LIVE UPDATES
Aktualitet

Respiratorët dhe shifrat që nuk përputhen me deklarimet

12 Gusht 2020, 21:11 Nga DOSJA
Respiratorët dhe shifrat që nuk përputhen me deklarimet

Më 16 mars, një javë nga shpërthimi i pandemisë në vend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për Report TV, deklaroi se në vend ishin 200 respiratorë në dispozicion të përballjes me pandeminë “Covid-19”.

“Në publik dhe jo publik janë 200 respiratorë, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi marrë masat për t’u forcuar” – u shpreh Manastirliu.

Një ditë më pas, më 17 mars, hapi një tender të klasifikuar si “sekret” me afat kohor vetëm 24 orë e me vlerë 129,7 milionë lekë për blerjen e resipratorëve.

Më 23 mars ministrja Manastirliu njoftoi se kishin nisur procedurat për blerjen e respiratorëve dhe se brenda një afati nga 9-45 ditë në vend do mbërrinin 145 respiratorë të tjerë.

Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për 100 respiratorë të tjerë, që do mbërrinin nga 9 deri në 45 ditë – deklaroi Manastirliu.

Pra, referuar deklaratës së ministres Manastirliu, deri në fundin e muajit maj, në vend do kishte 154 respiratorë të tjerë.

Më 2 prill erdhi sasia e parë e respiratorëve të porositur, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19.

Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive – u shpreh Manastirliu.

Edhe në këtë moment Manastriliu konfirmoi se porosia ishte në proces dhe respiratorët e tjerë ishin në proces që të mbërrinin në vend.

Më 8 prill, kryeministri Edi Rama njoftoi se në vend ishin në dispozicion 304 respiratorë.

Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion – u shpreh kryeministri Rama.

Më 16 qershor, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në emisionin “Provokacija” në ABC News deklaroi se nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, deri në atë moment ishin blerë 100 respiratorë të tjerë.

Ne kishim rreth 200 respiratorë dhe nuk i kemi përdorur. Kemi blerë rreth 100 të tjerë. Sot përdoren vetëm dy – u shpreh Rakacolli.

Shqipërisë iu dhuruan 51 respiratorë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, më 4 prill, dhuroi dy respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht spitali COVID 2.

Banka Amerikane e Investimeve “Abi Bank”, më 24 prill dhuroi tre respiratorë.

Më 15 qershor, në kuadër të paketës së ndihmës 50 milionë euro, ku 4 milionë ishin direkt për sistemin shëndetësor, Bashkimi Europian dhuroi 15 respiratorë.

Në një kërkesë për informacion të dërguar nga Faktoje, Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen e dhënë konfimon se nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe PNUD janë dhuruar 31 respiratorë.

Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjenden 271 respiratorë për trajtimin e personave që kanë deri në pamundësi në frymëmarrje.

Shifrat nuk përputhen!

Referuar të dhënave nga Ministrja dhe Zv.Ministrja e Shëndetësisë se para shpërthimit të pandemisë, në gjithë vendin ishin në dispozionin 200 respiratorë, duke i shtuar edhe 51 respiratorët e dhuruar si edhe ata që u deklaruan de do bliheshin (154), shifra aktuale do duhej të ishte në 405.

Edhe nëse marrim të mirëqenë deklaratën e datës 16 qershor,  të zv. ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, se deri në atë moment ishin blerë 100 respiratorë, shifra gjithësesi do duhej të ishte më e lartë. Pra, 200 respiratorë në gjendje, 51 u dhuruan, dhe 100 të blerë, në tatal do duhej të ishin 351 respiratorë në dispozicion.

Respiratorët e oksigjenit janë aparatura të cilat iu vijnë në ndihmë pacientëve, mushkëritë e të cilëve kanë humbur pjesërisht apo tërësisht funksionalitetin. Nuk ka një çmim fiks për respiratorët, por kostot shkojnë nga 5 deri në 20 mijë euro.

Marrë nga Faktoje.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i aparateve respiratore tenderi i aparateve respiratore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet