LIVE UPDATES
Bota

Republika Sërpska diskuton për Kushtetutën e re

7 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Republika Sërpska diskuton për Kushtetutën e re

SARAJEVË – Parlamenti i Republikës Sërpska (RS), më 10 dhjetor do të diskutojë rreth deklaratës me të cilën kërkon nga qeveria të përgatisë Kushtetutën e re të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë (BeH).

Bartjen e disa prej përgjegjësive të cilat, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Dejtonit i takojnë Bosnjës ndaj Republikës Sërpska, kohëve të fundit e kishte paralajmëruar anëtari i Presidencës së BeH nga Republika Sërpska, Millorad Dodik, pasi që në Bosnje me ligj u ndalua mohimi i gjenocidit.

Politikanët nga Republika Sërpska kundërshtuan këtë ligj, të cilin e kishte vendosur ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko dhe filluan bllokadën e punës në institucionet shtetërore.Në Deklaratën për parimet kushtetuese për të cilat do të diskutojë më 10 dhjetor Parlamenti i RS-së, kërkohet nga qeveria që të përgatisë tekstin “në të cilin do të konfirmohen të gjitha përgjegjësitë e Republikës Sërpska, përveç atyre të cilat me Kushtetutë i takojnë Bosnje e Hercegovinës”.

Në rend të ditës së seancës së veçantë janë informatat e posaçme rreth bartjes së përgjegjësive në fushën e institucioneve të drejtësisë së BeH-së, por edhe të mbrojtjes apo sigurisë. Në dokument saktësohet që “të gjitha nenet e përcaktuara nga Përfaqësuesi i Lartë janë jokushtetuese”.

Parlamenti i RS-së, kah fundi i korrikut miratoi ligjin me të cilin u vendos që vendimi i ish-Përfaqësuesit të Lartë, Inzko rreth mohimit të gjenocidit të mos zbatohet. Në Deklaratën tashmë të paraqitur në Parlament, përmendet se me Kushtetutën e re qyteti i Banja Llukës do të duhej të bëhej qyteti kryesor ndërkaq qyteti i Palles, kryeqytet.

Çfarë porositi Dodiku më herët?

Kërkesën për mbajtjen e seancës së veçantë në të cilën do të diskutohej rreth bartjes së përgjegjësive, më 8 nëntor e paralajmëroi anëtari i Presidencës së BeH nga RS, Millorad Dodik. Ai e bëri këtë paralajmërim pas takimit me partitë e koalicionit udhëheqës në Banjallukë dhe theksoi që pas shqyrtimit të informatave për bartjen e përgjegjësive do të përgatitet edhe plani i aksionit për kthimin e tyre në nivelin e RS-së.

Takimi i partive, u mbajt pas takimit të Dodikut me Gabriel Escobarin, zëvendës-ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit të posaçëm për Ballkanin perëndimor në Sarajevë më 8 nëntor.

Escobar: Retorika e Dodikut çon në izolimin ekonomik të serbëve

Pas bisedës me Dodikun, Escobar deklaroi që “është e hapur mundësia që të tërhiqen vendimet që solli dhe paralajmëroi Dodiku”, e të cilat kanë të bëjnë me bartjen e përgjegjësive nga niveli i BeH-së në nivelin e entitetit të RS-së. Por, Dodik pohonte që takimi rrodhi ndryshe dhe se e njoftoi diplomatin amerikan se rreth bartjes së përgjegjësive debaton Parlamenti i entitetit.

Edhe me t’u kthyer nga Rusia më 4 dhjetor, Dodik deklaroi se do të vazhdojë me procesin e “bartjes së përgjegjësive”. Më 20 tetor, Parlamenti i RS-së miratoi ligjin për ilaçet dhe mjetet medicinale që parasheh themelimin e Agjencisë së entitetit për ilaçe, e cila që nga viti 2009 vepron në nivel shtetëror.

Themelimi i agjencisë së këtillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e BeH-së, pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit nga viti 1995, me të cilin është definuar që entitetet nuk mund të marrin përgjegjësi të shtetit ose përgjegjësitë që janë në përputhje me Kushtetutë të bartura në nivel të shtetit. Zhelka Cvijanoviq, presidente e RS-së, në tetor solli vendimin sipas të cilit për këtë entitet nuk vlejnë ndryshimet e Kodit Penal të BeH-së, me të cilin dënohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera.

Në ndërkohë, Dodik paralajmëroi edhe bartjen e përgjegjësive kur bëhet fjalë për Forcat e Armatosura të BeH-së, Gjykatës Supreme dhe këshillin prokuroria si dhe Administratën për tatim të BeH-së.

Planet e Dodikut për “ligjin e ri për Ushtrinë e RS-së”

Më 7 dhjetor, Dodik paralajmëroi se tashmë është përpiluar edhe “ligji i ri për Ushtrinë e Republikës Sërpska dhe ligji për demilitarizim” nëse nuk do të ketë gatishmëri që të pranohet propozimi për “përgjysmimin e Forcave të Armatosura të BeH-së”.

“Nga Forcat e Armatosura të BeH-së nuk kemi asgjë, serbët atje nuk shkojnë, mungojnë 40 për qind e kroatëve e myslimanët duan që të plotësojnë kuotat. Buxheti i Bosnje e Hercegovinës ndahet më së shumti për Forcat e Armatosura dhe është rreth 187.9378 euro (370 milionë marka konvertibile) e që thënë sinqerisht nuk është kurrfarë ushtrie por vetëm shpenzues i madh”, tha Dodik gjatë qëndrimit në Beograd.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata e BeH nuk munden individualisht të bartin përgjegjësitë të cilat në periudhën e shkuar u bartën ndaj shtetit.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni bosnje hercegovine kushtetuta e re e republikes srpska milarad dodik republika srpska bosnje hercegovine kushtetuta e re e republikes srpska milarad dodik republika srpska

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj