Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Rikthime dhe shumë dëmtime, lista e Shqipërisë pëson ndryshime para Andorrës
13 Nëntor 2021, 18:38Nga DOSJA
SHQIPËRI-Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës. Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë tre lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën.
Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “ëembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.
Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Anglinë, dot të largohen nga grumbullimi për t’u kthyer me klubet respektive e për të vijuar rikuperimin. Edhe mbrojtësi tjetër Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është konkluduar se e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës.Për shkak skualifikimi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit.
ITALI-Francesco Totti dhe Daniele de Rossi kanë dalë në krah të trajnerit të Romës, Jose Mourinho. Ata mendojnë se portugezi nuk është problemi i italianëve, ma...
ITALI – Të hënën në Belfast, Italia do të luajë për t’u kualifikuar drejtpërdrejtë në “Katar 2022” dhe këtë do të kërkojë ta bëjë pa Alessandro Bastoni dh...
ELBASAN-Kombëtarja e 19-vjeçarëve nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Serbisë për kualifikueset e Europianit. Takimi zhvilluar në Elbasan u lu...
ANGLI – Armando Broja nuk ka fluturuar për në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të kuqezinjve të cilët do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e së hën...
ANGLI – Ngjarjet e fundit me tifozët hungarez dhe Polak në ndeshjen mes Anglisë dhe Hungatrisë bën që forcat policore të ishin të shtuara në numër në ndes...
URUGUAJI – Për Allegrin dhe Juven, lajme të këqija vijnë nga Montevideo. Gjatë natës, në orët e para të mëngjesit në fakt, Uruguaji dhe Argjentina sfiduan...
ELBASAN – Ditën e sotme në orën 14:00, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të zbresë sërish në fushë teksa në kuadër të kualifikueseve...