All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rikonceptimi i transportit publik në periudhën post Covdi-19

5 Gusht 2020, 06:36 Nga DOSJA
Rikonceptimi i transportit publik në periudhën post Covdi-19
All - Paragraf - 1

HONG KONG– Sistemi i transportit publik në Hong Kongut ka qenë konsideruar prej kohësh si një nga më të efektshmit në botë, kështu që nuk është për t’u habitur që një udhëtim në tramvajin e famshëm, MTR ose Star Ferry është një domosdoshmëri në listën e dëshirave të çdo udhëtari.

Por me një mesatare prej afro 12,9 milion udhëtime pasagjerësh në muaj para-pandemisë, këto mjete të transportit ishin jashtëzakonisht të mbushura.

Të nxitur nga shqetësimet që kanë pasuar situëtn e Covid-19, dizajnerët me bazë në Hong Kong kanë vendosur të punojnë për të riimagjinuar mënyrat e ikonave të transportit të qytetit, përfshirë tramvajet e tij historike dhe tragetet gjithnjë e më të njohura, për të parë se si tranporti publik mund të duket potencialisht në një botë post-pandemi.

“Zakonisht, dizajni i mirë vjen nga kufizimet. Pra, në një farë mënyre, kjo periudhë ka qenë vërtet e mirë për kreativitet- jo domosdoshmërisht për biznes, por sigurisht për imagjinatën,” thotë Andrea Ponti, themeluesi i Ponti Design Studio.

“Gjatë dhe pas pandemisë, unë mendoj se projektuesit do të propozojnë shumë mënyra të reja, të ndryshme për të përdorur hapësirat publike dhe bashkëveprimin me mjedisin”.

Që nga Causeëay në Kennedy Toën debutuar 115 vjet më parë, silueta e këndshme e tramvajit ka qenë një takim fiks në ishullin Hong Kong. Dhe tramvaji frenetik, i tejmbushur në Hong Kong, nuk mungon kurrë të të dhurojë një përvojë të paharrueshme.

Nga kati i sipërm i këtyre mjeteve dykatëshe, udhëtarët mund të përthithin jetën në rrugë, lagje pas lagjeje ofrimin e ushqimeve të detit në buzë të rrugës, shenja të neonëve të ndezur dhe turmat që rrjedhin nëpër kryqëzime .

Kjo trashëgimi e bëri atë edhe më sfiduese për Pontin, një italian me qendër në Hong Kong, për të rifreskuar një pamje të tillë ikonike që i ka qëndruar testit të kohës deri më tani.

Rezultati? Ishulli, një koncept i ri i tramvajit që përfshin masa fizike distancuese dhe element të qendrueshëm duke qëndruar besnik në atë që e bën tramvajin e Hong Kongut një thesar të pazëvendësueshëm.

“Kur gjërat filluan të ngadalësohen në shkurt dhe mars për shkak të Covid, ideja e kombinimit të tramvajit me distancimin shoqëror thjesht erdhi natyrshëm tek ne,” thotë Ponti, drejtori i projektimit të idesë.

“Udhëtimi me tramvajin është një përvojë e pashlyeshme. Njerëzit nuk e bëjnë këtë sepse është efikase, por sepse është një mënyrë e bukur për të udhëtuar ngadalë, për tu lidhur me lagjen.

“Ne donim të dilnim me diçka të re, të ndryshme, interesante, inovative, por, në të njëjtën kohë, duhet të ishim të kujdesshëm për të mos prekur atë që njerëzit me të vërtetë në lidhje me tramvajin”.

Fatmirësisht, thotë ai, përgjigja deri më tani ka qenë pozitive. “Ne kemi marrë mijëra pëlqime dhe komente në mediet sociale  dhe vetëm disa kritika.”

Pritja e ngrohtë i detyrohet kujdesit të Pontit për të mbajtur karakteristikat e dukshme, të tilla si formën e gjatë, drejtkëndëshe, dyshemetë prej druri dhe dritaret e mëdha.

“Frymëzimi për pjesën ballore të rrumbullakosur erdhi nga ndërtesat e famshme [të quajtura Tong lau] që mund t’i gjesh në Causeëay Bay ose Koëloon – këto ndërtesa shpesh kanë qoshe dhe dritare të bukura të rrumbullakosura”, thotë Ponti.

Kur rifreskuam katin e fundit të tramvajit, Ponti thotë se është e domosdoshme të përfshihen dritare panoramike: “Ne donim të krijonim një lidhje me mjedisin. Pra, edhe ideja e këtij kati të sipërm lejon një pamje me të vërtetë të gjerë, veçanërisht gjatë natës.”

