LIVE UPDATES
Aktualitet

Rimëkëmbja pas tërmetit, profesorja nga Japonia: Cilat duhet të jenë standardet e ndërtimit, njerëzit duhet të çmojnë

8 Dhjetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Rimëkëmbja pas tërmetit, profesorja nga Japonia: Cilat duhet

TIRANË- Përvoja më e mirë për të minimizuar dëmet nga tërmetet është ajo e Japonisë. Ky vend ka arritur që të zgjidhë disa nga problemet me lëkundjet sizmike, duke edukuar brezat e rinj për t’u mbrojtur nga tërmeti. Në një interviste për Fax News, Prof. Dr. Aya Kubota, nga Universiteti i Tokios ka treguar eksperiencën e saj si rimëkëmbet vendi i saj pas fatkeqësive natyrore. Po ashtu ajo jep dhe këshilla se si duhet të funksionojë shteti pas tragjedisë dhe masat që duhet të marrë. Para së gjithash faleminderit që pranuat intervistën tonë dhe të ndani me ne atë që është shumë e rëndësishme.

Intervista:

Si rindërtohet Japonia menjëherë pas fatkeqësive. Duke qenë se tërmetet në Japoni bien shumë shpesh, po kështu edhe taifunet dhe cunamet. Por në fund fare, Japonia është Japoni. Si ja keni dalë që të vendosni të tilla në Japoni?
Si fillim ne, në Japoni nuk kemi vendosur ende mënyrën perfekte të menaxhimit. Kjo do të thotë që ne duhet të konsiderojmë çdo fatkeqësi, edhe pse mund të jetë tërmet, në sërish duhet të kuptojmë detaje të tërmetit, secili prej tyre është i ndryshëm. Duhet të përllogarisim se si duhet të rindërtohemi pas çdo fatkeqësie. Por më e rëndësishmja është që të mbajmë qëndrimin për të kuptuar se çfarë lloj fatkeqësie është. Kjo në fakt duket si një pyetje e lehtë apo e thjeshtë, por në fakt mendoj se ka shumë përgjigje. Studiuesit dhe planifikuesit duhet të kenë parasysh këtë pyetje “çfarë lloj fatkeqësie është” ta përsërisin sërish e sërish. Kjo do të ishte pika e fillimit për të nisur një plan rindërtimi.

Për të kuptuar se çfarë lloj fatkeqësie është, sa kohë iu duhet për të bërë pikërisht këtë që ju e quajtët pikën e fillimit, njohjen e fatkeqësisë dhe më pas të nisni planin e rindërtimit?
Në fakt, menjëherë, pas çdo fatkeqësie është emergjenca. Më pas flasim për ndërhyrje afat shkurta dhe më pas mendojmë për një plan të përhershëm. Dhe planifikimi behët me mendësinë për të qenë një plan i përhershëm. Por përtej kësaj ne duhet të fillojmë sikur çdo gjë ndodh tani, për herë të parë. Si do të sillen qytetarët në lokacionin ku ka ndodhur fatkeqësia. Si do të sillen ata në kushte emergjence. Këto sjellje duhet të përfshihen në planin e rindërtimit. Edhe pse duket si një plan i përhershëm, në fakt nuk është. Duhet të përgatitemi për të përballuar fatkeqësinë e radhës. Do të thotë që ne duhet të përgatitemi për një situatë emergjentë, sërish. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që këto mendësi të përfshihen që në fazën e parë, njohjen e fatkeqësisë, edhe pse ju e keni bërë një planifikim tashmë.  Nëse do ta krahasonim tërmetin në Shqipëri me atë në Japoni, për në është një fatkeqësi shumë e madhe. Ndoshta për Japoninë nuk është ndonjë shqetësim i madh një tërmet me 6.4 të shkallës rihter, për ne ishte në temat e një tërmeti shkatërrues. Nga këndvështrimi juaj, cila do të jetë pika e fillimit me të cilat ne duhet të ishim marrë.

Përveç pjesës që duhet të kishim kuptuar se çfarë lloj fatkeqësie ishte?
Në fakt, në gjykimin tim kjo fatkeqësi nuk ishte shume e lehtë. Sigurisht, në Japoni numri i viktimave është shumë i madh, dhe këtu janë 51 viktima. Është një histori e trishtë sepse shumë njerëz humbën gjithçka çfarë kanë pasur. Nuk e kam fjalën vetëm për shtëpitë, por për të gjithë rrjetin dhe marrëdhëniet që kanë pasur, kujtimet apo fqinjësinë. Mendoj që juve iu kërkohet një plan afatgjatë. dhe më e rëndësishme është që shoqëria të mos harrojë. Nganjëherë ne kërkojmë të rimarim veten shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga tërmeti ju mund ta merrni veten shpejt dhe në mënyrë aktive. Por nëse jeni prekur nga tërmeti ju nuk mundeni ta merrni veten shpejt. Kështu që duhet të mirë organizoni të dyja kahet.

