LIVE UPDATES
Aktualitet

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmet e Ramës ndaj medias

9 Prill 2020, 13:49 Nga DOSJA
Reporterët pa Kufij dënojnë sulmet e Ramës ndaj medias

TIRANË- Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij (RSF) kritikoi kryeministrin Rama për sulmet e vazhdueshme ndaj medias gjatë krizës së koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, RSF dha shembuj të sulmeve të ndryshëm ndaj gazetarëve, punonjësve të mediave dhe lirisë së shprehjes gjatë pandemisë. Ndër deklaratat kryesore të liderëve që cenojnë lirinë e medias, u përmend mesazhi audio i regjistruar i Ramës.

Në fillim të krizës COVID-19 në Shqipëri, Edi Rama përdori kompaninë Vodafone Albania për të vendosur një mesazh të regjistruar paraprakisht në celularin e të gjithëve. Mesazhi dëgjohej para se të bëhej ndonjë telefonatë dalëse. Në të, Rama këshillonte qytetarët të ruajnë higjenën dhe të mbroheshin nga media. Mesazhi i Ramës për përdoruesit e Vodafone, rrjeti më popullor i telefonisë në vend, ishte:

“Laj duart, mos lëviz nga shtëpia për qef, hap dritaret sa të mundesh dhe ruaju nga media.” Përdoruesit e kompanisë tjetër telefonike, Telekom Albania morën një mesazh pak më të ndryshëm, duke u kërkuar atyre që të mbroheshin nga  informacioni i rremë. Rama njihet për marrëdhenien jo miqësore me median. Gjatë dy viteve të fundit ai i ka quajtur gazetarët budallenj, analfabetë, shkelës të të drejtave të njeriut, prostituta, qen, injorantë dhe parazitë.

Qeveria e tij gjithashtu miratoi një ligj që vendos të gjitha platformat e mediave online de fakto nën kontrollin e tij. Sulmi i tij ndaj mediave ka ardhur si pasojë të këmbënguljes së tyre në zbulimin e korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve publike, blerjes së votave dhe skandaleve të koncesioneve që përfshinë atë dhe qeverinë e tij.

Shkelje të tjera të lirisë së shtypit të detajuara në njoftimin për shtyp përfshijnë arrestimin dhe ndalimin e gazetares serbe Ana Lalic. Apartamenti i saj u bastis dhe telefoni i saj celular dhe kompjuteri u sekuestruan pasi ajo publikoi një artikull që përshkruante problemet dhe kushtet e këqija në një spital lokal ku trajtohen pacientët me koronavirusit.

Sipas RSF, kjo së bashku me shembujt e tjerë, të përfshirë në deklaratë, është një tjetër “ilustrim i zymtë i faktit që ndërsa gazetarët kontribuojnë në luftën kundër COVID-19, ata bëhen vetë viktima të sulmeve nga armiq të ndryshëm të lirisë së shtypit – përfshirë, për fat të keq, edhe vetë qeveritë – të cilët përfitojnë nga situata për të përndjekur kritikët e tyre. ”

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e 82 në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, hartuar nga RSF në vitin 2019. Ju mund të shihni një listë të sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2019, dhe një listë të fyerjeve të përdorura nga Rama kundër mediave që nga viti 2018.

(Marrë nga Exit.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama sulmon mediat reporter pa kufij edi rama rama sulmon mediat reporter pa kufij

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës