Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rikthehet problematika me shitjen e aboneve në tregun e zi në sektorin e transportit urban në kryeqytet.
Pas vendimit të disa javëve më parë të Bashkisë të Tiranës për heqjen e aboneve mujore, disa linja urbane në Tiranë “për t’i shpëtuar” krizës nga Covid-19 po shesin abone me çmime të lira.
Vendimi i bashkisë për pezullimin e aboneve erdhi pas ankesave të operatorëve të transportit urban për shitjen e tyre në tregun e zi. Kompanitë pohojnë se problematika është rikthyer sërish dhe disa linja kryeqytetase po tregtojnë abone me çmim 500 deri 600 lekë kur nga Bashkia dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë çmimi i vendosur për shitje është 1,600 lekë.
Kompanitë e transportit urban thonë se situata është shqetësuese dhe shitja e aboneve në tregun e zi nuk ndihmon qytetarët, por përkundrazi ndikon te përkeqësimi i shërbimit ndaj tyre.
Drejtori i transportit urban në kompaninë “Shega Trans” për linjat Kombinat-Kinostudio-Tufinë, z. Kostandin Foni tha se problematika e krijuar me abonetë po përkeqëson treguesit e kompanisë. “1 muaj pas vendimit të Bashkisë të Tiranës për ndalimin e aboneve, deri në gjetjen e një zgjidhje që do të ofrohej pas një studimi të tregut, nga disa operatorë ka nisur shitja e aboneve mujore me çmim 500 lekë nga 1,600 që është çmimi i përcaktuar nga Ministria e Financave. Këto abone të shitura në tregun e zi nuk lehtësojnë aspak lëvizjen e qytetarëve me autobusë, pasi kjo situatë po ndikon negativisht të operatorët e rregullt. Nëse gjendja do të vazhdojë ne do të jemi të detyruar të reduktojmë numrin e autobusëve të venë në dispozicion për qytetarët, pasi po thellohen humbjet”.
Sektori i transportit urban vjet ishte i fundit që rinisi aktivitetin pas rihapjes së ekonomisë. Edhe me nisjen e punës operatorët patën rënie të numrit të pasagjerëve në autobusë për shkak të frikës së infektimit dhe orareve kufizuese të lëvizjes. Drejtori i transportit urban në kompaninë “Shega Trans” thotë se nga 5 korriku 2020 (kur u rihap aktiviteti i transportit) deri në fund të muajit maj 2021 humbjet e kompanisë nga kriza e Covid-19 janë 1 mln euro.
Shitja e aboneve në tregun e zi është shqetësuese edhe për kompaninë tjetër të transportit urban në kryeqytet, “Alba Trans”. Drejtori i linjës linja e Tiranës së Re dhe ish-Uzinës Së Autotraktorëve, z. Rixhin Qoshja nënvizon se edhe pse ka rritje të numrit të pasagjerëve në raport me 2020, kjo nuk justifikon punën, pasi nga ana tjetër aboneja po shitet me humbje të madhe jashtë çdo logjike ekonomike.
Shitja e aboneve nën kosto po ndodh në një situatë krize, pasi ky sektor ende nuk e ka rimarrë vetën nga kriza e Covid-19. Me abonetë që shiten nën kosto dhe dublimin e linjave të autobusëve nga Bashkia e Tiranës, kur për të njëjtën destinacion ka më shumë se 2 autobusa drejtori i transportit urban në “Alba Trans” z. Qoshja thotë se është e pamundur që numri i pasagjerëve të arrijë shifrat e 2019-s.
Situata për numrin e pasagjerëve paraqitet e njëjtë edhe për operatorin tjetër të transportit urban “Shega Trans”. Përfaqësuesi i kompanisë z. Kostandin Foni pohon se pas rënies së numrit të pasagjerëve në muajin korrik-gusht 2021 nga temperaturat e larta, situata është kthyer në normalitet. Ndonëse shifrat janë më të larta se e njëjta periudhë e 2020, edhe për këtë operator nuk është arritur niveli i frekuentimit sa në periudhën para pandemisë. /D.Azo/MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Pak ditë nga nisja e fazës së tretë të fiskalizimit, bizneset po hasin probleme për pranimin e tyre në SelfCare (ngarkimi i certifikatës elektronike) dhe të fat...
Huamarrja e kompanive publike në sektorin bankar ishte në rënie edhe gjatë këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik, por...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, që do të vendosin për...
Sektori bankar ka arritur përmirësime të mëtejshme në treguesin e kredive me probleme gjatë muajit korrik.Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 7.05%...
Ministria e Arsimit kërkon së paku 1.5 – 2 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro) fonde shtesë të cilat i nevojiten për blerjen e pajisjeve elektronike, kompjute...
Është gjithnjë e vështirë t’i thuash lamtumirë verës. Fatmirësisht ekzistojnë disa vende ku sezoni i verës mund të zgjatet – duke u larë në det dhe duke sh...
Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kë...
TIRANË– Boom-i i ndërtimeve nuk ka të ndalur në Shqipëri. 598 leje për ndërtesa të reja janë miratuar vetëm në 6-mujorin e parë të vitit, ndjeshëm më...
TIRANË– Viti 2020 ka qenë një tjetër vit i mbrapsht për Shqipërinë përsa i përket demografisë. Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT, mësohet se për 100 li...
TIRANË– Aktiviteti i shoqërive të kursim-kreditit ka arritur nivele dyshifrore të rritjes gjatë këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, t...