Për të siguruar konceptin e tramvajit duke adresuar higjienën dhe masat distancuese, Ponti përfshiu hyrje dhe dalje pa kontakt, teknologji pa shofer dhe një mënyrë të re uljeje.

Sediljet rrethore, nga të cilat tramvaji ‘Island’ merr emrin, zëvendësua sediljet e ngushta dhe të ngjitura me njëra-tjetrën, ndërsa një ballkon i gjatë u mundëson pasagjerëve të shijojnë peizazhin urban, ndërsa mbajnë distancën mes tyre.

Pjesa më e madhe e transportit publik në Hong Kong ka një planifikim shumë të ngjashëm të sediljeve – vetëm rreshta. Ne kemi dashur të eksplorojmë diçka krejtësisht të ndryshme, ku njerëzit ulen në një stol rrethor,” thotë Ponti.

“Ideja është që të shikoni jashtë, në mënyrë që të shijoni peizazhin, por të qëndroni edhe në distancim fziik nga personat e tjerë brenda. Në këto kohë të pasigurta, kur lidhja fizike nuk është e mundur, ne kemi dashur të krijojmë një lidhje midis udhëtarit dhe qytetit. Prandaj kjo është arsyeja pse ne krijuam këtë plan urbanistik të hapur që ndjehet minimalist dhe i thjeshtë, funksional por emocional “.

Det me mundësi të reja

Michael Young, një projektues industrial britanik që ka jetuar në Hong Kong për më shumë se 14 vjet, do që të jetë në një qytet ku ndihet i rrethuar nga uji.

I njohur për historinë e tij të pasur në lidhje me peshkimin, transportin detar dhe jetesës në ishuj, Hong Kongu ka qenë i lidhur thellësisht me Victoria Harbour dhe Detin përreth Kinës Jugore gjatë gjithë historisë së tij.

Në këtë mjedis detar, megjithatë, anijet e udhëtarëve janë të vonuar në aspektin e përmirësimit, thotë Young.

“Unë mendoj se varkat në Hong Kong janë të bukura, por ato mund të jenë pak mesjetare,” thekson Young, i cili drejton një studio projektimi.

“Doja të krijoja një dizajn varke që do t’i pëlqente një gjenerate të re, diçka që ndihet e freskët dhe e thjeshtë.”

Frymëzuar nga tragetet më eko-miqësore në Shtetet e Bashkuara, Young erdhi me një ide për OseaD1: një varkë e vogël por e shpejtë për udhëtarët që do të funksiononte më shumë si një taksi.

Koncepti inovativ i përgjigjet thirrjes për distancim fizik, ndërsa shton edhe përbërës modernë si teknologjinë pa shofer, një motor elektrik dhe pjesët e jashtme të çelikut të riciklueshme.

“Më pëlqen ideja që njerëzit mund të distancohen fizikisht duke u ulur në pjesën e jashtme të trageteve kjo mënyrë projektimi lejon gjithashtu aksesin në karriget me rrota.”

Është një kontrast i ashpër me konfigurimet e dendura, rreshtat paralele në shumicën e trageteve të udhëtarëve në Hong Kong, megjithëse dizajnet kanë një ngjashmëri me varkat më lokale të kaito-ve dhe sampanëve që lëvizin nëpër ishuj shumë larg.

“Doja t’i jepja më shumë një përvojë të një dhome ndenje. Meqenëse pasagjerët janë ulur rreth skajeve, përballë, mund të bisedojnë me miqtë ose thjesht të ulen dhe të shijojnë pamjen.

Meqenëse projekti siguron qasje 360 gradë pamje për sediljet, pasagjerët nuk duhet të afrohen shumë me këdo që i ulet tek sedilja tjetër, thotë ai. Distanca fizike ishte vetëm një pjesë e frymëzimit të Young.

Në një botë post-Covid, ai i imagjinon këto tragete konceptuale si një lidhje midis banorëve të stresuar dhe qosheve paqësore, të paprekura të qytetit.

“Në Hong Kong, ne jemi të rrethuar nga uji çdo ditë. Ka kaq shumë ishuj përreth dhe vende të bukura në ishujt Lamma, Lantau dhe Peng Chau që dëshiroj që të mund ta kemi më lehtë aksesin shumë prej tyre janë thjesht shumë të largëta për të arritur pa një varkë. Nëse këto zona do të aksesohen më lehtë, unë mendoj se njerëzit do të donin të dilnin më shumë nga qyteti dhe të shijonin fshatrat. Në të vërtetë është një thesar”.

Marrë nga: CNN

Përkthyer në shqip: A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote transporti puiblik koronavirusi ne bote transporti puiblik


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 5 Gusht 2020, 06:14

Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të shtetit të kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës ...

Bota 4 Gusht 2020, 16:05

LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tj...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën