LIVE UPDATES
Aktualitet

A duhet të vazhdojmë të shqetësohemi për sigurinë në Rinas?

20 Janar 2020, 19:14 Nga DOSJA
A duhet të vazhdojmë të shqetësohemi për sigurinë

Më 09 Prill 2019 Aeroporti Ndërkombëtar ‘’Nënë Tereza’’ ra pre e një grabitjeje me armë, ku persona të armatosur rëndë me kallashnikovë e granata dore thyen masat e sigurisë së aeroportit e grabitën nga ‘’barku’’ i avionit linjës ajrore Austrian Airlines rreth 10 milionë Euro. Kjo ishte grabitja e dytë, pas asaj të ndodhur më 30 qershor 2016, ku i njëjti skenar kishte ndodhur, me persona të armatosur që hynë në mes të pistës së avionëve,duke vjedhur nje shumë prej 6.5 milionë euro. Duke marrë në konsideratë se sa të armatosur e të vendosur ishin grabitësit, situata mund të kishte shkuar shumë më keq, që nga një përplasje e mundshme mes Policisë së Rinasit me grabitësit e deri tek një pengmarrje e mundshme e avionit. Të tillë skenarë do të kishin rezultuar katastrofikë.

Pas kësaj situate vijuan një sërë akuzash e kundërakuzash mes palëve të përfshira, ku secila u përpoq të largonte përgjegjësinë nga vetja: Policia fajësonte operatorin e aeroportit, e më konkretisht kompaninë përgjegjëse për sigurinë, ICTS Albania; qeveria akuzonte koncesionarin e Rinasit për mosmarrje masash; Autoriteti i Aviacionit Civil, me në krye Krislen Kerin, të përfolur që në kohën kur i shërbente me devotshmëri LSI-së si drejtor i saj në Ministrinë e Transporteve (dhe që u gdhi socialist pas fitores së zgjedhjeve nga PS më 2017), përpiqej të largonte cdo përgjegjësi nga vetja. Operatori i aeroportit fajësonte Policinë që ishte lajmëruar por se nuk kishte reaguar në kohë.

Por cila është situata sot dhe çfarë ka ndryshuar? A mund të themi se aeroporti sot është më i sigurtë për pasagjerët dhe stafin që punon aty ?! Apo ngjarje të tilla mund të përsëriten e madje të jenë edhe më të rënda?!

Pas grabitjes, nën presionin e qeverisë, duke parë se kompania e përzgjedhur nga operatori aeroportual për sigurinë, ICTS Albania, nuk garantoi sigurinë e aeroportit, AAC, si institucioni përgjegjës për sigurinë e aviacionit civil, nuk rinovoi licensën e shërbimit për kompaninë ICTS Albania e për pasojë, që prej Korrikut 2019, shërbimet e sigurisë në Rinas ofrohen nga vetë aeroporti.

Po cfarë ndryshimi ka ardhur si rezultat i kësaj lëvizjeje?

Në fakt, asnjë ndryshim!

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili është institucioni “soditës” i këtij realiteti skandaloz, bëjnë me dije se struktura aktuale e sigurisë në aeroport  është e përbërë me të njëjtët persona, madje kryekëput e njëjta si ajo e ICTS-së së grabitjeve të përsëritura. Të vetmit të larguar janë: emri dhe logoja e ICTS Albania nga uniformat e personelit, si dhe shtetasi grek Panagiotis Fistedis – Administrator i ICTS Albania. I gjithë stafi i sigurisë, përshirë drejtuesit e menaxherët e saj, u mor nga operatori i aeroportit sic ishte i punësuar tek ICTS, madje me të njëjtën strukturë.