E kuptoj që kjo duhet të jetë pika jonë e fillimit. Por ne si shqiptarë, në karakter dhe mendësi, nëse ne e kalojmë shpejt këtë situatë, ne do ta harrojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur me 26 nëntor. Si t’i ruajmë këto kujtime, jo që të vuajmë, por që të kërkojmë të përmirësohemi? Si duhet ta realizojmë këtë?
Në fakt kjo duhet të jetë një nga pikat e mëdha të çështjes që duhet të diskutohet në publik. Për shembull, në patëm bombën atomike në Hiroshima në vitin 1945 dhe një arkitekt shumë i famshëm Tanki Kenzo, i cili ishte edhe planifikues pas tërmetit të vitit 1933, siguroi një formë shumë të fortë të aksit. Ai madje krijoi një lloj stili se si të luteshim për paqen. Është shumë interesante.  Madje aty ndodhet edhe muzeu i paqes, i cili është një muze i mrekullueshëm.  Saktësisht ashtu. E rëndësishme është të kuptojmë që historia nuk ndalon aty. Dua të them që sheshi i memorialit siguron një karakter të veçantë në atë zonë. Kështu që qytetarët aty e shohin si një thesar për të cilën nuk duhet të harrojnë. Kjo është arsyeja se pse kushtojnë një vëmendje shumë të madhe tek ngjyrat e objekteve, ose që nuk vendosin reklama në majë të objektit. Do të thotë që ata e përdorin këtë hapësirë për të ruajtur kujtimet e fatkeqësisë. Ky është thjesht një shembull i cili erdhi nga arkitekti Kenzo, por situata e tanishme, duhet të sjellë që secila lagje duhet të ketë një memorial të kësaj natyre, me vullnetin e tyre. Ne nuk mund ta dimë më të mirën e të gjithëve, por çdo lagje apo lokacion mund të përzgjedhë më të mirën për vete.
Nga këndvështrimi juaj, është më e rëndësishme që të shpenzohet kohë edhe energji në ruajtjen e kujtesës kolektive, ndërsa ne në Shqipëri kërkojmë të dimë se cilat janë materialet më të mira për të ndërtuar.

Cilat duhet të jenë standardet e ndërtimit? Po në Japoni si është ky raport?
Sigurisht, materialet e reja duhet të jenë të përmirësuara për një siguri më të lartë. E rëndësishme është që të kuptojmë se si duhet ti përdorim këto materiale në mënyrë më të dobishme, apo ndoshta se si duhet të ndërtojmë me një metodologji të re. Sigurisht që janë sfida të reja dhe që duhet të përballemi. Nëse shpikjet i përdorim në mënyrën e gabuar, kjo sigurisht nuk është e mirë. Nëse më parë këtu njerëzit kanë jetuar mirë dhe metodologjitë e reja janë përdorur gabim, kjo mund të humbasë. Duhet të tregojmë kujdes për këtë. Nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet të shmangim metodologjitë e reja. Duhet të përpiqemi.

Si pyetje të fundit. Si është sistemi i edukimit në shkollat e Japonisë? Por jo vetëm në shkolla, por edhe komunikimi publik me qytetarët. Si e menaxhojnë panikun që vjen nga tërmeti, apo edhe nga fatkeqësitë e tjera?

Ky është një problem i madh që ne kemi, kur bie tërmet ne nuk dime si ta menaxhojmë situatën apo edhe njëri tjetrin.  Në Japoni janë disa manuale për mënyrën e evakuimit. Të gjithë e dinë se kur e ndjen dridhjen, duhet të shkosh nën tavolinë, duhet të hapësh derën, ndryshe tërmeti do të tundë objektin dhe nuk mund të dalësh jashtë. Në Japoni ka shumë shtëpi prej druri, dhe ne e dimë që pas tërmetit do të vijë zjarri, për këtë arsye në marrim parasysh shumë gjëra. Tashmë për ne është bërë si habitati ku ne jetojmë për shkak të edukimit që në kopësht, fillore apo edhe në gjimnaz. Por për të bërë të realizueshme manualet ne duhet të konsiderojmë se sa e çmuar është jeta. Thjesht manualet e edukimit nuk mund të funksionojnë. Ndaj është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se sa e çmuar është jeta. Nëse fëmijët edukohen se sa e çmuar është jeta, sigurisht që ata do të lëvizin vetën në bazë të manualit. Aktualisht mendoj që në Japoni, manualet e evakuimit funksionojnë në mënyrë perfekte. Ne jemi duke bërë përpjekje ende për të bërë manualet më të mira.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet profesorja nga japonia aya kubota tragjedia e 26 nentorit 2019 profesorja nga japonia aya kubota tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë