Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi tha se PD dhe LSI janë të vendosur që të realizojnë ndryshimet në ‘Zgjedhore’.
Më tej, Kryemadhi shtoi se LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga kryedemokrati Lulzim Basha.
“Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend,”-shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTË:
LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.
Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.
Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.
Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtën mënyrë d...
PUKË– Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert (Arben) Tuci në Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për kultivim dhe trafik droge. (L...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, është shprehur se e ka marrë platformën me 14 pika të dërguar nga presidenti Ilir Met...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur vendimin e opozitës për t’u rikthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore. Me anë të një statusi në rrjetet soc...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish Presidentit, Ilir Meta, i cili më herët e quajti gënjeshtar. Në një reagim në mediat sociale, Rama...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është shprehur sot se opozita e bashkuar do të vijojë të jetë në Këshillin Po...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas vendimin të bërë publik nga Lulzim Basha se opozita do të rikthehet në Reformën Zgjedhore...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshendetur rikthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës jashtë parlamentare. Në një reagim në mediat sociale, R...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur në lidhje me akuzat e ambasaores së SHBA në Tiranë që disa politikanë po sabotojnë refor...
TIRANË –Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për rikthimin në tryezën e bisedimeve ...