Shkon edhe me keq. Një ish-drejtues i sigurisë në AAC pohon se identiteti i personit më të besuar të grekut Fistedi, Znj.Elena Fishta, që është tashmë në krye të sigurisë në Rinas, është diskutuar në zyrat e AAC qysh prej vitit 2012, kur u konstatua se kjo shtetase, e datëlindjes 1978, rezultonte në regjistrin themeltar me emrin Marsida Erebara. Pas emigrimit të saj pas viteve 90′, Marsida ishte kthyer në Shqipëri, për t’u punësuar në kompaninë e sapo nënkontraktuar nga TIA, ICTS Albania në vitin 2005, me emrin Elena Athanasiu, madje dhe me emrin e babait të ndërruar nga Halil në Vasil. Mbiemrin Fishta zonja në fjalë e mori nga martesa e saj e dytë, me një ish-punonjës të ICTS, i cili u dëbua vite më parë nga kompania për vjedhje dhe shkelje rregulloreje. Por me këto gjeneralitete dhe identitet të ri, Marsida-Elenë, me tre mbiemra, nuk nxirrte dot një dëshmi penaliteti. ICTS dhe administratorët e saj grekë bënë asokohe çdo përpjekje dhe ndërhyrje për të “pastruar” emrin e punonjëses së tyre të preferuar pranë autoriteteve shtetërore dhe që në fund Marsida të rezultonte e regjistruar me emrin e saj të ri dhe me dëshmi të pastër penaliteti.

Nisur nga e gjithë vorbulla e skandaleve që ka përfshirë Shqipërinë tonë me personat e lidhur me krimin dhe politikën, historitë e tyre me ndryshimet e emrave dhe përdorimin e disa emrave, automatikisht të lindin pikëpyetje në lidhje me integritetin e znj.Fishta, e cila mban një pozicion kyc për sigurinë  dhe kuptohet që besueshmëria, ndershmëria dhe integriteti moral e profesional do të duhej të ishin kritere kryesore kualifikuese.   

E gjitha kjo lë dyshime të forta për seriozitetin e masave të sigurisë të marra nga aeroporti pas 9 Prillit 2019. Vallë të ketë qënë vetëm një person problemi i sigurisë së Rinasit?! Si mundet të pranohet ikja e një personi dhe e emrit të një kompanie, ndërkohë që baza drejtuese, ata që në fakt kanë pasur përgjegjësinë kryesore për sigurinë, edhe pas dy grabitjeve të bujshme, vijojnë të jenë të punësuar në aeroport?! Si mundet AAC të mbyllë sytë ndaj kësaj papërgjegjshmërie të operatorit aeroportual?!

Sot situata e sigurisë së Rinasit paraqitet kaotike, pa përgjegjësi dhe duket se një nga vendet që supozohet të jetë ndër më të sigurtët në Shqipëri, ende nuk jep garanci për pasagjerët shqiptarë. Edhe pse në muajin dhjetor të 2019-s u bë bujë e madhe mediatike për nënshkrimin më në fund të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes TIA-s dhe Policisë së Shtetit, e munguar kjo që prej shtatorit 2017 kur mbaroi vlefshmëria e marrëveshjes së mëparshme, vazhdon të ketë një mungesë të ndarjes së qartë të përgjegjësive mes operatorit të aeroportit dhe Policisë së Rinasit. Roli i AAC është pothuaj inekzistent.

Masat e marra nga aeroporti duken të jenë shumë sipërfaqësore, jo të plota dhe jo me qëllim përmirësimin e sigurisë së aeroportit, por thjesht shtyrjen deri në fund të kontratës së koncesionit, e vjeljen e fitimeve shumë të larta çdo vit. Pavarësisht se kompania ICTS Albania, veçanërisht nga ministrja Balluku, u konsiderua përgjegjëse, e për këtë arsye nuk ju rinovua licensa, kjo kompani e dështuar praktikisht vazhdon të menaxhojë sigurinë e aeroportit të vetëm në vend dhe kuptohet “de facto” dhe jo “de jure”!

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit grabitja ne rinas aeroporti i rinasit grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj