"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e Sirisë/ SPAK ‘ngec’ në zbulimin e përgjegjësve, gratë ua lënë fajin bashkësh
16 Gusht 2021, 10:36Nga DOSJA
TIRANË– Hetimet nga SPAK dhe nga Antiterrori për riatdhesimin e grave dhe të miturve nga Siria ende vijon. ‘Faxnews’ raporton se deri më tani nuk është përfituar asnjë provë që mund të zbulojë se kush është përgjegjes për dërgimin e tyre atje.
Teksa janë marrë në pyetje, gratë dhe të miturit janë shprehur mosdijeni për udhëtimin drejt zonave të luftës në Lindjen e Mesme, duke ua lënë përgjegjësinë kryesisht bashkëshortëve të tyre. Kjo është edhe pengesa që kanë hasur hetimet, pasi një pjesë e burrave që kanë shkuar në Siri, kanë humbur jetën në luftime e të tjerë vijojnë të jenë pjesë e luftimeve të grupeve ekstremiste.
Por ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet dhe për këtë do të ketë intervista të herëpas’hershme me të riatdhesuarit që të mund të përftohen informacione, që do të ndihmonin autoritetet për ngritjen e akuzave ndaj personave që mund të jenë përfshirë në indoktrinimin dhe nxitjen e ekstremizmit ndaj shqiptarëve që kanë braktisur vendin duke iu bashkuar luftës në Siri.
5 gratë së bashku me fëmijët e tyre menjëherë pasi mbërriten në Rinas më 1 gusht e më pas u dërguan në Durrës, ku do t’u nënshtrohen të gjitha trajtimeve mjekësore dhe psikologjike. Me ardhjen e tyre në Shqipëri, shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, por kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër operacion shpëtimi.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË -Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur lëndë narkotike dhe mjete prerëse.Qytetari me...
SARANDË- Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka filluar një aksion për prishjen e fshatit turistik në zonën e Pemës së Thatë...
VLORË– Pushuesit kanë zgjedhur që plazhin ta bëjnë në mesin e ditëve të gushtit. Si pasojë e dyndjes së qytetarëve në qytetin bregdetar është krijuar...
Aktualitet16 Gusht 2021, 09:28
KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...
LEZHË– Dy persona janë proceduar penalisht në fshatin Zejmen të Lezhës dhe në Maqellare të Dibrës pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.67-vjeç...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionet më të fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas raportimeve deri më tani janë 7 vatra akt...
SHIJAK– Emiljano Norja ka qëlluar me armë në ajër në Shijak mbrëmjen e djeshme. Sjellja e tij bëri që policia të merrte telefonata nga qytetarët të cilët u alar...