jashtë një mjedisi spitalor, gjërat mund të ishin ndryshe.

“Është faji ynë kolektiv që nuk jemi përgatitur për këtë”, tha ai.

Ashtu si Smith, edhe Kathleen Eckhart, një paciente me kancer, 62-vjeçare, i anulohet takimi i saj në ”Baptist Health” dhe tani nuk ka ku të drejtohet.

Asaj i është thënë nga Broward County se vendet e vaksinimit të mbështetura nga shteti mund të ndryshojnë politikën e tyre së shpejti.

Por, tani për tani, ajo pret dhe kufizon kohën e saj jashtë shtëpisë sa më shumë që të mundet.

“Do të ishte një dënim me vdekje. Thjesht ta dini”, thotë ajo.

“Kur kaloni një trajtim të kancerit, ai thjesht do të shkatërrojë sistemin tuaj imunitar. Ne jemi thjesht më të ndjeshëm ndaj marrjes së tij”, shton Eckhart.

Sarah Bramblette, 43 vjeçe, ishte një nga ato me fat që hyri në ”Baptist Health” para se të anuloheshin të gjitha takimet.

Bramblette, e cila ka çrregullime të lëkurës dhe limfës, është një avokate e kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve dhe personazh publik.

Ajo tha që nga goditja e pandemisë, kishte qenë e vështirë të plotësonte nevojat e saj mjekësore.

Marre nga:ATSH 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne florida koronavirusi ne florida

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën