LIVE UPDATES
Aktualitet

Rihapet dosja e Bleona Matës/ Nëna tregon detaje të reja: Policia ka shoqëruar 2 nga 5 vajzat, donin të më merrnin edhe dj

29 Qershor 2020, 21:02 Nga DOSJA
Rihapet dosja e Bleona Matës/ Nëna tregon detaje të reja: Policia

TIRANË– Rikthehet dosja e Bleona Matës. Nëna e saj, Bukurie Veizaj, e ftuar në emisionin “Pa gjurmë” ka treguar se dy prej vajzave që e panë për herë të fundit të miturën janë marrë sërish në pyetje nga Policia. Kjo pasi nëna e një prej tyre kishte lajmëruar se Bleona do të kthehej në shtëpi brenda tre ditësh.

Me lot në sy ajo kërkon që të vihen në përgjim telefonat e vajzave, pasi sipas saj vajzat flasin me orë të gjata duke shtuar se Qamilja (një prej vajzave) ka dashur të marrë edhe vëllain e Bleonës, të njëjtën ditë kur ajo u zhduk.

Gentjana është drejtuar në shtëpinë e Zenelit dhe kanë dhënë këtë lajm. I kishte thënë se, sa të hapen kufijtë dhe Bleona do të vijë për tre ditë. Unë takova vjehrrin dhe më tha do të vij vajza. Por si mund të vijë vajza pa ditur se nga ku, prej kujt, asnjë informacion. Nuk ka mundësi të paraqitet dhe të trondisë familjen. Për mua Qamilja është përgjegjësja kryesore, që mori vajzën në mes të fshatit, pastaj ia la Gentjanës. Qamilja ka qenë në fshat këto kohë. Krimet e Rënda kanë reaguar. Pas këtij lajmi vajzat janë shoqëruar, edhe Qamilja edhe Gentjana, kaq dimë ne. Zeneli, gjyshi kërkon të denoncojë Qamilen dhe të bëjë gjithçka. Është një krim që fshihet afër dhe ne kërkojmë botën. Gentjana ka folur në telefon. Unë dyshoj se ka folur me Bleonën. Është dëgjuar nga persona të tretë teksa ka folur në telefon. Krimet e Rënda duhet të përgjonin telefonin. Ne jemi tronditur shumë sepse është diçka që ata e dinë dhe nuk po tregojnë. Krimi është në familje dhe nuk po zbulohet. Vajzat janë fis me babain e Bleonës. Aq afër dhe s’po mundemi t’i shohim fytyrën Ata telefonatat i bëjnë larg familjes. Janë parë nga banorët e zonës se Qamilja dhe Gentjana flasin gjatë ne telefon larg fshatit që të mos dëgjohen. Ata mund të flasin me vajzën dhe ne nuk dimë gjë. Halla e Bleonës thotë se Qamilja është ajo që din të vërtetën. Pasi ajo ia dorëzoi Gentjanës dhe kjo e fundit ia dorëzon sërish Qamiles. Është një rrjet i ngushtë. Të tregojnë të vërtetën vetëm kaq dua. Ngaqë ne e bëmë publike në televizor ata thotë se ishte ëndërr. Ata mund të kenë patur kontakt me vajzën prej 10 vitesh. Të vihen përgjues. Nuk janë përdorur mjete të tilla. Për momentin Qamilja ka përfunduar se ka qenë adoleshente. Pastaj vajzat kërkuan 6 orë më pas të mbyllen doganat. Si mundën të njoftonin kaq vonë ? Qamilja ka dashur të marrë dhe djalin. Momentin që Qamilja ka marrë vajzën, 5 metra pas saj e ka ndjekur një person me xhup me kapuç në kokë. Nëse një kafshë do ta kishte ngrënë do të kishte lënë një gjurmë, por aty nuk u gjet asgjë’, rrëfen nëna e Bleonës, Bukurie Veizaj,”– rrëfen nëna

HISTORIA

Bleona Mata është vajza e vogël që u zhduk në moshën 6-vjeçare, pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit. Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqëronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bleona mata zhdukja e bleona mates bleona mata zhdukja e bleona mates

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet