LIVE UPDATES
Bota

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

11 Shkurt 2019, 17:13 Nga DOSJA
Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më merrte me vete familja. Për ta thënë më saktë, ajo pjesë e familjes që e mbështeste revolucionin. Edhe familja ime, si shumë të tjera, ishte ndarë në dy kampe: në një shumicë kundër shahut dhe në një pakicë kundër revolucionit.

Në muajt e fillimit diskutimet politike në shtëpi dhe në rrugë ishin të përditshme. Ndërsa në shkollë ne viheshim në radhë për të brohoritur parulla në nderim të Ayatollah Khomeinit dhe aleatëve të tij, mund të ndodhte që në rrugë përkrahës të partive kundërshtare të na mblidhnin për të thirrur slogane kritike kundër klerikëve, që kishin ardhur në pushtet. Në shtëpi ne fëmijët porositeshim vetëm që të ishim të kujdesshem dhe t‘i rrinim larg çdo rreziku.

Sepse pyetja, se me cilën palë duhej të ishe, nuk shtrohej fare më. Ne na merrnin nga shkolla dhe na çonin për të parë se si vareshin në litar „armiqtë e revolucionit”. Ky „emërtim kriminelësh” u ngjitet akoma edhe sot kundërshtarëve të Republikës Islamike dhe mjafton si arsyetim për dënime tepër të ashpra. Ekzekutimet, burgosjet, dhe dëbimet në mërgim janë instrumentet e preferuara të udhëheqësve të Republikës Islamike në konfliktet politike. Kjo nisi me ekzekutimet e oficerëve të ushtrisë dhe punonjësve të qeverisë së Shahut pak pas marrjes së pushtetit nga revolucionarët. Në vitet 80-të u likuiduan kryesisht pa gjyq mijëra ish kundërshtarë të shahut, që iu kundërvunë regjimit të Chomeinit. Dhe as më vonë sundimtarët nuk hezituan të hapnin zjarr mbi demonstruesit, si në vitet 2009 dhe 2018.

Dhunë kundër armiqve të sistemit

Një tjetër ngjarje, që ma bëri të qartë, se regjimi donte të mbahej në pushtet me ҫdo mjet, ishin të ashtuquajturat vrasje të njëpasnjëshme, ndër të tjera të shkrimtarëve. Unë atëherë isha gazetar dhe anëtar i Qendrës së Shkrimtarëve të Iranit. Në vjeshtën e vitit 1988 u gjenden në shtëpinë e tyre kufomat e copëtuara të Dariush dhe Parvaneh Forouhar, dy aktivistë me pikëpamje politike nacionaliste. Dy ditë më vonë u gjenden në shkretëtirë para dyerve të Teheranit kufomat e dy shkrimtarëve miq me njëri-tjetrin, Mohammad Mokhtari dhe Mohammad Jafar Pouyandeh, po ashtu anëtarë të Qendrës së Shkrimtarëve.

Pak më parë kishte patur një përpjekje për të rrëzuar në humnerë një autobuz udhëtarësh, në të cilin gjendeshin më shumë se njëzet shkrimtarë iranianë. Nëse takimet tona, ku sundonte një frikë e vagullt, ishin për anëtarët e rinj si unë një përvojë e re, ata më të moshuarit kujtonin atmosferën e viteve të para pas revolucionit, një kohë kur një poet i majtë u arrestua gjatë festës të dasmës së tij dhe u vra pak më pas nga një komando ekzekutimi. Megjithëse me këmbënguljen e presidentit reformator Khatami u zbulua, se ishin punonjësit e ministrisë famëkeqe të Sigurisë MOIS organizuesit e vrasjeve dhe pati edhe dënime, sistemi nuk pësoi tronditje nga kjo. Përkundrazi cenzura e shtypit u forcua edhe më shumë, pati valë të reja arrestimesh kundër gazetarëve dhe autorëve reformatorë.

Fronte të reja politike

Represioni i vazhdueshëm dhe i kudogjendshëm i ka lënë deri tani pak mundësi opozitarëve që të riorganizohen. Por në prag të dyzetvjetorit të revolucionit përvijohen edhe ndryshime në peisazhin politik, që në të ardhmen mund të çojnë në ndryshime të vërteta politike.”

Brenda aparatit të pushtetit ndarja në kampe – deri tani „hardliner” në njërën anë dhe “reformatorë” në tjetrën – është aq e paqartë si kurrë më parë në dhjetëvjeçarët e fundit. Por me zvenitjen e shpresës për një rrugëdalje nga gjendja e mjerë ekonomike, shtohet qartësia, që i distancon ithtarët e ndryshimit të sistemit si nga mbrojtësit e pakompromis të sistemit ashtu edhe nga reformatorët. Me fjalë të tjera: Tani ka dy kampe te reja, të cilat u përballën për herë të parë në protestat kombëtare gjatë ndërrimit të viteve 2017/2018. Në njërën anë mbrojtësit e status quosë dhe të Republikës Islamike, në anën tjetër përkrahësit e ndryshimeve rrënjësore, që do të nënkuptonin rrëzimin më në fund të sistemit sundues.

Në këta rreth njëzet vjet, që kur jam larguar nga Irani, në intervista dhe nga miqtë jam pyetur shpesh, se si do të vazhdojnë gjërat në Iran. Edhe tani më duhet të them, nuk e di. Por gjendja e sotme është e krahasueshme me atë të dyzet viteve më parë. Dhe ajo që ndodhi atëherë, e pati kapërcyer forcën e imagjinatës të shumicës së njerëzve. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jamshid barzegar revolucioni iranian jamshid barzegar revolucioni iranian

Sondazh

Poll
Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë